Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka rikthyer në vëmendje çështjen e lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara, duke publikuar dhe komentuar dokumente zyrtare që, sipas saj, tregojnë se kontrata e lidhur me firmën lobuese Continental Strategies ka pasur si qëllim kryesor heqjen e sanksioneve “non grata” ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Kokalari thekson se problemi nuk qëndron vetëm te shuma e përfolur e kontratës, por te mënyra se si është paraqitur publikisht ky lobim gjatë fushatës elektorale dhe te deklarimet e bëra nga vetë Berisha, i cili ka mohuar se kontrata lidhej me interesat e tij personale.
“Continental është i kontraktuar për kauzat e drejta të PD-së… nuk ka asnjë sekret dhe gjithçka është transparente”, citon Kokalari deklaratën e Berishës në një konferencë për shtyp, ku ai pretendonte se lobimi kishte si synim vetëm përmirësimin e marrëdhënieve mes Partisë Demokratike dhe SHBA-së.
Sipas Evi Kokalarit, dokumentet e depozituara pranë FARA hedhin poshtë këtë version. Ajo thekson se në një deklarim të bërë më 1 dhjetor 2025 nga Continental Strategies rezulton se 750 mijë dollarë janë transferuar drejtpërdrejt nga Partia Demokratike e Shqipërisë për pagesën e shërbimeve lobuese.
“Pra, nuk ishin demokratët e diasporës dhe as individë privatë që paguan, por vetë Partia Demokratike”, shkruan Kokalari, duke shtuar se kjo bie ndesh me narrativën publike të ndërtuar në studio televizive gjatë fushatës.
Ajo vë në dukje gjithashtu se në deklarimet e Continental pranë FARA-s përmenden telefonata, emaile dhe takime me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, të cilat fillimisht janë klasifikuar si “American Policy towards Albania”, por më pas janë specifikuar qartësisht si “Assessment of 7031(c)”, një referencë direkte ndaj nenit të ligjit amerikan që parashikon ndalimin e hyrjes në SHBA për zyrtarë të huaj të përfshirë në korrupsion.
“Këtu nuk ka më asnjë dyshim se ky ishte lobim për Sali Berishën dhe familjen e tij”, shkruan Kokalari, duke argumentuar se qëllimi real i kontratës ishte heqja e sanksioneve dhe, nëse ishte e mundur, sigurimi i një vize për Berishën.
Në fund të reagimit të saj, Evi Kokalari ngre disa pikëpyetje për institucionet shqiptare, duke kërkuar reagim nga SPAK dhe KQZ. Ajo pyet nëse këto fonde janë deklaruar pranë KQZ-së, nëse përdorimi i fondeve partiake për çështje personale të një politikani është i ligjshëm dhe nga cili burim kanë ardhur 750 mijë dollarët e transferuar nga PD-ja.
Postimi i Kokalarit e rikthen kështu në qendër të debatit një çështje të mbetur pezull: nëse lobimi i kontraktuar në SHBA ka qenë për interesa të përgjithshme të Partisë Demokratike apo për një kauzë strikt personale të kryetarit të saj, me pasoja të mundshme politike dhe ligjore.


Dihet ky muhabet.Por Spaku eshte gjithmone ne gjume kur duhet me investigu per Salen dhe Pd-ën.
Nuk janë $750k por dy herë nga $750k = $1.5 milion në dy data të ndryshme. Gjithashtu vë re që është shifra më e lartë e paguar nga ndonjë subjekt!!!
Sipas ketyre tre legenave qe kan drejtu SPAK deri tani askush nuk eshte mbi ligjin,perveç Saliut,Lirise,Argites e Shkelzenit. Kjo eshte "reforma ne drejtesi" e Rames dhe PS.
Ky eshte mender Spaku qe ben sikur s'pa e s'degjoi gje, por I perkushtuar per te mbyllur cdo skandal e cdo vjedhje te kriminelit non grata.
Ore budallenj,njerez medioker qe nuk kuptoni qe Sali Berr-isha eshte produkt i lojrave te pista qe ndermerr here ps here CIA-Amerikane ku keta aktore kane garanci per jeten deri ne ngorddhjen e tyre nga natyra. Jo Altin Dumanet por as Ulsi Manjet nuk mund ti bejne gje kesaj makine vrastare qe vodhi,fali dhe dogji Shqiperine nepermjet luftes civile te 90--.Kerkush nuk ngre pyetjen se perse ne Shkoder vrasjet e 2 Prillit mbeten pa autor,perse zhdukja e Remzi Hoxhes eshte pa autor,perse zhdukjet e kundershtareve te rregjimit fashist Berishjan jne pa autore,perse 21 Janari 2011 eshte pa ndeshkim,perse falja e arrit Anglise ,teritori Greqise dhe shitja e armeve jane pa autor?????????? Popull pa moral,fale bordellove qe u ngriten si Klan apo Top Çhanel e plote trasmetues qe mbine si kerpudhat ne shi,nuk kane trasparence??????? Nje popull qe e filloi me telenovelat Turke dhe po e mbyll me BBRryp eshte i de.stinuar te perdoret e te ngordhe kur i lypset pronarit te saj me emrin A merr ik. Ndaj mos u merrni me Berishen nje poliagjent i rregjur i CIA-s qe sa here qe ai gjendet ngushte nderhyjne ata me lloj lloj skenaresh per ta mbrojtur deri ne ngordhjen e tij natyrale por kurrsesi nga ndonje ndeshkim te organeve te drejtesise si vegla te ngritura dhe te dirizhuara pikerisht nga CIA.Mjafton te shikoni se çfare inskenimesh ndodhin neper vende te botes dhe do kuptoni qe vemje si Sali Berisha kane mbrojtje dhe imunitet deri ne ngordhje.
Do ta zgjidhi Nesti Angoni kete pune mos u merzisni , pune dekadash eshte . E kuptoni apo jo ne burge zoti kryetar bashkie per nje rruge te hapur per banoret , dhe mire ja bene pse nuk vrau njerez po hapi rruge.. 17 police per Erion Véliaj kriminelin e presupozuar nga Nesti i lidhur kembe e duar, tre police per nje te prezumuar kriminel per kater vrasje i pa lidhur , pyetja eshte pse ne Shqiperi vrasja konsiderohet krime i lehte dhe te punoshe krime i rende...
Jane te gjitha paret e shqiptareve qe kan vjedhur kjo familje kriminale dhe dalin e flasin per te Tjeret
Germoni ju germoni se sa te jete kjo drejtesi e dalur nga faqe djegura argita,dhe ky popull budalla,nuk e prek njeri sali kriminelin ... Ky vampir nuk denohet per vrasjet e jo per vjedhjet...
Populli e ka hallin tek breket e Arjoles ku i bleu dhe pse i bleu , nuk i interesojne 800 mij dollaret ne Amerike, 800 mij ne Angli per gjyqin e humbur dhe qindra prona te femijve dhe dhendrit.
Braho nipi i tak brahos nexhmies do e mbroje te derguarin e nexhmies sali sillo gradecin Keni dyshym qe mafia bankers e sulo gradecit bardh e zi e saliut eshte dhe braho i spak. Canta e zeze
Gjithe mbiemrat Hoxha jane niper te Enver Hoxhes..... interneti duhet ndaluar.
C'ben SKAPI, sikur e ka me ligj qe mund te nise hetime vetem nga nje indicie, e jo me kur indicia ben MUUUUU. Apo kot c'e deshe???
Turp per spakun Po avokatin paris londer dhe la civiten me cdollaro e paguvi saliu o braho xh.
O analfabet a do mo mor analfabet injorant po deshe mē thuaj o diarre e flliqur. U komentua u komentua u komentua
Bravo i qofte kesaj aktivistes se famshme shqiptaro amerikane, qe po i ben nje sherbim te madh popullit e atedheut me keto zbulime beasuese. Keto fakte duhet ti depozitoje ne SPAK qe Berisha menjehere te arrestohet duke mos i lene as kohe te mblidhen ne protesten e 24 Janarit. Eshte e cuditshme qe edhe pas ketyre zbulimeve te zonjes Kokalari, populli opozitar i shkon pas ketij nongrate. Po nuk thone kot populli eshte turme. Kur kemi qeverine dhe KM me te mire qe kemi pasur qe nga themelimi i shtetit shqiptar, keta delenxhij vrapojne pas nongrates duke prishur imazhin e shkelqyer qe Shqiperia ka ne bote. Nuk e kuptojme se cfare kerkojne me mire se kaq, por nese nuk u pelqen kjo qeveri le te ikin sic bene mbi nje milion shqiptare se nuk po i ndalon njeri. Por edhe te shijon te mirat dhe sukseset e kesaj qeverie edhe te kerkosh ta rrezosh, kjo eshte e papare dhe e padegjuar.
Ta investikojë Spaku - thotë znj. Kokalari? Mos na bëj të qeshim tani. Edhe kush Spaku frikacaku. Spaku mbaroi dhe u tremb deri në palcë kur Berisha filloi kercenimet e sharjet duke e quajtur dhe “ organizatë kriminale “ dhe Spaku e pranoi këtë epitet e heshti si fija e barit. Plaku nongrata e ka degjeneruar cdo ditë Spakun e prokurorët si dhe gjygjtarë të Gjkko dhe asnjë deklaratë publike nga to. Prandaj dhe populli shqiptar që shpresonte , e ka mbështetur në masën 84 % dikur por nga zhgënjimi nga dita në ditë besimi ndaj Spak ka zbritur në 62%. Ne fund një pyetje : cfarë po bëhet me dosjen e shekullit të 21 janarit ?????