Rama: Nëse SPAK dhe GJKKO dështojnë, dështimi i madh i Shqipërisë! S’e neglizhojmë që në emër të antikorrupsionit të goditet demokracia

12 Shkurt 2025, 12:25Politika TEMA
Rama: Nëse SPAK dhe GJKKO dështojnë, dështimi i madh i

Kryeministri Edi Rama shkruan se drejtësia e re do të ketë mbështetjen e Partisë Socialiste, por thotë se nëse SPAK dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarura jo vetëm ka dështuar ai vetë personalisht që i ka hyrë detit në këmbë, por edhe Shqipëria.

Në një reagim në platformën X, Rama shkruan se institucionet e reja janë gurë themeli për një kthesë shumë të fortë historike dhe tanimë që pavarësia e tyre është 100 përqind e provuar.

Reagimi i plotë: 

Që të jemi të qartë fare:

Nëse SPAKU dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarur, duke garantuar njëkohësisht standartet demokratike, ky nuk do të ishte thjesht dështimi ynë, i Partisë Socialiste dhe i imi personalisht, që i kemi hyrë këtij deti në këmbë me gatishmërinë që të marrim edhe të gjitha kostot morale e politike, bashkë me baltën e kënetës politiko-mediatike. Ky do të ishte dështimi i madh i Shqipërisë, i cili do t’u jepte “të drejtë” të gjithë atyre që qysh prej 1912 e deri kur ne, Partia Socialiste, nisëm Reformën në Drejtësi, nuk i hynë kurrë, asnjëherë, këtij deti në këmbë dhe nuk i dhanë kurrë pavarësi drejtësisë.

Këto institucione të reja janë gurë themeli për një kthesë shumë të fortë historike dhe tanimë që pavarësia e tyre është 100% e provuar - vetëm idiotët noterikë të Shvejkut dhe ligësirat me dy këmbë të kënetës opozitare mund të thonë akoma që i kontrollojmë ne - është detyra jonë të mos lejojmë që shkelja e standarteve dhe abuzimet individuale brenda tyre me pavarësinë, t’i marrin si lumi këta gurë themeltarë, duke e abortuar misionin historik të luftës kundër korrupsionit.

Po ashtu, është detyra jonë, që t’i çojmë në esfelt më 11 maj ata që duan të shkrijnë SPAK-un dhe të hedhin në lumë foshnjën bashkë me ujin e pistë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim pa asnjë lëkundje SPAKUN dhe GJKKO, por do të përdorim dritën e diellit për të ndarë edhe me publikun të gjitha problematikat shqetësuese apo çdo rast kur dikush në SPAK apo GJKKO, shpërdoron detyrën dhe besimin e popullit, duke na kthyer në kohët e zeza të metodave të Sigurimit të Shtetit e të dënimeve pa gjyqe apo me brohoritje popullore.

Kush ka bërë e bën korrupsion duhet të dridhet nga drejtësia, kush bën punën e tij nuk duhet të trembet nga gabimet në punë dhe askush s’duhet të guxojë ta trajtojë si fajtor, t’i bëjë presion, t’i marrë peng celularin e kështu me radhë apo ta marrë peng edhe atë vetë duke i vënë në kokë kapuçin me mbishkrimin magjik “shpërdorim detyre”.

Të akuzosh është kollaj, të provosh është vështirë, prandaj edhe prokurorët e gjykatësit specialë paguhen sa askush në këtë republikë dhe institucionet e tyre mbështeten si asnjë nga kjo qeveri. Që të provojnë, jo që thjesht të akuzojnë.

SPAKU na ka treguar se i ka forcat që dinë ta hetojnë e ta ekspozojnë korrupsionin dhe ne do të jemi gjithnjë mbështetës pikërisht për këtë, por historia na ka treguar se rreziku që në emër të antikorrupsionit të goditet jo korrupsioni, po demokracia, shteti, ekonomia, nuk duhet neglizhuar kurrë. Dhe ne nuk do ta neglizhojmë. Kaq di unë. Të tjerat i di këneta politiko-mediatike dhe ju duhet vetëm të zgjidhni, o me drejtësinë dhe demokracinë o me kënetën dhe pa drejtësinë.

10 Komente

  1. S
    Shpartalloje Spakun si Trump o Ed Rama

    Drejtesia e re ka deshtuar plotesisht Edo. Fillo qe sot pergatitjen e nje drejtesie te re te pergjitheshme. Jepe perkohesish si fillim drejtesine me koncesion Italise qe te pastroje fillimisht dhe konfiskoje pronat e gjyqtareve dhe prokuroreve te korruptuar. Populli pret edhe nje vit, vetem pastroje 100 drejesine. Konsultohu me Melonin, Makronin, Angline dhe jepi perpara, mos e ler Shqiperine ne doren e Saliut kriminel qe do ta ktheje Shqiperine ne epoken e Gurit.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hana

      SPAK -ne gjunje perpara Argita Berisha Malltezit. Fazlliçi dhe roli i Argitës Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi, ka ndërhyrë në institucionet shtetërore për miratimin e lejes së ndërtimit të një parku energjetik në tokat që kishte blerë pak kohë më parë miku i familjes, Damir Fazlliç. Në e-mailet konfidenciale të Argita Malltezit dhe shtetasit arab Zafar Ansar për shitjen e tokave të Damir Fazlliç është diskutuar edhe ndërhyrja e saj në disa institucione. Madje, ka qenë vetë vajza e ish-kryeministrit ajo që ka premtuar të ndërhyjë në Koorporatën Energjetike Shqiptare për të marrë lejen prej saj. Më pas janë marrë edhe lejet nga Ministria e Energjetikës, Këshilli i Ministrave dhe së fundmi, KRT-ja e Durrësit. Të gjitha këto institucione kanë varësi direkte ose lidhje të afërta me Sali Berishën. Edhe pse vajza e ish-kryeministrit Berisha pretendon që është një avokate që nuk ka lidhje me punën e të atit, të gjitha këto vendime janë në shkelje të hapur dhe në konflikt me detyrën e të atit. Madje për të rregulluar takim me drejtorin e KESH vajza e kryeministrit kërkonte 800 euro. Këto afera ndodhen në dosjen e britanikëve dhe amerikanëve. Ishin pikërisht aferat me Fazlliç që detyruan britanikët të shpallnin “non grata” Sali Berishën.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rama exhte kryetar i drejtesise se deshtuar

        Populli ne protesta kunder Qeverise nese paguhet Spak nga taksat tona. Rama e Zeni ta paguajne Spakun me pasurite e tyre te teperta. SPAK nuk eshte i popullit. Me mire te ndertohet drejtesia me para droge se korrupsioni politikanesh e gjyqtaresh. Kot flet Rama, duhet ta kishte pezulluar dje Spakun me nje ligj te vecante me nje nen qe PS duhet ta kishte miratuar dje. Po nuk kemi qeveri trime, jemi vertet te humbur. Nuk na duhet BE nese del kunder popullit tone. Larg BE nese ajo mbron Soakun. Te dale ku te doje, populli do fitoje edhe pa BE.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Vala

        Ne kete deshtim ka pjesen e vet qeverria qe vetem beri sehir e nuk I mbajti qente te lidhur.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juristi.

          Zoti Rama, i trajton drejte problemet, por raporti i drejtesise nuk duhet te trajtohet vetem per pesona te vecante. Zoti Rama, ose parlamenti, duhet te marri ne shqyrtim dhe problemet e tjera te drejtesise. Sidomos gjendjen ne gjykatat civile, sidomos ne gjykatat e shkalles se pare por dhe me tej. Ceshtjet civile jane bere problem i madh. Gjykatat nje ceshtje civile, e cojne me vite gjykimin ne shkalle te pare. Sot fillon nje ceshtje, dhe seancat e radhes caktohen pas nje periudhe te pakten pas dy muajsh, mos me thone dhe pas 6 muajsh. Eshte rast i rralle qe ceshtja te mbaroje brenda nje viti. Nuk e dije si kontrollohen gjykatat, por duhet vene barrierre ligjore per nje afat gjykimi. Jo te zgjase pa mbarim. Dihet se shume rralle ka deshmitare qe pyeten ne ceshtje civile. Shumica e gjykimit, behet mbi bazen e dokumentave. Ky problem duhet te zgjidhet, se reforma ne drejtesise, nuk eshte vetem per SPAKUN, dhe Gjykaten e Posacme.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rama eshte krijuesi i kesaj drejtesie te deshtuar

            Jorist, akoma beson se mund te kete drejtesi me Ramen?!

            Përgjigjjuni
          2. S
            Shqiperia eshte e vdekur me drejtesine aktuale

            Spaku ka lindur i deshtuar ore Ed mavria. Vertet prisje ti drejtesi te re me prokurore te vjeter te korruptuar qe ne vend te gjakut shqiptar kane shurren e Sali kriminelit? Nese po, largohu menjehere nga Qeveria! PS te therrase popullin ne koncerte madheshtore ne cdo rreth qe me kenge e valle te zbojme Spakun. PS te beje nje ligj urgjent qe konfiskon cdo pasuri te pajustifikuar te prokuroreve dhe gjykatesve. Rama, kerkoi Trumpit qe te gjithe punonjesit e FBI qe po dalin teper se fundi, ti marrim ne Shqiperi te mbarojme urgjent hetimet e pasurive te drejtesise se korruptuar. Populli pa buke do rrije e dakord do jete te paguaje per nje vit 500 hetues financiare nga FBI. Ne emer te popullit Edo kerkoja kete nder Presidentit Trump. Eshte mbushur Shqiperia me gjykates te korruptuar thuaj.

            Përgjigjjuni
            1. P
              PS e la popullin ne balte

              Shqiptaret te organizojne nje peticion per ti kerkuar direkt Presitentit Trump te na shpetoje nga kjo drejtesi e korruptuar ne gjen! Kete te organizojne ato partite e reja, mos grinden me tyre. Ti kerkojne z.Trump nje drejtesi ku vetem gjyqtaret jetojne ne lluks duke pire gjakun e popullit si shushunja. Presidenti Trump do te na ndihmoje. Ndryshe na mbetet vetem ti drejtohemi z.Putin te na pastroje drejtesine hajdute. Dhe ne fund na mbetet te dalim ne protesta deri sa te mbarojne hajdutet e drejtesise ose ne populli. Rama mashtroi vehten dhe popullin. Nuk kupton akoma Rama se para BE populli do drejtesine e oaster, te tjerat populli i nderton edhe vete ne Evropa nuk na do. Rama mos harroje se ate dhe Bdrishen populli nuk do ti lejoje te kene varre ne Shqiperi.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tahip Erdogani

                Diten qe kujtuat se SPAK-u ishte i pagabueshem, gatuat deshtimin e tij! njerez jane dhe ata prokuroret, kane shoke, miq, interesa, inate, favore, skelete ne sirtar. Nese ata nuk kane frike askend, gjithkush do kete frike nga ata. Kjo eshte baza e cdo diktature, pushteti i cili nuk i jep llogari askujt!

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rama, Trump eshte me ne, shko takoje!

                  BE dhe Usa te ndihmoje Shqiperine me hetues e gjyqtare. Ne populli jemi gati te zgjedhim nje Qeveri qe do paguaje sado te kushtoje nje armate hetuesish e gjyqtaresh te huaj per nje priudhe derisa te rinjte tane te studiojne e kualifikojen per prokurore e gjykates ne Usa dhe BE. Ndryshe nuk ka. Nderkohe detyra jone ketu ne Tirane eshte te krijojme deokracine nga fillimi pa berishizmin, por dhe pa Ed Ramen nese ai nuk e fut vendin ne nje proces te vertete te berjes se shtetit nga fillimi. BE pret, nese jo, pune e madhe, po te kemi shtetin tone te vertet si Zvicra, nuk na duhet as BE. Me Trump ne mbeshtetje, Rama mund ta filloje kete transformim rrenjeser. Shko tek Trump e lutju ne emer te popullit Ed Rama. Jo Sazanin por tere Shqiperine verja Amerikes ne dispozicion, vetem te na beje shtet modern funksional.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje