Rama mbledh sot në orën 10:00 grupin parlamentar të PS

16 Janar 2026, 08:15Politika TEMA
Rama mbledh sot në orën 10:00 grupin parlamentar të PS

Pas mbledhjes qeveritare të mbajtur disa ditë më parë në Vilën e Kuqe, kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Takimi do të zhvillohet në pallatin e Brigadave në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave dhe pritet të përfundojë në orën 15:00.

Ndërkohë një ditë më pas (17 janar) burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë do të mbledhë në Golem kryetarët e bashkive.

Këto mbledhje janë në kuadër të bilancit të punës së kryer si dhe për hartimin e planit të punës për 12 muajt e ardhshëm.

Gjithashtu mbledhjet zhvillohen disa ditë përpara hapjes së sezonit parlamentar për vitin 2026, që do të nisë më datë 19 janar.

2 Komente

  1. N
    Nastradini

    Tema e diskutimit do jete beni si them une , mos beni si bej une. Hajdut familjarisht !

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!..!!!!

      jo jo , tema e diskutimit do jete , analizimi i kenges " ..O Bela ciao " ,...se afroi dita dhe duhen instruktuar keta "deputetet e rinj" se si duhet te votojne !!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje