Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vlerësuar lart vizitën e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në Ukrainë, duke e cilësuar atë si një shenjë të fortë solidariteti në një moment të vështirë për vendin e tij.
“Sot, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, @elisa.spiropali, po viziton Ukrainën. Kjo vizitë vjen në një moment shumë sfidues për Ukrainën dhe për popullin tonë. Dhe është një sinjal i fortë mbështetjeje”, shkruan Zelensky në një postim në rrjetet sociale.
Presidenti ukrainas thekson gjithashtu rëndësinë e faktit që ministrja shqiptare, përveç takimeve zyrtare, ka vizituar edhe ushtarët ukrainas që po i nënshtrohen rehabilitimit. “Ne e vlerësojmë faktin që sot Ministrja jo vetëm që ndodhet këtu, por edhe po viziton personalisht dhe po mbështet luftëtarët tanë që janë në proces rehabilitimi”, shprehet ai.
Sipas Zelenskyt, gjatë takimit u diskutua gjerësisht bashkëpunimi mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe integrimit evropian. “Para së gjithash, diskutuam bashkëpunimin ushtarak – prodhimin në fushën e mbrojtjes, integrimin e Ukrainës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian, që është një qëllim i përbashkët i vendeve tona”, deklaron presidenti ukrainas.
Në fokus të bisedimeve ishte edhe nisma PURL dhe mundësia e përfshirjes së Shqipërisë në këtë iniciativë gjatë këtij viti, si dhe përpjekjet diplomatike për arritjen e paqes dhe forcimin e sanksioneve ndaj Rusisë. “Sanksionet janë një mjet kritikisht i rëndësishëm për të minuar aftësinë e Rusisë për të vazhduar luftën”, thekson Zelensky.
Në përfundim, Presidenti i Ukrainës njoftoi se i ka akorduar ministres shqiptare Urdhrin e Princeshës Olga, Klasi i Parë, si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen ndaj Ukrainës. “Faleminderit për mbështetjen ndaj Ukrainës. Jemi shumë mirënjohës ndaj Shqipërisë për mbështetjen e saj që nga fillimi i kësaj lufte”, përfundon ai.
View this post on Instagram
Dy cifute mbeshtesin njeri tjetrin ne plan’veprimin e tyre per t’fut boten n’lute ku ata vete perfitojne ekonomikisht dhe rracerisht…zgjohuni njerez e kuptoni
2 hebrej me 1 foto
Iroj qe te ket qene me brek se ndryshe u be m…. Po Kjo nga eshte hebre????
Ca lajmi hahahaha, iu dridhen gjunjet rusise se shkoi kjo shemtira