Prognoza e zvarritjes politike për Sali Berishën!

12 Dhjetor 2023, 18:38Politika TEMA
Prognoza e zvarritjes politike për Sali Berishën!

Nga Ylli Pata

Siç pritej, kërkesa e SPAK për Sali Berishën do të vishej me legjenda konspirative, bomba tymyese mediatike, apo edhe kundërsulme me fuqi sa më të madhe artilerike në eter.

Por në fakt, kërkesa e prokurorisë speciale për të kaluar në një fazë tjetër marrëdhënie ligjore me të pandehurin Sali Berisha, është thjesht një protokoll i radhës.

SPAK, në hetimin ndaj Sali Berishës ka hapur një precedent, të cilën nuk e ka zbatuar përpara këtij rasti. Në të gjitha dosjet e mëparshme, prokurorët specialë kanë qenë drakonian në kërkesën e arrestit me burg për çdo njeri që akuzohej. Qoftë burrë, qoftë grua, qoftë për një arkë peshk, apo miliona euro. Me rastin e privatizimit të klubit Partizani, SPAK kërkoi masën e detyrimit të paraqitjes për Sali Berishën, ndërkoi që arrestoi Jam Arbër Malltezi me burg, masa e të cilit u zbut më pas nga Apeli i Posaçëm.

“Detytrim Paraqitje” është masa më e lehtë për çdo të akuzuar, ku i pandehuri, ka të gjitha mundësitë për të shijuar lirinë, përveç ndalimit për të dalë jashtë shtetit. Kjo masë përdoret shumë në Perëndim, kryesisht ndaj politikanëve apo ish-zyrtarëve të lartë të shtetit.

Por Sali Berisha nuk e ka respektuar fare këtë vendim gjykate, çka krejt normalisht mund të kishte edhe kërkesë tjetër për të vlerësuar siç Kodi Penal e parashikon, se ç’ndodh nëse nuk zbatohet një vendim gjykate.

Megjithatë, hapi më i pritshëm i radhës ishte që SPAK të bënte këtë që bëri sot. Ndryshe, jo thjesht do të lekundej besueshmëria dhe autoriteti i një institucioni të rëndësishëm në vend, por edhe precedent që krijohej do të minonte rrëzimin e mitit të pandëshkueshmërisë.

Sali Berisha, me fjalë të thjeshta, është shtetari i hetuar më butë se të gjithë drejtuesit e shtetit në 100 vjet shtet. Pasardhësit e Sali Berishës, ose janë vrarë, ose janë burgosur, duke përdorur mbi ta një paraburgim të tmerrshëm. Kështu ndodhi edhe pas rrëzimit të komunizmit, ku Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, apo edhe udhëheqësit e tjerë komunistë, u paraburgosën gjatë. Proceset ndaj tyre u zhvilluan pas 1 ose dy vitesh, ku me procedura të shkurtërta u dënuan siç dihet për “kafet e bllokut”. Të gjithë udhëheqësit e fundit të PPSH-së, i përballuan proceset pa zë, duke mos pasur asnjë mbrojtje politike, por një mallkim mediatik të pjesës më të madhe të mediave politike në vend. Ndërkaq, Fatos Nano, kur u arrestua në korrikun e vitit 1993, derisa ka dalë në process, ka qëndruar te 313-a, i izoluar pa asnjë kontakt me mjedisin e jashtëm, madje nuk mund të lexonte asnjë gazetë përveç librave të shenjtë që i kishte me procedurë drejtoria e burgut.

Sali Berisha, edhe pse kur erdhi në pushtet në vitin 1992 si President i Republikës premtoi një drejtësi të barabartë dhe europiane për të gjithë, nxiti dhe shtuy një gjueti shtrigash ndaj çdo njeri që mendonte ndryshe, apo do ta përdorte politikisht për të justifikuar se po ndëshkon të këqinjtë. Askush nuk pati një process të drejtë; këtu nuk hyjnë vetëm politikanët, por edhe biznesmenët e parë të mëdhenj të arrestuar për t’ju vënë gjoba nga pushtetarët e rinj.

Hetuesia apo paraburgimi i pushtetit postkomunist berishjan ka një vulë të tmerrshme: Remzi Hoxhën. i cili sipas të gjitha gjasave ka vdekur në “procedurat penale” të hetuesve të Gazidedes.

Duke ditur gjithçka ka si legacy dhe trashëgimi të pushtetit të tij në kuadrit të të drejtave, Sali Berisha nuk ka pranuar asnjëherë të përballet me ligjin. Të gjithë kundërshtarët e tij politikë e kanë bërë, madje edhe kanë vdekur në burg, në shenjë proteste duke ndaluar edhe ushqimin. Siç ndodhi me Shefqet Peçin më 22 tetor 1995.

Megjithatë, tani jemi në një kohë tjetër, kur me fuqinë e tij, Sali Berisha, po krijon edhe një precedent të ri të SPAK, i cili e nisi me masa drakoniane. Por sipas të gjitha gjasave, doktori nuk do të lërë gurë bashkë për të ndaluar, shtyrë, e vonuar procedurat e vendimit të Parlamentit për t’i dhënë leje SPAK për ta arrestuar.\

Ato që kemi para deri tani me flakadanë dhe zjarr në Parlament, duhet t’i shumëzojmë me 10 e 20. Kuvendi i Shqipërisë do të jetë në një provë nga më të rëndësishmet të funksionimit të tij. Por kjo është thjesht në aspektin juridik.

Pasi politikisht, kemi arritur në një fazë ku opozita jakobiniste e revolucionale në gjithë këto vite duke denoncuar e bërë prokurorin për këdo se mendon se është sipas tyre “hajdut”, “kriminel”, “narkotrafikant” etj, nuk përballon një proces normal penal ndaj një personi që ka qenë President dhe Kryeministër i vendit. Një proces, të cilët e përballojnë çdo shtetar madje edhe në detyrë, siç është sot Biden në SHBA, apo një mori e madhe shtetarësh në Europë.

Me këtë narrativë, çdo akuzë që do të dale nga goja e grupeve të gatshme mediatike të Berishës, do të squllen menjëherë sapo të arrijnë ajrin e freskët. Sado e fortë dhe tymuese të jetë ajo.

Sali Berisha ka një muaj që është i pandehur, e megjithatë flet, mban fjalime, aktivitete, djeg Parlamentin, akuzon dhe prokurorët kriminelë, e gjithçka shkon normalisht. Megjithatë, problem duket se nuk është rasti Partizani, por hapja në seri e dosjeve të tjera, të cilët më pas mund të kthehen jo vetëm në strapacim procedurial, por edhe pamundësi edhe fizike për të kundërsulmuar në terrenin e PR e propagandës. Ndaj, sipas të gjitha gjasave do të kemi zvarritje e sulme të forta në këtë çështje, për t’i detyruar prokurorët e SPAK që dosjet ndaj tij të mos i hapë në breshëri, por një nga një. Kaq e thjeshtë!

13 Komente

  1. I
    I babezitur per pasuri.

    Bllokmenet u denuan per kafe ne aspektin ekonomik kurse per cfare kishin bere me kete popull fukara duheshin te ishin ne burg gjithe jeten.Kurse edepsezin Sali i cili gjithe karrieren e tij ndertoj vetem fabriken e Zenit dhe ne ekonomin familjare e kaloj edhe Berluskonin dhe populli qe i shkon pas ferkon barkun per fitorje te reja.Merreni kafshen cojeni tek vendi dhe i lini vetem valixhen e drurit qe solli nga Vicidoli.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      Bravo! Shkrim i miire. Na kujtohet te gjitheve kur Sali Berisha denon te njerez ne menyren dragoniane,pa mare parasysh asnje ligj. Keshtu u denuan anetaret e byros politike,ne menyren me te temersheme,ne paraburgime,paparalajmerime,por policet e Saliut si ujqer u versulen mbi ta,i rrembyen naten dhe i çuan ne burg, Saliu nuk tha athere se duhet pyetur parlamenti. Po keshtu Fatos Nano,Remzi Hoxha, Shefqet Peçi qe vdiq ne burg se nuk i dhane per te ngrene. Sot,kur Saliut i erdhi uji te bytha,kerkon ligje dhe te pyetet parlamenti. Ky bastard nuk e ka kthyer kurre ndonjehere thiken nga vetja,por vetem ndaj te tjereve. Ky njeri eshte kanibald,vampir dhe e ka hak denimin kapital,me varje ne mes te Tiranes.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        AMIN, të varet!

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pensionisti i Porcelanit

        Perbindeshin e Vicidolit Salih Vuk Karaxhich Berishen e duam ne litar ne mes te pazarit!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spinoza

          Amerika ia hapi sytë shqiptarëve: Saliu - në bankën e të akuzuarve Lereni në arrest shtëpie të meditoj me marrëzitë e tij që të përqendrohet e ta shohë mirë me sytë e tij të ujkut se ç’është: SKAP , apo SPAK ? Edhe Don Kishotit këtë fund i dha Servantesi në fund të aventurave të tij. E izoluan me kusht që të mos lexonte kurrë libra me kalorës. Dhe Saliu të izolohet në burg që të mos i bëj më keq Shqipërisë dhe shqiptarëve. Çehrevrerosuri Sali ,ndryshe nga kokëkrisuri i fandaksur i Servantesit, ka bërë aventura të rrezikshme , sipërmarrje e ndërmarrje të rrezikshme. Me petkun e komunistit të konvertuar në demokrat, me thirrjet për t’i vënë shkelmin diktaturës, pas tij shkuan edhe shumë të ndershëm por kur panë turmat që shkatërronin të ekonominë të vënë me djersën dhe gjakun e popullit shqiptar dhe jo të byroistëve dhe shokëve të idealit të Saliut u distancuan. Populli i mençur e quajti kahun negativ që mori më pas lëvizja , lëvizje demo- shkatërrimtare nën udhëheqjen e rrumpallës shkatërruesit,Sali . Arsyetimi i popullit: “Se mirë me sistemin po me” urën ç’patën”? Me ekonominë ç’patën? Me fabrikat, uzinat, minierat, serat e komplekset moderne,me ushtrinë , etj që vende të tjera të lindjes i ruajtën si sytë e ballit se ishin ekonomi kombëtare, me to ç’patën ?!” Aventurat e mendjerrumpallës së tij e shkatërruan ekonominë tonë. S’mjafoi kjo por “ ç’la pushka e dogji zjarri” - zjarri i 97-ës, zjarri i Gërdecit, i 21 Janarit. E për çfarë mund të mbahet mend demo- shkatërruesi Sali? Për çfarë do shkruaj historia për të?! E thotë DASH: Minues i demokracisë në Shqipëri ! E thotë për ne më shumë se për vete. Atyre s’ka çfarë u bënë gjë. Ne na duhet të shpëtojmë nga “ Non Grata” ! Dhe çakenjtë pas tij lehin: jo ia ka bërë rregjimi, jo neodiktatura , jo SKAPi, jo SPAKU i i inkriminuar e përralla të tjera me Sali. Dhe Saliun e gënjen mendja se populli do ngrihet e ta shpëtojë nga lëngimi.” Heroin e tij të vrerosur “ që i bëri gropën Shqipërisë Me shembullin e tij ai i ka hapur rrugën e korrupsionit që ujqërit pas tij për vete dhe për atë zhvatën sa mundën ekonominë. Erdhi nga zjarri dhe shkatrriimi , po vazhdon me zjarrin me të cilin ka luajtur si ka dashur dhe mbase ka ardhur koha që në këtë zjarr të përvëlohet vetë. Në 90- të populli shkoi pas idealit : Shqipërinë si Europa, jo Shqipërinë pas Saliut që nuk i la gjë pa i bërë si komunisti i fundit me gjithë sllavo- komunistët pas vetes.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tetovari2

            Prandaj duhet dënuar me vdekje,jo me burg!

            Përgjigjjuni
          2. B
            Bejkush

            Këtë që shkatërroi shtetin, vodhi, dogji, grabiti, vrau e preu e trajtoni me pekule ju!??? KY duhet mbyllur në hale.

            Përgjigjjuni
            1. a
              ardit

              Vertet?! Kush valle?! Mos di gje kush kontrollon Temen?! Apo eshte " e pavarur"?! Lol.

              Përgjigjjuni
              1. "
                "BOHOTINA"

                Populli thote: "O njeri me mend, hidhe ne trupin tend, siç te dhemb, ashtu me dhemb"... Kurre nuk i ka shkuar nder mend kjo. Ky bajraktar, qe ne menyre te pa merituar, populli e coi ne piedestal e cfrytezoi per vete, familjen dhe bashkpuntoret servile e te pa skrupull...

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lezhjani ihershëm.

                  Ju lutem të gjithve boll me elozhe dhe tititambe .Mos HARONI SE DARXHA EKA BISHTIN MBRAPA DHE ATË PUNËN E KADIUT QË THOSHTE QË DHE KJO FAQE NUK THOTË ASGJË DHE NË FAQEN E FUNDIT I PAFAJSHËM. E THEM KËTË QË KA TIPA A .ZHEJË QË SA NUK QAU DHE TA BËJË HERO NGA KRIMINEL.JU LUTEM PRISNI DHE N.Q.S.I DONI TË MIRËN KËTIJ VËNDI PANVARËSISHT HIQINI NGA EKRANET.SIPAS ZHEJIT KRIMIN EKONOMIK EKA BËRË EDI DHE JO S.B.TË RROSH OZHEJ SE NA NRIÇON,ENA ...MBRON NGA E KEQIA SE GJERMANIN KA IKUR.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vranakonti

                    Spinoza,bravo. Shume bukur.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Argita

                      Pata. Mos u shqetëso për miratimin në kuvend të kërkesës së SPAK-ut, sepse po vazhduan flakadanët, ka dhe votim online.

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        raul

                        Duhet te shperthejne fishekzjarret ne gjithe Shqiperine naten qe do arrestohet perbindeshi i vicidolit , njeriu me i urryer i planetit per shqiptaret gjate gjithe ekzistences si komb, me i urryer se Hamza Kadtrioti, se Esat Toptani, se Ahmet Zogu, se Xhafer Deva, se Haxhi Qamili, se Beleri krimineli, se Sllobodani . Historia e tij 32 vjecare ka aq shume krime sa nuk do ti dale jeta qe i ka mbetur per te dhene llogari e per te shlyer krimet ndaj , Remzi Hoxhes, Trebickes, fajdet 97, 4000 te vrare ne luften civile 97, shpartallimi i ushtrise 97, gerdeci me 26 te vrare, nafta per ushtrine e Sllobodanit, kompleksi i Partizanit i vjedhur, shitja per skrap e Tecit te Fierit, privatizimi i hidrocentraleve , shitja e detit, dhe vrasja para deres se zyres e 4 civileve me 21 janar, te pafajshem e sa e sa vepra te tjera, po vila gjigande 4 here me e madhe se e Enver Hoxhes ne Lalez, 17 kulla tek kompleksi partizani,,,,,,

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje