Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Greqia kërcënon me veto Shqipërinë për Belerin

13 Dhjetor 2023, 09:06Politika TEMA
Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Greqia

Do të zhvillohet sot në Bruksel(13 dhjetor) samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor, ku do të diskutohet për integrimin e vendit.

Nga 27 vendet e BE-së, Greqia është i vetmi shtet që nuk ka firmosur dokumentin e përbashkët për hapjen e pesë kapitujve themelorë të negociatave, duke kërkuar fillimisht betimin e Fredi Belerit si kryetar bashkie të Himarës.


Por GJKKO në një vendim të marrë këtë të hënë (11 dhjetor) hodhi poshtë kërkesën e Belerit për t’i dhënë leje që të Betetohej, duke e konsideruar të pabazuar në ligj. 

Gazeta greke Kathimerini, duke cituar burime diplomatike nga Brukseli thotë se "kanë konfirmuar lëvizjet e pritshme të qeverisë së Athinës, e cila nuk do të dakordësohet në vijimin e progresit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit".

Ndërkohë Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka qenë i qartë gjatë me Greqinë duke i thënë se nuk duhet të krijojë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe. 


Nga ana tjetër kryeministri Rama që do marrë pjesë në samtin e Brukselit gjatë kongresit të PS tha se qëndrimi i Shqipërisë për çështjen Beleri nuk do të ndryshojë, as para e as pas takimit të 13 dhjetorit.

1 Komente

  1. g
    gazekari

    Gjykata hedh poshte kerkesen e Belerit te .......Betetohej ....mos doni te thoni te Betonohej ??? hahahahahhaahahahhahaha pastaj perse fjala eshte me germa shtypi ????? Jepi Ymer Bazja me keta kopuket qe ke mbledhur pereth ....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje