Deputeti socialist Erjon Braçe ka rikthyer në vëmendje përvjetorin e 15 janarit, duke reflektuar mbi rrugëtimin e tij politik, lindjen e FRESSH-it dhe rolin e forumit si zë kritik brenda së majtës. Në një postim Braçe ngre edhe një pyetje të drejtpërdrejtë për sot.
"15 JANAR, 34 VITE ME PAS!
UNE NUK ZGJODHA TE MERRESHA ME POLITIKE ATE DITE!
Dija fare pak nga politika, thjeshte cfare po lexoja ne liri pas 1990tes dhe cfare po mesoja ne universitet mbi ekonomine e re, politiken bashke me te;
As mendoja se do behesha nje prej drejtuesve te FRESSH, deputet, drejtues ne parti e pas 34 vitesh te uroja nga ajo lartesi ata qe ishin atekohe apo te rinjte sot ne PS, fare!
Zgjodha te hyj ne FORUM si reagim ndaj asaj qe po behej mbytese, imponuese, e dhunshme, perjashtuese, armiqesore, ndarese, asfare demolratike;
Zgjodha nje formacion TE MAJTE, socialist dhe evropian, te ndryshem nga ajo qe kish qene parti para 1990tes, qe e pranonte kete reagim, madje i dha lirine te ishte ndryshe e te zhvillohej si i tille!
Ne kete liri, FORUMI krijoi identitetin e tij, u be identitar edhe per Partine, kundershtues ndaj deformimeve te dhunshme te demokracise, por kundershtues edhe ndaj Partise dhe ngadalesise se saj, mefshtesise, paqartesise, madje duke e terhequr shpesh, dhene energji tjeter e bere perendimore, te pranueshme ne Perendim.
KY ISHTE IDENTITETI I TIJ, PA TE FORUMI NUK ISHTE ME I TILLE!
Sot zgjodha te isha ne rruget e zones ku punoj, me bindje qe politika eshte sherbim publik, ofruar njerezve drejt, ligjshem, ndershem, sy me sy, me pasionin e perkushtimin e domosdoshem per nje pune mes njerezve; edhe pse mund te jete perballe PARTISE!
Ta them drejt, edhe per ti ikur nje pyetjeje qe nje vajze e mencur e beri publikisht:
KUSH E FIKU FRESSH?" - shkruan deputeti Braçe.
Braçe djali ! Pse bën të paditurin për fikjen e FRESSH -it ? Ti duhet ta dish mirë se kush e ndezi dhe kush e fiku , se je veteran në atë parti dhe deputeti me më shumë mandate , prandaj mos bën të paditurin po thuaje troç e pa frikë të vërtetën , se mandat tjetër nuk të jep njeri .