
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dënuar aktin e shitblejes së votës nga ana e kandidatit të dyshes Berisha-Meta në Himarë. Në një intervistë për Top News, Veliaj tha se qartazi sa herë ka histori me shitblerje votash, lidhet gjithmonë me PD-në ose me LSI-në.
“E kam ndjekur lajmin në qytetin e Himarës, siç kam ndjekur edhe lajmin te Fresku, ku ishin zyrtarët e ish LSI-së ata që po merreshin me këtë punë. Unë kam përshtypjen se automatikisht, sa herë dëgjon raste të tilla, ti e di gjithmonë që lidhet o me PD-në, o me LSI-në. Pyetja për shumë njerez, ndoshta naïve, është: “Si nuk iu mbarojnë paratë? Kanë kaq vite në opozitë dhe vazhdojnë e blejnë vota?! Qartazi mendojnë se mbështetja publike, dashuria e popullit blihet dhe nuk e kuptojnë se ndoshta, për të qenë një forcë e besueshme duhet të punosh, të tregosh se ke disa rezultate. Tirana ka treguar se i shpërblen ata që punojnë, i shpërblen ata që thonë të vërtetën”, deklaroi Veliaj.
Veliaj, që është dhe drejtues politik i qarkut, u shpreh se akoma më e rëndë është shitblerja e kombit, duke bërë deklarata për helenizim të tokave shqiptare. “Në qoftë se i referohemi rastit të Himarës, dua të theksoj diçka, që ajo që është e rëndë në Himarë nuk është shitblerja e votës, sepse është po aq e rëndë ajo e Himarës me këtë të Freskut, apo raste të tjera, ku kemi pasur fenomene të tilla. Gjëja më e rëndë është që personi që angazhohet, ka bërë akte, për mendimin tim, akoma dhe më të dënueshme, edhe pse shitblerja e votës është absolutisht e dënueshme dhe duhet të mbajë përgjegjësi secili, por akt akoma dhe më i dënueshëm është shitblerja e kombit, shitblerja e vendit, fakti që ti thua që një tokë shqiptare do ta helenizosh, apo do bësh gjëra të kësaj natyre. Ndaj në kategorinë e shitblerjeve, në kategorinë e krimeve, jo çdo krim është në të njëjtin nivel. Krimi i shitblerjes së vendit është më i rëndë sesa vetëm i votës. Ndaj, unë besoj se gjëja më e rëndë në pyetjen e parë që ju bëtë, nuk është shitblerja e votës, është shitblerja e atdheut”, theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës.
Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se Tirana tipikisht shpërblen në votime ata që punojnë dhe jo ata kandidatë që thonë gjëra të paarsyeshme, vetëm për të gënjyer për vota. “Nuk besoj se ka njeri iluzione që në Tiranë këto parti, PD dhe LSI, mund të blejnë vota dhe të ndryshojnë rezultatet. Tirana është një realitet shumë, shumë i madh, por edhe një realitet që ka një inerci. Tirana tipikisht shpërblen në votime ata që punojnë, ata që janë më këmbë në tokë, ata që nuk thonë apo nuk bëjnë petulla me ujë dhe nuk thonë gjëra komplet të paarsyeshme, vetëm për të gënjyer për vota. Në Tiranë, gjithmonë e më pak, shohim fenomene të tilla. Jam krenar për Tiranën sepse tregon që qytetaria dhe niveli i civilizimit në Tiranë është i tillë që as nuk i qas personazhe të kësaj natyre. Për ne situata të tilla në Tiranë janë përralla nga e kaluara sepse besoj se dinjiteti me të cilin sillen qytetarët e Tiranës është mbresëlënës dhe jam krenar për këtë”, tha Veliaj.
Nese Beleri ka shitur kombin, pse KQZ e lejoi te kandidoje ne Himare?! Arrestoni edhe burrin e kurves!
Deri ku arrin Injoranca (Arriva Ignorante)! Arnautia zoti Veli turku eshte e shitur dhe e blere nga Turqia sado te perpiqeni te Nderoni nje "Fe" e ardhur me Pushtim. Kombi dhe Emri eshte I Shenjte o Veli Turku. Ata qe duan te Identifikohen me Pirron,Aleksandrin e Madh,Perandorin Ilyre Megas Kostantinos,Jeorgios Kastriotis duhet te ndajne Shapin nga Sheqeri me keta funderina qe po na marrin ne qafe me prezencen Turke. Kush eshte i Ndershem dhe Patriote e ka per Nder (Honor) qe eshte Helene ne vorio Epirin e Kastriotit. Periudha Helenistike historikisht eshte pjese e Kombit Epirote o te Degjeneruar (de-generation) qe eshte Krenari per ata qe nuk u turqizuan dhe jane Akoma Pakice (ankora Poco). Helenizmi eshte Pjese e Kombit Greko-Ilyre me Theatro,Agora,Mithollogji,Istori (Histori "shqip"),Topo-Onomatos (toponime) Greke te ndtyshuara nga you o Veli. Per Helenizmin eshte Krenare e gjithe Bota. You jini Turpi i ketij Pashalleku te krijuar nga Fuqite e Medha per Interesat e tyre Percarese dhe Sunduese. Kush you jep te "Drejten" youve Arnauteve dhe bij te Vezireve,Pashallareve,Bejlereve te Persekutoni akoma (Persecution ancora) dhe mos ta njihni Kombesine e tyre Greke? Politika e Arnautise thote qe Himara dhe dhjetra Fshatra me Identitet dhe Gjuhe Greke thote qe "Nuk eshre zone minoritare"! Nga kush?Nga you te turqizuarit qe perpiqeni ti ndryshoni Emrat cdo 50 vjet?
Faji eshte I Berishes qe vuri Belerin...sa per blerjet e votes tuajet nuk ka kush I jap o Erjon...ju I blini me leje ndertimi, vende pune etj..por dhe leke te thate...ne Diber a ishit ju?
Problemi i Fredit eshte sajese. A ka njeri qe blen vota me favore eshte Veliaj. Por c'fare te besh kur Drejtesia eshte nen hyqmin e PS . Mbaheni mend qe Fredi do dali fitues ne Himare.