Spiropali përshëndet vendimin për mbajtjen e konferencës së pestë ndërqeveritare BE-Shqipëri: Hap historik i rrugëtimit të shpejtë të Shqipërisë drejt familjes europiane

8 Maj 2025, 13:40Politika TEMA
Spiropali përshëndet vendimin për mbajtjen e konferencës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për mbajtjen e konferencës së pestë ndërqeveritare BE–Shqipëri, e cila do të zhvillohet më 22 maj në Bruksel.

“Konferenca e Pestë Ndërqeveritare BE-Shqipëri do të mbahet në 22 Maj, në Bruksel.

8 kapituj të rinj po u shtohen 16 kapitujve të hapur më parë të negociatave.

Ky është qëndrimi i përbashkët për Shqipërinë, miratuar nga Këshilli i Bashkimit Europian.

Një hap i vendosur, i rëndësishëm dhe historik drejt rrugëtimit të shpejtë të Shqipërisë drejt familjes tonë europiane.

Rikonfirmim nga Brukseli i progresit të reformave për zhvillimin, demokratizimin dhe modernizimin e vendit.

Ylli i Shqipërisë drejt yjeve të Europës”, shkruan Spiropali.

1 Komente

  1. t
    turceli harem

    E paske te ngjeshur repertorin e cingijes, spiropali, deri ne ngjirje, dirigjuar nga shallvareziu i surrelit.Nga gropa tek europa.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje