Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për arrestimin e Berishës, Haklaj: Të gjithë deputetët e PD do ta votojnë

13 Dhjetor 2023, 10:25Politika TEMA
Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për arrestimin e Berishës, Haklaj:

Kërkesa e SPAK ndaj Kuvendit për të autorizuar arrestimin e Sali Berishës për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, ka sjellë në qendër debatin nëse deputetët e PD-së do të votojnë pro apo kundër kësaj kërkese.


Sa i takon këtij debati në studion e ‘Repolitix’, ish-deputeti i PD Azgan Haklaj e cilësoi ditën e djeshme si të shënuar dhe u shpreh i sigurt se deputetët e Partisë Demokratike do të jenë të pranishëm në Kuvend për të votuar pro kërkesës së SPAK për udhër-arresti ndaj Berishës.

“Sot është një ditë e shënuar e demokracisë shqiptare. Ato pamje aty tregojnë se trekëndëshi i Bermudës ka patur një besëlidhje për t’u përballur me SPAK-un. Goditja e njërës prej brinjëve, nëse e quajmë të tillë, dëshmon se ka filluar çbërja e sistemit neodiktatorial.

Nëse dëgjuat Berishën tha se e respekton Kushtetutën, atë të cilën nuk e ka njohur kurrë. Edhe Alibeaj do jetë aty te Këshilli i Mandateve, edhe nëse janë 5 veta mund ta votojnë. Ne si PD do e votojmë në Kuvend. Kryefjala e dhjetorit të dytë është SPAK-u”- tha Haklaj.

1 Komente

  1. D
    Demokrati idealist

    Nuk e besoj që deputetët e malokut do ta votojnë heqjen e imunitetit për bishën plakë.Ata do bëjnë garrumbull karriket e deputetëve dhe do ndezin flakadan e tymuese në sallën e kuvendit,por as kjo gjë nuk e shpëtpn MALOKUN nga heqja e imunitetit. Të gjithë shqiptarët e duan malokun kriminel në burg,sepse ai i ka shkaktuar tragjedi popullit shqiptar.A mund të harrohet 1997 me 3000 të vrarë,Gërdeci me 26 të vrarë,apo 21 Janari me 4 të vrarë në bulevard.Po furnizimi me naftë i regjimit te Millosheviçit për të vrarë kroatët dhe boshnjakët në vitet 1995-1996 e më pas kosovarët a mund të harrohen ? Krimet e kësaj bishe janë të panumërta,prandaj ai duhet të ndëshkohet dhe të shkoj në burg tek vëndi i qenit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje