“Ndoshta dhe vetë Rama”- Mërtiri: Dikush i dha garanci Berishës të dilte kundër SPAK

12 Dhjetor 2023, 21:00Politika TEMA
“Ndoshta dhe vetë Rama”- Mërtiri: Dikush i dha garanci

Sociologu Ergys Mërtiri është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha po shkon në ‘arrest shtëpie’ me këmbët e veta.

Komentet Mërtiri i bëri në një lidhje për “Euronews Albania”, ku tha se dyshonte se dikush (ndoshta edhe vetë Rama) i ka dhënë garanci Berishës që të dilte kundër SPAK.

Ai tha gjithashtu se një opsion tjetër është që Berisha ka humbur sensin e realitetit dhe mendon se përmes fishekzjarrëve në Parlament do të detyrojë drejtësinë që të ndërmarrë masa shtesë kundër tij.

“Berisha shkoi me këmbët e veta në arrest shtëpie. Kjo më duket se ka humbur gjykimin e kthjellët që do të thotë të shkojë në vetëvrasje me këmbët e veta.

Unë këtë mendoj, mendoj se ka dy shpjegime, ose dikush i ka dhënë garanci që të mos paraqitet në Prokurori sepse nuk do të marrin masë tjetër, ndoshta influenca brenda SPAK, ose Rama vetë.

Ose Berisha ka humbur sensin e realitetit, mendon se është i paprekshëm akoma. Mendon se përmes zjarrit në Parlament, do i detyrojë organet gjyqësore që të mos marrin masa të tjera ndaj tij”, tha Mërtiri.

4 Komente

  1. A
    Aron

    Ky Mertiri eshte nje idiot qe shkon sa andej ketej. Tani eshte me Bashen, mbase lepin ndonje kocke andej.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noci

      Berisha ka arritur nje moshe relativisht ku gjykimi dobesohet dhe ecen me mendimet e viteve ku njerezit nuk do te lejonin prekjen e tij.Por kohet kane ndryshuar,ata njerez kane familje,dikush ka ikur,eshte vrare se ata kane shkuar pas tij,shkurt nuk i behet vone me kujt per Berishen,prandaj te ule koken e te zbatoje vendimet e gjykatave si çdo qytetar

      Përgjigjjuni
      1. k
        kola

        Rama i paska dhene garanci, E ç'na kënaqen keto personalitete.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shpend

          Mertiri qenka nje koqe gomari , qe nuk e ka shokun. Ky vazhdon ne linjen e atij ish deputetit konspiracionist Çako , qe tallet Manushi ne Top Canal cdo te diele. Nuk e di se ku i gjejne keto histori , qe edhe nje njeri me te meta mendore nuk nuk mund ti enderoje . Sic duket , eshte momenti per te lepire ndonje kocke , si dikur gjithollogu Gjekmarkaj .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje