Berisha citon Edi Ramën për të ndërtuar alibinë e tij përpara SPAK

12 Dhjetor 2023, 20:20Politika TEMA
Berisha citon Edi Ramën për të ndërtuar alibinë e tij

Sali Berisha është dorëzuar më në fund.

I rrethuar nga të gjitha anët, pa asnjë mundësi rrugëdalje, i braktisur nga demokratët, më i vetmuar se kurrë nga faktori ndërkombëtar dhe nga aleatët e tjerë, të vetmen kamerdare shpëtimi që ai ka është Edi Rama.

I ftuar në “A2 CNN”, Berisha ka cituar Edi Ramën dhe ka thënë se nuk ka pse të mos e besojë Kryeministrin aktual, kur ai thotë se drejtësia nuk është e anglo-amerikanëve, por është vepër e Partisë Socialiste.

“Drejtësia nuk është e anglo-amerikanëve, – u shpreh Berisha, – drejtësia është e tij (Edi Ramës).

Unë nuk mund të mos i marrë gjërat siç thuhen. Ai u zotua mbi 35 minuta kushatuar SKAP-it se nuk ka të bëjë me anglo-amerikanët. Përdori termin e Enver Hoxhës ai Hoxha ka veprën “Rreziku anglo-amerikan”, por është vepër e Partisë Socialiste, ndaj edhe unë nuk kam pse të merrem me asnjëri tjetër përveçse me Edi Ramën, i cili tregon tmerr”, tha ai.

Është për t’u habitur se si Berisha për herë të parë i duhet të pranojë atë që thotë Edi Rama, ndërkohë që ai më herët e ka shpallur atë si mashtrues dhe si gënjeshtar.

Po ashtu, Berisha është i pasinqertë kur thotë se ai sulmon vetëm Ramën, në një kohë që gjatë kësaj periudhe ai nuk është marrë fare me Edi Ramën, por mëngjes e mbrëmje ka sulmuar nominalisht prokurorët e SPAK-ut dhe Gjykatësen e çështjes së tij penale.

Në të njëjtën kohë kur Berisha thotë që nuk ka pse të mos e besojë Edi Ramën, ka qenë i ngarkuar me punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, që i është përgjigjur drejtpërdrejt pretendimeve të Ramës, duke e hedhur poshtë alibinë e tij për SPAK-un dhe për Reformën në Drejtësi.

Diplomati amerikan tha se Reforma në Drejtësi, SPAK-u dhe Gjykata e Posaçme janë investime të politikës amerikane në Shqipëri, jo vetëm me konsulencë dhe mbështetje, por edhe me prani të njerëzve të tyre pranë këtyre institucioneve mjaft të rëndësishme për shoqërinë shqiptare.

Edi Rama në këtë drejtim është në koordinim të plotë me alibinë e Berishës, sepse sa herë që goditet Rama ai i bën presion SPAK-ut dhe Gjykatës, duke i përmendur se kjo nuk është Republikë Prokurorësh, por Republika e Shqipërisë, ashtu sikurse Berisha sa herë që ka një çështje penale, akuzon SPAK-un si të kapur prej Ramës.

Rama ka ndërtuar alibinë e bërjes së Reformës së Drejtësisë, ndërsa Berishës i duhet një vegjë pas së cilës të kapet.

Të njëjtën gjë bëri edhe Monika Kryemadhi, ashtu siç ka bërë pak ditë më parë Ilir Meta.

Fakti që SPAK-u është i sulmuar nga Berisha, Rama dhe Meta, është tregues që ai është në rrugën e duhur dhe nuk është në influencën e askujt prej tyre.

2 Komente

  1. Z
    Zagali

    Jemi te kenaqur me lajmin e ri qe na u dha sot. SPAK-u kerkon parlamentit arestimin e Sali Berishes,e ketij njeriu qe ka mare meqafe gjithe shqiperine dhe shqipetaret. Ne burg te shkoi maskarai.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jimi

      Po pse ka ndonje iluzion per ate qe thote Rama ! Eshte plotesisht e vertete qe iniciatore dhe zbatuse e reformes ne drejtesi eshte vetem PS-ja. Pa tjeter qe te gjitha proceset e reformimit u asistuan nga USA . Te gjithe jemi deshmitare qe kur erdhi puna per ta votuar kete reforme ne parlament te gjitha partite opozitare ishin kunder. Ketu nder te tjera eshte merite e padiskutushme e USA qe me hire, apo pa hire i detyroi keto forca qe ta votonin kete reforme. Nese vertete nuk eshte merite e PS-s, madje pa frike mund te them,iniciative e z. Rama, perse kjo reforme nuk u krye kur ne sundim ishte Saliu ? Madje nevoja e reformes ne drejtesi, lindi si imperativ pas shporrjes se Saliut nga pushteti me voten plebishitare, i cili e deformpoi ne menyre te tmerreshme drejtesin e ketij vendi, me te vetmin qellim, qe ai ta sundonte kete vend deri ne diten e fundit te jetes.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje