Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykata e Lartë për të prishur vendimin e Apeli i GJKKO ndaj ish-prokurorit Aurel Zarka në çështjen Toyota Yaris, duke e cilësuar ndërhyrjen e instancës më të lartë si të drejtë dhe të domosdoshme.
Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shprehet se, pavarësisht se ende nuk ka parë përmbajtjen e plotë të vendimit, prishja e vendimit të Apelit ishte veprimi i duhur, duke e konsideruar atë vendim si “brutal” dhe në kundërshtim me parimet bazë të procedurës penale.
Sipas tij, një gjykatë apeli nuk mund të rëndojë pozitën e ankuesit, aq më tepër në mungesë të një ankimi nga ana e prokurorisë. “Apeli nuk mund të rëndojë pozitën e ankuesit. Nuk është parë dhe as dëgjuar në asnjë gjykatë apeli të rendit demokratik që, pa ankim të prokurorit, të përkeqësohet pozita e të pandehurit,” thekson Manjani.
Ish-ministri nënvizon se ky parim është themelor në sistemet demokratike të drejtësisë dhe shkelja e tij përbën një precedent të rrezikshëm. Për këtë arsye, sipas tij, vendimi i Gjykatës së Lartë për të rrëzuar qëndrimin e Apelit të GJKKO ishte jo vetëm i drejtë, por edhe i domosdoshëm për garantimin e standardeve ligjore dhe të drejtave të të pandehurve./TemA
sot kemi gjykate te friksuar te cenuar dhe te perdhunuar nga spak. nuk ka drejtesi dhe llogjike juridike. ka vetem noterizim te akuzes se prokuroreve sipas deshires se tyre, pa prova , pa te drejte fjale te avokateve apo te pandehurve etj. duhet ndryshuar qasja me te drejten. sot kemi vetem ndeshkime. mjere ke ze lapsi.
Mos i rent kujt halli se te qin ropt te masakrojne e perdhunojne ja kalojn dhe kores se veriut ,a e dini pse i bejne ! Jan ata thone amerikanet Mjere ne
Po ku ka drejtēsi Shqipria mor Ylli Manjani ku e gjeti Shqipria drejtēsin te plepat e Dursit. A ka vēnd tjetēr tē Botēs qē tē ket nē drejtēsi me njerēz me 8 klas shkoll. Jo jo kurr prandaj mbylleni ktē muhabet.
Well done, z. Manjani, kur shkruan per fushen tende. E para, mos e vrit mendjen per ata qe thone pse nuk i bere keto gjera kur e kishe ne dore. Nuk i bere se jo gjithcka varej nga ty. E dyta, ne kete vend nuk ka per te pasur drejtesi te vertete deri sa te kemi juriste te Shkolles se Plepave, (sic e thekson nje komentues me pare), qe e mbaruan fakultetin me vone, me miq ose para. Nuk kemi per te pasur drejtesi te vertete deri sa SPAK-u te sillet si inkuizitor. "Gjykata do te beje sic themi ne" dhe " X i pandehur nuk ka per ta pare driten e diellit", thoshte Dumani. "Y i pandehur eshte i neveritshem", sipas Dados. Me keto mendime e gjykime nuk behet fjale per drejtesi. Pa permendur mbajtjen e njerezve ne paraburgim me muaj e vite pa nje vendim gjyqi, dhe nuk eshte fjala vetem per Meten e Veliajn, por sidomos per dhjetera e qindra njerez te tjere te zakonshem, qe publiku nuk i njeh. Pa permendur qe shume veta merren te pandehur vetem per fjale, me pergjime e rregjistrime telefonash etj., pa asnje prove fajesie konkrete. E pra, shumica e tyre do te fitojne pafajesine ne Hage a Strasburg, si Gellci me shoke. Dhe atehere te na roje "drejtesia e re". Nuk kemi per te pasur drejtesi te vertete per sa kohe qe SPAK-u nuk clirohet nga frika per te gjykuar deri ne fund Gerdecin dhe krimin shteteror te pazbardhur, sic e quajti Strasburgu, te 21 janarit. Keto dhe shume fakte te tjera, a nuk kerkojne nje reforme te dyte, me te studiuar, te drejtesise dhe jo vetem paga faraonike per prokuroret e gjyqtaret?