Andi Bushati ka debatuar me Preç Zogajn, lidhur me qëndrimin që mbajti Shqipëria, nëpërmjet ministres së jashtme, Elisa Spiropali, ndaj pezullimit të vizave emigruese nga SHBA.
Bushati tha se qëndrimi i vendit tonë nuk është koherent dhe e cilësoi "bythëlëpirje".
Andi Bushati: Dashuria për Amerikën nuk rritet me gjilpëra botoksi. Ne na është thënë jemi me Ameikën, se përkrahin emigrantët, marrim refugjatët që na kërkon Amerikë. Këto janë vlerat e Amerikës që Rilindja ka pompuar deri tani, e duam Amerikën, se Amerika do emigrantët. Tani Amerika thotë nuk i dua emigrantët. Këta thonë kemi të njëjtën vlerë si Amerikë, se nuk i duam më emigrantët.
Preç Zogaj: Amerika ka çliruar Kosovën.
Andi Bushati: Ne do të jemi me parimin ose me bythëlëpirjen.
Preç Zogaj: Tani ju doni të dalë Shqipëria kundër Amerikës? Nuk del.
Andi Bushati: Ka dalë Amerika kundër vetes. Ne po diskutojmë diçka të caktuar.
Preç Zogaj: Ti e shtrin tani, me kë do të jesh tani?
Andi Bushati: Mendoj se nuk duhet të jesh po aq bythëlëpirës sa me Rusinë dhe me Amerikën. Kombet i mban dinjiteti.
Preç Zogaj: Ku e ke parë bythëlëpirjen?
Andi Bushati: Nga deklarata e sotme (e Spiropalit). Ne kemi arritur në qeverinë Nano, në luftën e Irakut, Shqipëria i ka shpallur luftë Sadamit pa ia shpallur akoma Amerika. Nuk të respekton Amerika po u bëre vasali karagjoz i amerikanëve.
Preç Zogaj: Jam kundër vasalizmit, jam për partneritetin. Jam që Shqipëria të qëndrojë në këtë aleancë. Ne po diskutojmë një vendim që nuk na pëlqën. Por është një vendim. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën, shtrihen në kohë. Na kanë bërë shërbime të mëdha, t’ju vëmë shkelmin këtyre sepse nuk na pëlqen një vendim? Është i përkohshëm. Amerika kështu funksionon. Ka shumë qendra pushteti.
Ergys Mërtiri: Parimi i përgjithshëm, e kemi aleat Amerikën, por vendimet kundër nesh mund ti kundërshtojmë. Servilzmi këtu është bërë modë, nuk i ka hije. Aleanca nuk shprehet me servilizëm.
hahaha po Elisa po pellcet nga botoksi dhe dashuria per ameriken o Bushat, cfare po thua qe seshte strategji e suksesshme diplomatike kjo?hahaha
Janë shumë shqiptarë që marin ndihma por punojnë edhe në të zezë. Kaq shumë e duan Amerikën. Nuk jetojmë dotë pa vjedhje. Na duhet të " mbijetojmë " kudo që jemi
kesaj rradhe, ky nipi i komunistit ka te drejte
Spiropali e beri ate deklarate ne pergjigjen per opoziten , e cila vershoi me nje entusiazem te pa pare, se gjoja Amerika e futi ne listen e zeze Shqiperine. Spiropali sqaroi teknikisht popullin se cfar eshte ai vendim dhe deklaroi qe nuk ka asnje ndryshim ne marredheniet e partneritetit Shqiperi dhe Amerike. Bushati, si njeri toksik qe eshte, vazhdon te lehe si qe I qe ileh henes.
spiropali ne fakt po pellcet nga tekniciteti