Berisha kërkon protesta që të mos e arrestojnë, Bardhi dhe... Flamur Noka i dalin kundër

13 Dhjetor 2023, 09:45Politika TEMA
Berisha kërkon protesta që të mos e arrestojnë, Bardhi

Sali Berisha ka kërkuar në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, që dita e seancës plenare, e kësaj te enjteje, të jetë ditë proteste. Sipas tij, duhet arritur një pikë kulmore e aksionit opozitar, duke thirrur mbështetësit e opozitës përpara parlamentit.

Sakaq, për ish-kryeministrin kjo do të duhet të bëhet për shkak se Partia Socialiste ka lajmëruar votimin e ndryshimeve pa konsensusin e opozitës të rregullores së Parlamentit, ku tashmë deputetët e opozitës, mund të përjashtohen deri në 2 muaj.

Por kjo ide e Berishës, është kundërshtuar nga Gazment Bardhi, i cili sipas burimeve të News24, ka deklamuar se nuk ka arritur ende koha për të thirrur qytetarët në protestë, pasi do të duhet ende që këtë betejë ta përballojnë deputetët, dhe se është thënë publikisht se deputetet duhet të sakrifikojnë për të drejtat e tyre të shkelura kushtetuese.

“Çdo protestë qytetare në këtë moment do të keqinterpretohet nga opinioni publik dhe se nuk mund të konfondohen betejat e opozitës me akte momentale. Strategjia e opozitës nuk duhet të ndikohet nga ngjarje rastësore”, mësohet të jetë shprehur Bardhi.

Surprize ka qene edhe reagimi i një nder deputetëve më mbështetës të Sali Berishës, që prej nisjes së aksionit të tij të Foltores, Flamur Noka, i cili ka dalë në krah të Gazment Bardhit, duke argumentuar, se një protestë e tillë, nuk mund të zhvillohet në këtë moment.

“Kemi deklaruar që betejën do ta përballojnë fillimisht deputetët, përpara se t’i kërkojmë sakrificë mbështetësve”, mësohet të jetë shprehur ai.

Ndërsa Berisha ka theksuar se nëse nuk do të zhvillohet një protestë këtë të enjte, ajo nuk mund të zhvillohet pas kësaj jave, pasi do të përkoje me momentin, kur atij do t’i hiqet mandati dhe kjo do të konsiderohet si një proteste për hallin e tij personal.

Në fund të mbledhjes Berisha iu bind argumenteve të Bardhit dhe Nokës për të mos zhvilluar një protestë të enjten e seancës plenare.

 

7 Komente

  1. s
    shelegure

    Ate qe ben koha ,nuk e ben dot kurkush, prandaj bindju drejtesise se mbaroi koha tende ika then i meçmi me mire von se kure ,boll e shkaterov kete vent.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Svetllana

      Gaz Bardhi dhe Flamur Noka jane e ardhmja e Partise Demokratike, qe do ta kthejne Ballkanin ne shtepi te pellazgeve, grekerve dhe ilireve te sllavizuar, sic ka qene ne shekuj.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demokrati idealist

        Njeri i bie gozhdës tjetri patkoit,kështu është katandisur partia e foltores së sali MALOKUT.

        Përgjigjjuni
        1. U
          UÇK

          Berisha nga shqiptaret nuk duhet te perkrahet per hajnit vrasjet dhe krimet qe ua ka bërë

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hoxhe

            Sa gjynah, s’ do ja shikojme cdo dite futyren Sylockes boll na I ka shpallur djalli me brire

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cubi

              Po nuk na beri protest na ngelet hatri shummmmmm shum. Jena shum ne merak spo rrim dot pa protesta. Po ky i rrjedhuri me cfar do i bej protestat me hunj gardhi se njerez per protest nuk ka i kemi par nga 10 vjet. Tani ben mir te shkoj atje ku e kerkojn,te lus zotin qe ska mosh per pas hekurave,por te rrefehet te pakten.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shaka e bukur kjo !

                Shakaja e ditës , Noka dhe Bardhi paskan kundërshtuar Berishën , po këta të dy as shurën nuk bëjnë dot pa lejën e Tij , po ç’të thonë kur kanë 10 vjet që deklarojnë se rregjimi i narkoshtetit i ka ditët e numuruara dhe në vend numuro , duke na treguar kështu që , Foltorja është parti e mendimit të lirë dhe vendimet meren në mënyrë “KOLEGJIALE” .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje