Arben Meçe: Rithemelimi një strukturë ushtarake, Berisha luan rolin e viktimës si i burgosur politik! Ja plani që ka

13 Dhjetor 2023, 10:45Politika TEMA
Arben Meçe: Rithemelimi një strukturë ushtarake,  Berisha luan

Një strukturë ushtarake e ka konsideruar ish-deputeti Arben Meçe Rithemelimin e PD të Sali Berishës.

“Tenton të prodhojë mit kur ka 30 vite në politikë. Skema politike që ndërroi për dy vite dëshmoi por Berisha s’ka hequr dorë. Pse? Fjalimi i djeshëm që mbajti tregon se do vazhdojë luftën. Tani bën viktimë si njeri i burgosur politik.

Berisha nuk është tërhequr. Drejtimin ia la të bijës. PD e Berishës nuk është PD mbi atë analizë që bëjmë ne. Është strukturë ushtarake. Kur bëri ndryshimin e madh në kongres ishin të gjitha kasketat e vjetra. Pas kongresit u zhdukën”, tha ai në Report TV. 


Skenari i Berishës dhe i Rithemelimit pas kërkesës së SPAK për t’i ashpërsuar masën e sigurisë sipas Meçes është që ish-kryeministri të viktimizohet si i burgosur politik.

“Udhëheqësi i Rithemelimit sipas tyre është i burgosur politik. Rithemelimi do ketë një kaos për të mbrojtur sistemin demokratik. Këtë lojë po bën Berisha dhe do ta kurorëzojë me sukses. Ju e dhatë aktivitetin te pallati i kongreseve. Një përqendrim i regjisë te udhëheqësi.

S’kam nevojë të them tani se çfarë bën Basha. Gjithë tezat e Bashës përfshihen në 5 pika. Njëri është vetingu. Këtë po e bën SPAK. Tjetra është presidenti nga populli. Kush e njeh sistemin e di mirë që nuk bëhet.

Këtu problemi nuk është sistemi por janë partitë totalitariste. Janë parti që udhëhiqen nga individë. A e bën Basha revolucionin. Ne jemi të bindur se e bëjnë individët revolucionin”, shtoi ai. 

3 Komente

  1. S
    Svetllana

    Sali Berisha eshte burgosur me urdher nga Amerika, e cila po fut hundet ne zonat e te tjereve.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkoni pirdhuni

      Oj serbe...Amerika eshte Shqiperi..dhe anasjelltas..fuck you! Te gjithe bastarde te pd.komuniste...burg! Te kthejne te vjedhurat...kriminelet..

      Përgjigjjuni
    2. D
      DMK

      Epo të marrësh mendim politik nga mece vl

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje