Analisti Martin Leka foli lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
"SPAK duhet ta argumentojë me prova dhe fakte dhe ti lëmë akuzat e tjera. Vetëm kjo do e vinte SPAK para një prove të vështirë dhe mazhorancën, prova është nëse 800 mijë vota do ti ruajë Rama nëse SPAK provon të kundërtën", tha Leka në Report TV.
SPAK, vijon Leka duhet të vërtetojë akuzat ndaj Veliajt, pasi përndryshe po vepron me dy standarde.
"Ose SPAK duhet të vërtetojë me prova, por jo me prova që i nxjerr me fletushka për publikun në mënyrë jo ligjore. Të informohet publiku për provat që ekzistojnë. Dhe nëse është e vërtetë, Edi Rama ta mendojë mirë dhe të harrojë 800 mijë vota që kërkon. Nëse nuk provohet është rënia e SPAK dhe Edi Rama do ti ketë 800 mijë vota. Prova që SPAK luan me dy standarde", shtoi ai.
Së fundmi, sa i takon qëndrimeve të Ramës ndaj SPAK, Leka shikon analogji me qëndrimet e Trump ndaj organizatave të ndryshme botërore.
"Rama nuk duhet të bëhet si presidenti Trump, që në mëngjes thotë do dalë nga kjo organizatë dhe pastaj e moderon deklaratën e vet. Këto janë deklarata pak emocionale, për shkak të rëndësisë që ka arrestimi.
SPAK ka ndërhyrë në zgjedhje. U arrestua kryetari i bashkisë 3 muaj para zgjedhjeve. Lufta se kujt është SPAK, është një luftë që duhet të qartësohet dhe na vjen mirë që SPAK anatemohet nga të dy krahët e politikës. Por të dy krahët e politikës duhet ta mbështesin SPAK", tha Leka.
Spak rrefeu se eshte nje bordello me te cilen fshin bythen Argita
Per te provuar integritetin e tij se nje organ legjitim dhe i pavarur SPAK duhet te nxjerri provat per te justifikuar veprimet e ndermara se deri tani kemi shume ngjarje e krime te pazgjidhura me te renda se fustanet e nuses se Veliajt, sic eshte Geredeci qe u mori jeten 36 personave te pafajshem dhe shkaterroi nje fshat te ter, 21 Janari ku ne mes te dites ne bulevard u vran 4 njerez te pafajshem, shitja e detit, afaret korruptive me Fazlliqin, Piramidat e Sudes, Rruga e Kombit, Floriri i Likes me Sahalen, vrasjet e nxitura te 1997-1998 e shume afare te tjera korruptive... Prandaj per te fituar besimin e popullit SPAK-u duhet te distancohet nga keto veprime te njeanshme... Nqs vertet ky palo prokuror ka vertet konflikt interesi dhe perdor pushtetin per te nxjerr inatet kundra Veliajt atehere edhe Dumani duhet te mbaj pergjegjesi per punonjsit e tij te korruptuar. Kjo afare duhet te zbardhet sa me shpejt perndryshe besimi i popullit tek SPA to te zbehet.
ti zoti martin leka duhet te gezosh sepse je me saliun , dhe ate saliu e ka arrestuar gjykata prokuroria varren nga saliu