Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko është shprehur se nuk do të marrë pjesë në protestën e sotme të thirrur nga Rithemelimi, kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Komentet Bejko i bëri në Euronews Albania, ku tha se është gati të shkojë në çdo protestë, përveç atyre që është i pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai tha gjithashtu se protestat politike nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim në Shqipëri dhe kjo sipas tij u provua edhe në protestat që bënte PD kur ishte e bashkuar, por shtoi se qytetarët duhet të protestojnë pa parti.
“Që është keqqeverisje kjo nuk është ndonjëgjë e re. Që kur Rama ka marrë pushtetin kemi thënë që do të ketë keqqeverisje. Rama ka qenë në pushtet në Bashkinë e Tiranës dhe është provuar.
Rama meriton jo vetëm protesta, por më shumë sesa kaq, meriton votën që qytetarët të solidarizohen dhe bashkohen. Të dalin ata të protestojnë dhe ta rrëzojnë Edi Ramën. Kjo është mënyrë më e mirë për të rrëzuar Edi Ramën.
Protestat politike ne i kemi provuar, ju e mbani mend që kemi bërë protesta shumë të mëdha, kur PD ishte e bashkuar, kemi kaluar edhe në akte më të mëdha si djegia e mandateve. U bënë këto për të solidarizuar faktorin ndërkombëtar, të cilët nuk na mbështetën. Nuk ishim në përfaqësimin lokal dhe kishim humbur shumë terren në zgjedhjet e përgjithshme.
Unë sot isha në një tjetër aktivitet, që është aktiviteti për 20 shkurtin, datën simbol të rënies së simbolit të diktatorit Enver Hoxha, pra të rënies së idhujve. Këtu duhet të jesh vetëm me Sali Berishën që të jesh demokrat.
Po mo të protestohet, por kishim edhe një revolucion që u la në mes. Unë nuk zgjedh protestën sot, por të bëj refleksione. Unë shkoj në të gjitha protestat që bën opozita pa Sali Berishën. Protestë anti-amerikane”, tha Bejko.
Shume mire Landi shko sot se Berisha nuk do jete se eshte ne arrest shtepie pa akuze, por mos harro merr pak vazeline me vete qe mos te te dhembi.
Berisha eshte i teri brenda, me gjithe Argiten e Zenin, apo harron qe protesten e ka thirrje ai per hallin e tij? Bravo Roland. Je teper i qarte
Roland, i kerkoni Qeverise te paguaje avokatet e grupit te UCC ne hage, ky eshte xhest patriotik, mos u merrni me nongrates se ka marre fund ai dhe te tijte. Bravo me kerkesen e hapjes se dosjeve te udb dhe kgb.
ky kokesyneti eshte bere iperditshem si reklama mastrolindo.
Ky nuk ka asnje dallim nga manikinet prej dylli, koke-synet apo koke-toc. O "trim" Sali krimineli nuk merr pjese ne proteste dhe protesta nuk eshte anti-amerikane, por anti-Rame dhe ant-qeveri perse nuk merr pjese, apo halli eshte diku tjeter se mos te "ferkojne" tullen me shpulla dhe protesta kthehet ne Anti-Bejko.
Kete nuk e voton qyteti i tij, Gjirokastra. Te vije da me shpejt 2025 qe ky e Lulezim Basha te qerrohen. Shqiperia po vidhet dhe po zhbehet! Mcgonigal shkoi ne burg. Edhe Rames do i vije raxha. Pensionistet, pjesa me e vuajtur e popullit, ti vene gishtin kokes dhe te votojne sic duhet.