“Parlament karagjoz, 24 karat!”, Preç Zogaj përplaset me Artan Hoxhën (presidentin): Me kë po flet ti?! S’jam prokurori i Berishës

13 Dhjetor 2023, 09:15Politika TEMA
“Parlament karagjoz, 24 karat!”, Preç Zogaj përplaset me

Teksa diskutohej mbi masën e sigurisë të SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha pati një debat të tensionuar mes dy analistëve Preç Zogaj dhe Artan Hoxha.

Ky i fundit e cilësoi Kuvendin “karagjoz” dhe Prokurorinë e Posaçme “një institucion që vepron në bazë të interesave”, duke theksuar se Berisha nuk ka pse të përballet me gjykatësit. Nga ana tjetër Zogaj u shpreh se ish-kryeministri duhet të zbatojë vendimin e gjykatës dhe të paraqitet sepse kështu funksionon në një shtet demokratik.

Preç Zogaj: Vetëm këtu kam dëgjuar që bëhesh ti vetë Gjykatë Kushtetuese, mendon ti se kjo është Kushtetuta…

Artan Hoxha: Personi i prekur në radhë të parë është Kuvendi, po ngaqë s’ka dinjitet nuk përfshihet…

Preç Zogaj: Ti mund të thuash natë ditë që unë po respektoj Kushtetutën, por kundrejt një vendim gjykate, duhet të jetë Gjykata Kushtetuese, pra nuk mund të referosh veten tënde.

Artan Hoxha: Të pazakonshmit bëjnë dhe akte rezistence dhe pranojnë dhe kostot. Njerëzit e zakonshëm nuk pranojnë kosto dhe nënshtrohen.

Preç Zogaj: Ka një absurditet në Shqipëri që i quajnë gjërat të panatyrshme, nuk është e natyrshme, këtu hetimi i ish-Presidentit është një normë ku sundon ligji dhe ku askush s’është mbi ligjin.

Artan Hoxha: Parlamenti më karagjoz nuk ka ku bëhet, karagjoz 24 karat! Nuk mbron dinjitetin e vet

Preç Zogaj: Disa kohë nuk gjendej Sali Berisha, po bëhej komike kjo. Nuk e gjenin…

Artan Hoxha: Ai 24 orë para syve të gjithë shqiptarëve, ata se gjenin dot ata…Donin t’ju shkonte atje në zyrë.

Preç Zogaj: Tani po kërkohet rruga se si i bëhet që ish-Presidenti të takohet me gjykatësit, se kjo është një betejë që nuk zhvillohet as në studio, as në foltore.

Artan Hoxha: Po pse duhet të shkojë Sali Berisha te gjykatësit, ka avokatët, shkojnë ata. Pse duan ta çojnë me zor këta, ku e gjetën të drejtën ta çojnë me zor?

Preç Zogaj: Është personi që duhet paraqitur.

Artan Hoxha: Për çfarë, për apel? Unë nuk e di si i pranoni kaq kollaj idiotizmat.

Preç Zogaj: Kush është idiotizëm?

Artan Hoxha: Vendimet e gjykatës janë idiotizma. Meqënëse nuk vijnë nga injoranca, vijnë nga interesi.

Preç Zogaj: Duhet të shkosh t’i sfidosh aty përballë.

Artan Hoxha: Duan që atë njeri ta pengojnë, ta thyejnë, është e qartë fare!

Preç Zogaj: Drejtësia ka hapur disa çështje, nuk është i vetmi ndaj të cilit po kryhen hetimet.

Artan Hoxha: Rrugën me avokatë po e bën ai. Ju nuk doni ta pranoni që kjo gjykatë po vepron politikisht.

Preç Zogaj: Ore do t’i thuash të pushojë apo jo? Kemi ardhur të bëjmë me një bisedë. Me kë po flet ti njëherë, unë kam një mendim timin.

Artan Hoxha: Po flas me të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga unë.

Preç Zogaj: Unë s’jam as avokati i Sali Berishës, as prokurori e as gjykatësi. Për fat s’jam asnjëri.

17 Komente

  1. A
    Adriatik.

    KY ARTAN HOXHA,SPIUN I SIG.SHTETIT SI KA SY E FAQE DHE DEL NE EMISIONE.TURP PER MEDIAN QE MER NE STUDIO.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lezhjani

      O rrote kari , ka qene Preçi SPIUN I SIGURIMIT . E di gjithe lezha . Mos i ngaterro emrat .

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Durresi i gjithe e di qe, ky tan hoxha, pervecse spiun qe 15 vjec te shkolla industriale, eshte edhe i preferuari i saliut, aq sa saliu donte ta bente edhe president te republikes kete... organ kryelarte te shpifur! Sa per Precin, e di jo vetem Lezha po gjithe Shqiperia, por ama Preci, nuk po mbron nje kellire si saliu, ky kellufi i Durresit po!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niku

          Meqe e dinke mire o leshjan prej mirdite, kane qene te dy

          Përgjigjjuni
      2. "
        "BOHOTINA"

        Plotesisht dakort me Preçin. Duhet te shkruaj tere diten per Tanin qe flet per Spakun sikur eshte gjyqsori plepist qe formatoi Berisha. Artan eshte pushtet me vete gjyqsori sot. E ke haberin? Cfare e drejte iu shkel Berishes qe e goditi qe diten e pare ne pushtet Shqiperine, ne qelize. lexo or Tan se cfare i beri Prekurori i Pergjithshem Xhafer Ypi Mbretit Zog ne vitin 1937. Mos ben gjithollogun kot. Ti nuk je as sa nje qime e Preçit...

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          O zoti. Prej ti ke shumë të drejtë por me kë merresh me idiot si Artan Hoxha të mos më keq kuptojnë se ka shumë me këtë emër dhe mbiemër por e kamë a ate ARTANIN që Sala donte ta bënte Presidentë por na doli Spiun dhe e kthyen në mesë të rrugës se ju zbuluan lakrat që Sala kërkojë ti hedhë hi syve Parlamentit

          Përgjigjjuni
          1. A
            Amerikani

            Ne kete emision politik faji eshte i Blendit qe e therret ne opinion si analist politik. Ky eshte qe S Berisha deshi ta bente president,dhe ne gjysem te rruges i tha je me dosje pra je spiun Pse te thirret ne emision nje spiun qe kush e di sa njerez ka maare ne qafe Faj kane dhe drejtuesit e medjave qe ju japin liri moderatoreve te therrasin njerzit me te urryer te Shqiperise per ta bere emisionin me te ndjekur. Po ky eshte Blendi trathetar Zogist antikombetar i nje anshem ne perkrahjen politike.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptari

              Nje miku im i ndjere,i cili kishte bere 15 vite burg per agjitacion dhe tentative arratijeje thoshte se:Spiunet e sigurimit Enveri i quante patriote te medhenj.Ne burg keta llumra nuk m’ u ndane,ne lagje,ne pune,ne biruca gjate hetuesise,ne kamp ne Spaç, ne Qafe Bari dhe perseri kur dola nga burgu.Keta qelbanike pa shpirt,benin burg per Partine dhe Enverin,rrinin ne biruca,hanin keq,vuanin vetem per te spiunuar dhe marre me qafe te tjeret Ky urithi,kandidat per president eshte nje i tille siç i pershkruante miku im i ndjere.Keta mblodhi Berisha ne stanin e tij te quajtur PD qe sot nuk njeh qeni te zotin.Besoj po u vjen fundi Spiunve

              Përgjigjjuni
              1. l
                luli

                artan hoxha beri paraqitjen me te dobet gjate gjithe emisjoneve politike qe ka marre pjese,doli nga vetja ne menyr te shumtuar...

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zagaret e Fevziut

                  Ky eshte ne kuptimin e plote te fjales zagar i Berrishes

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pet.

                    Artani, te gjithe shpresen per t`u bere dikushi e kishte te Sali Berisha. Prandaj doli mbreme nga vetvetja ( ose ndoshta ishte vetvetja). Sa per muhabet"nese Drejtesia dhe shteti ndodhet ne kete gjendje, nje nder fajtoret kresore eshte Sali Berisha sebashku me keta qe kane 33 vjet qe gjoja udheheqin.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arbeni

                      Nuk ka faj ky gjarpër helmues i sigurimit të shtetit por tullaci Fevziu një berishist i cili e thërret si analist atë kërmë.Jam dakord me komentin e Amerikanit.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dauti

                        Mbaj mend kete pordhancin President kur debatonte per hapjen e kutive per te nxjerre vjedhjen e votave te SB ne 2009, due thoshte duke u tundur;; "Kur palet nuk merren vest shkohet ne gjykate.." Tani na ben edhe gjyqin e gjykatave.. Nese doni te kuptoni perse shqiperia eshte kad keq eshte sepse eshte tradhetuar nga tipa si ky..

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Artani Presidenti (ha ha ha) beson se eshte djali

                          Artani i drurit te arres ka ngrene edhe buken e Amerikes kur ka "fituar" projekte milioneshe nga usaid, dhe ka akoma kusure per te paguar para Zotit, edhe pse eshte i i pa fe. Ai pjelle dhe vemje e sistemit te kaluar eshte pjese e projektit per te diskredituar ne vijimesi Xhigandin dhe mbajtur PS ne pushtet. SPAK ben mire ta intervistoje Artanin per pasurine e tij dhe pastaj do shihni gallate te vertete.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tradhetia

                            Njerez te peshtire, hajdute dhe integriteti i tyre qendron ne servilizmin nda Saliut!

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Servilet lapanjozet.

                              Po u preken interesat e edepsezit Sali drejtesia eshte e keqe.Ky Artan kaqoli se del shpesh tek shreku dhe kujton se thote dicka te mire.Po syte ne prapanice i ka ky ti shpjegoj njerezve se si nje familje me origjine e varfer dhe me rroga shteti benet supermilionere.Prishen shkolla administraten e gjithcka qe ishte ndertuar me krah.Vendin e inxhinjereve dhe intelektualeve e zune gomaret dhe plepat.Te vinte peshtire mbreme te shikoje ne tv se si levrinin gjithe minjte e kafshes Sali per ta mbrojtur. Me pasurite qe kishte ai vend nuk meritonte kete lloj varferie. Them kishte se ia kane gjetur vendin liderat kusar.Mjaft bere ham ham per Sali hajdutin Tan koqja.Shiko ndonje pune tjeter qe di ta besh me mire.

                              Përgjigjjuni
                              1. U
                                Ushtari.

                                O Artan ( presidenti) te te thone je kar duhet te hesh krenar se sherben per nje pune por ti se meriton qe te te thone edhe bile se loqe jo edhe jo.Ti je nje fytyre e peshtire qe te vune nje kollare ne qafe te hypen ne nje foristrade dhe pa vajtur te dera te zbriten e te thane shko ne kembe ne shtepi.Apo e ke harruar.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje