Presidenti Bajram Begaj nderoi sot themeluesin e shtetit shqiptar dhe prijësin e Pavarësisë, Ismail Qemali në 182-vjetorin e lindjes së tij.
Begaj bëri thirrje për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në finalizimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se ky objektiv përbën vijimësinë e natyrshme të vizionit shtetformues të Ismail Qemalit.
“Sot, në ditëlindjen e tij, nderojmë themeluesin e shtetit shqiptar, burrin vizionar që bëri realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi në trojet e të parëve.
Aspirata e Ismail Qemalit dhe e etërve themelues për një Shqipëri evropiane mbetet edhe sot e vetmja strategji kombëtare, i vetmi qëllim, realizimi i të cilit duhet të përbashkojë të gjithë shqiptarët, pa asnjë dallim.”- shkruan Presidenti i Republikës në llogarinë e tij në facebook.
allah ukubet!
Po cfare babai te kombit more. Ai ishte nje aparatcik turkoshak, qe ju vu ajo detyre nga perandoria Austo Hungareze, qe te bente ate akt politik, pas deshtimit me kushuririn e tije Syrja Beun. Babai dhe nena e krijimit te shtetit shqiptar me 1912 eshte perandoria Austro-Hungareze. Pa veprimet e saj te vendosura ne ate kohe , me qellim krijimin e nje shteti shqiptar, sot shqipetaret do ishin ma zi se popullsia Kurde e shperndare ne 5 shtete, pa nje shtet te vetin. Mirenjohje dhe respekt perjete per kete Perandori. Ju lutemi botojeni komentin !