Lapaj: Po të mos ndërhynte policia te çadra jonë, këtu do të ishin 100 njerëz duke fjetur

16 Janar 2026, 08:40Politika TEMA
Lapaj: Po të mos ndërhynte policia te çadra jonë,

Adriatik Lapaj, kryetar i partisë “ Shqipëria Bëhet”, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, polemizoi me analistin Denis Dyrnjaja pasi ky i fundit e i tha se ndërhyrja e policisë i ka bërë jehonë protestës në sheshin poshtë zyrës së Ramës. Por Lapaj tha se nëse nuk do të kishte ndërhyrë policia aty do të ishin 100 vetë që do të flinin në çadra. 

Dyrnjaja: Kur po të dëgjoja, po mendoja me vete mos njerëzit ju paragjykojnë, si një ripërsëritje e Erion Veliajt. Duhet të kujtojmë se MJAFT i Veliajt ishte i bezdisshëm për Nanon, por duke u konsumuar dhe tradhtuar në kohë besueshmëria dhe vërtetësia, ju po merrni koston e asaj që ka ndodhur me faktorë të tjerë. Mos ju ka futur në një rreth vicioz tani? Mos duhet të ndryshoni diçka nga pikëpamja e strategjisë? MJAFT përballë Nanos ishte shumë agresiv, ndaj edhe Veliaj bëri një lloj ndryshimi.

Lapaj: Kam 15 vite në jetën pubike, 13 si aktivist dhe dy vite si themelues i një partie politike. Në zgjedhjet e fundit, u provua se në 8 muaj, dolëm forca e tretë politike, forca më e sulmuar nga sistemi, nga PD, PS dhe partitë e reja, nga analistët që i shërbejnë Ramës. Morëm 64 mijë vota të vlefshme dhe 16 mijë të pavlefshme.

Morëm një mandat, të cilin me regjisor Edi Ramën, që u vërtetua me Avokatin e Popullit, na joshën në fillim dhe pasi ne nuk pranuam, sot jemi përballë, ndërkohë mund të ishim brenda zyrave në krah të tij. Dëshmi më të madhe rezistence, të marrim baltën dhe të përballemi, duke ekspozuar qenërinë e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, nuk di ç’mund të bëjmë më. Nuk mund të funksionojmë si forcë paramilitare.

Dyrnjaja: Nëse nuk do t’ju vinte policia a do të ishte më keq, sepse do të liheshit pa vëmendje? Policia ju krijon lajm, ju ndihmon. Është e vështirë përballja, por në prapavijë krijon një efekt, sepse do të thotë se ka një lloj përballje, reaksioni. Ndryshe do të ishit të izoluar.

Lapaj: Në fakt, nuk ka në të gjithë tranzicionin asnjë aktivist dhe kryetar partie, që në dy javë të procedohet 3 herë penalisht. Na janë bërë 13 procedime brenda një dite dhe 6 herën e parë, 19 procedime dhe 4 arrestimet, që në gjykatë dolën të paligjshme.

Nëse policia nuk do të ndërhynte dhe do të shtonim numrin e çadrave, këtu do të kishte mbi 100 vetë që do të flinin 24 orë. Ditën që kanë ndërhyrë kemi qenë 34 vetë.

Sot në kushtet atmosferike që jemi, janë 10 vetë. Ata kanë ndërhyrë në kushtet e të qenurit të detyruar për të mos lejuar përhapjen. Nuk e shoh si favor, por si shenjë paniku të Ramës, përballë faktit që nuk është në pazar me ata që ka përballë. Është në panik total sepse e di që çdo zjarr ndizet nga një shkëndijë. Ai e di, që kjo gjë mund ta ndezë zjarrin dhe flakën.

10 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Çfar do te thuash me keta 100 petritat e tu more trap , me ata do ta rezosh Ramen ? O pika karjerist injorant .Me keto qe po ben ne zgjedhjet e 2029 nuk ke per te mare asje vote .

    Përgjigjjuni
    1. M
      Money for nothin', chicks for free !!!!

      Jo jo , Rama do te rrezohet nga ca si ty qe rrine tek dhoma e ngrohte dhe tallin bythen me celular......le qe harrova , ti dhe 99% e komentuesve te Temes , i ANAL-izon mbreti nga 3 here ne dite , dhe i thone "...faleminderit mbret , nuk kemi asnje hall , merr dite nga ditet tona...". E kush po pjerdh per zgjedhjet e 2029 ? Zgjedhjet ne shqiperi sherbejne vetem per 1 qellim : " ...te konfirmojne apo bejne rrotacion per menaxherin e korrupsionit"... mesa duket palloshi e ka kryer mire kete detyre dhe ka 12 vjet qe ska nevoje per rotacion por konfirmim. Edhe plaku Sali pret per te bere kete rrotacion se u jane mbaruar leket.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Berti

      Ky s'mbysh mir.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirana

        - 100 Kloshar me KRYEKLOSHARIN LLAPA. Qeneri Serbe.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kreshniku

          Sharlatan dhe delirant

          Përgjigjjuni
          1. L
            LOL

            vetem minjte behen bashke per te fjetur!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sefer Daja

              Jam kurioz te di, po per halen si i bohet, se nuk jan pak, jan 100 petrita dhe qe t gjith kan byth qe dhjesin dhe loqe qy perrmjerrin, pra per hale ça bohet?

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bake

                Kryetari i Partise SHQIPERIA DHITET do rrezoje Qeverine me 10 petrita...... O idiot ik ne shtepi apo nuk te qas gruaja

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kalimtari

                  Lapaj është një politiqen periferik , për deri sa ka ngelur i vetëm në bulevard . Në qse do të ishte ndryshe , do kishte oak mbështetje. I ka dalë boja shpejt dhe nuk e beson më njeri .

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Botë e qelbur

                    Unë do isha një nga ata por shikoj se përfaqësohemi nga ty dhe jam rehat këtu në shtëpinë time. Bjeri fort të ftohtit se na duhen ca si ty në bulevard.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje