Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese mbi kërkesën e Sali Berishës për masën e arrestit shtëpiak rikthen pyetjen se sa e pavarur është drejtësia shqiptare nga politika dhe, më konkretisht, nga ekzekutivi drejtuar prej Edi Ramës, duke qenë se për një kohë të gjatë ka qenë dhe vijon të artikulohet ideja se drejtësia kontrollohet prej pushtetit.
Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar tre vendime të gjykatave më të ulëta lidhur me masën e arrestit shtëpiak ndaj ish-kryeministrit dhe arriti në përfundimin se kohëzgjatja e kësaj mase kishte qenë e tejzgjatur dhe, për rrjedhojë, e pajustifikuar. Në këtë mënyrë, ajo i dha të drejtë Berishës, duke konstatuar se kufizimi i lirisë personale kishte tejkaluar kufijtë e arsyeshëm dhe standardet kushtetuese.
Në thelb, çështja lidhej me përplasjen mes mbrojtjes së Berishës dhe SPAK-ut. Gjatë raportimeve dy mujore, avokatët e tij kundërshtuan vazhdimisht këmbënguljen e prokurorisë për vijimin e arrestit shtëpiak, edhe pse hetimi nuk shoqërohej me zhvillime të reja apo rrethana që ta justifikonin zgjatjen e kësaj mase.
Vendimi është mëse normal, i arsyetuar dhe mjaft logjik, mirëpo paradoksi i tij qëndron në kontekstin politik që e shoqëron. Për muaj me radhë, Berisha ka artikuluar akuza të drejtpërdrejta ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një institucion të kapur dhe në shërbim të qeverisë, ndërkohë që vendimi i djeshëm jo vetëm e rrëzon këtë retorikë, por e ekspozon Berishën përballë një pyetje që shumë të tjerë e bëjnë: A mos është Berisha në shërbim të bashkëpunimit me pushtetin e Edi Ramës?
Nëse institucioni që prej kohësh është etiketuar dhe cilësuar prej tij si i njëanshëm dhe i kontrolluar politikisht, i jep të drejtë, atëherë retorika e kapjes bie ndesh me faktet.
Po e lëmë me kaq, për të mos u futur në logjikën e propagandës së Berishës dhe të themi pastaj që, nëse narrativa e Berishës bie ndesh me faktet, aq më keq për faktet./nl/TemA
Pa asnje dyshim qe drejtesia jone ne te gjitha hallkat eshte e kapur per fyti nga Gita non grata.
Po kjo eshte manover foshnjerore pikerisht per kete argument qe ngre shkrimi. Fatin e Berishes nuk e percakton GJK, sepse ate po e merr zvarre mosha. Ai eshte pergjegjes per VRASJE. Edhe Rama e ka fatin e shkruar sepse eshte hajdut familjarisht. Eshte HAJDUT ordiner. Shkurt eshte i mbaruar.
Kujt i thoni ju jo Rama, jo Berisha.Jane te njejte, pra kanceri i Shqiperise e shqiptareve. Gjithnje gjykatat, sidomos ajo kushtetuese nuk ka qene e pavarur nga politika. Ky vendim i gjykates kushtetuese eshte nje paralajmerim per ate se cfare ajo do vendose me rastin Balluku ne favor te Rames. I dha te drejte Berishes qe ky i fundit te kurseje kritikat per vendimin qe do te marre ne favor te Rames. Eshte kjo gjykate qe po i kundervihet SPAK ne unison me politiken. Nuk e ha populli ate kokerr ulliri. Kjo eshte nje gjykate politike. Me mire te mos ishte fare si ne USA.
Kanceri I shqiperise je ti dhe injoranca jote.Shyqyr qe jeni pakesuar pasi ua mbylli Rama rrubinetat e trafikut dhe hajdutllikut dhe u shperndate si minjte neper bote ku po ju qihet nena.
"Po ç'me duhet mua se çfar them une"?!!!!!!!!?
Rrofte non grata i vicidolit
Ketu nuk ka drejtesi te varur apo te pavarur por nuk ka fare drejtesi por vetem vende pune per te marre rroga te majme dhe per te bere qoka sipas rastit
Mund te jete e kapur nga te dy
Këtë përrallën tregojani vehtes kur nuk ju zë gjumi në zyrë, edhe pasi keni rrëkëllyer disa gota. Edhe bebet e porsalindura e kanë kuptuar tashmë se dyshja diabolike Rama
Hahahahaha keta qe bejne sikur nuk e dine qe gjykatat jane te varura nga pazarxhijte dhe pengmarresit e saj Berisha dhe Rama. Akoma duan te leshojne tymnajen sikur keto te dy monstra jane ne konflikt me njeri tjetrin.
Ku ka gjykata ketu! As ka pstur ndonjehere! Ndjese per shprehjen, por gjykatat jane perdhunuar sistematikisht nga gadurrat e tranzicionit sali e Edvin! Mjere ata qe i genjen mendja se eshte ndryshe!!!!!
Dhe perseri Tema militante, perseri rreshtuar ne krah te ajetollahut surrelas, dhe ben sikur nuk e di, qe kushtetusja mbulon mutin me shurre. Kushtetuesja, mbas kesaj te saliut, do ta kompesoje me nje favor ne krahun e ajetollahut.
Jo e kapur por e marre peng , gjykata kushtetuese nuk eshte institucion I pavarur , nga momenti qe antaret zgjidhen nga politika , ai rezervat vend nuk behet me shqipot vrases me pages, e vetmja zgjidhje nga zgjedha e Berisha
" Gjykata Kushtetuese " , Zonja Teme , eshte prone e perbashket e pezhishkes mallkim qe na ka hedhur , si qenerve zgjebarak , alternativen : o ketu si qener e skllever ne sherbim te bijeve te eterve , o shporruni prapa diellit ...! A nuk e ke vene re perberjen e saj ( Gj. K. ) , denga me plepiste ( berishiste ) dhe para plepiste ( komuniste ?! C'vendime marrin ? Qesharake dhe tragjike ta thuash ... Kunder Shqiperise dhe shqiptareve , kunder lirise , DREJTESISE dhe demokracise . Nuk bindeni ? Shikoni se si I shfrytezojne hapsirat e lapsus e , sado te vogla , per te lehtesuar nje kriminel te damkosur boterisht , nje pushtues dhe vrases te lirive dhe te drejtave , por mbi te gjitha te vete jetes se shqiptareve , me emrin Sali Berisha .
Po Rama e Saliu Jane nje!!! Ti PLEHER gazekar, pse nuk thua per dhenien PJESERISHT te drejte Sali RRUMPALLES, por thua i dha te drejte? Dhe ti di te luash me fjalen o legen i shpuar??!!! Kujt ia hedh keto??!!
Bobo sa qenka shqetsuar Gjykata Kushtetuese per kriminelin Berisha. Siç duket i paska ardhur keq se iu çirr zeri ne ballkon duke share koleget e saj dhe duke pritur e percjelle miq, sikur te ishte ne turizem.... Merret me mend ku u katandis drejtesia jone ne vegel e Berishes dhe Rames.
O mero mos shkruani me per gjykata e drejtesi se nuk ka dhe sdo te kete ndonjeher. Jan ne varesi te sali qenit. Po te ishte per drejtesi ai do te ishte varur me koh ,jo me ne arrest shtepie. Ai nga 35 vjet thot beni si them un mos beni si bej un..
Po SPAKU athere qe i bie dhe berishes dhe rames dhe metes, eshte i kapur nga berisha?
Z.Mero a kushdo tjeter qe shkruan:Gjyqtare e prokurore zgjidhen nga politika por,edhe mund te jene te pavarura ,sic degjojme cdo dite.Po keta gjyqtare e prokurore nuk bejne drejtesi te barabarte sipas ligjit per te gjithe.Per sejcilin te ,hetuar e gjykuar,me te njejtin ligj sheh qendrime te ndryshme. Jam i bindur se jo vetem militantet e PD-s por cdo shqiptar nuk kerkon te ndeshkohet padrejtesisht asnje por,kushdo te trajtohrt i barabarte perpara ligjit.A kemi drejtesi te paster e te barabarte per cdo shkeles ligji?
Ky vendim i ketyre gjykatesve, tregon se jo e kapur, por e sterkapur,dhe e marre peng, e shker……nga pushteti kriminal i ripjelljes.