Arlind Qori: Sali Berisha e përdor Sorosin si justifikim për dështimet e tij politike

8 Maj 2025, 13:45Politika TEMA
Arlind Qori: Sali Berisha e përdor Sorosin si justifikim për

Kryetari i "Lëvizjes Bashkë", Arlind Qori në një intervistë të podkastit “N’xhiro me Syçin”, ka ofruar një kritikë të ashpër ndaj Sali Berishës dhe ndikimeve të jashtme, duke theksuar se ish-kryeministri shqiptar përdor figura si George Soros për të mbuluar mangësitë e politikës së tij.

“Sali Berisha është një njeri që përdor ‘dorën e largët’ për të justifikuar gabimet dhe dështimet e tij”, tha Qori.

Përsa i përket ndikimit të Sorosit në Shqipëri, Qori e cilësoi atë si një oligark të fuqishëm, por që “ndikimi i tij nuk është gjithmonë në favor të interesit të përgjithshëm”.

Ai gjithashtu kritikoi heshtjen e Berishës për disa çështje të rëndësishme, duke e akuzuar për përdorim të politikave që shërbejnë vetëm për interesat e ngushta të pushtetit.

"Politikanët tanë duhet të pranojnë përgjegjësitë dhe të mos fshehin pas ndikimeve të jashtme," përfundoi Qori, duke u bërë thirrje për një analizë më të thellë dhe transparente të situatës politike në Shqipëri.

1 Komente

  1. S
    Skraparliu

    O. SYCE A KA FOLUR NDONJERI NGA PARTITE E VOGLA NE PODKASTIN TENDE PER LOBIMIN 6 MILJOM DOLLARE,PSE KANE FRIKE AKOMA KUR BERISHA SIC THONE KETA TRIMAT NUK ESHTE I PARI,PO TA KISHTE BERE RAMA DO MBLIDHESHIN TE GJITHE TE KRYEMINISTRA DHE CFARE NUK DO TE THOSHIN KURSE PER SALEN NUK E ZENE DOTE NE GOJE JU SHPETONE SHURRA O SYC PO JANE SHUME LEKE O SYC,PO JANE DJERSA DHE GJAKU JONE.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje