Arsyet e rikthimit të fabulës për “luftë finale” me Edi Ramën

5 Shtator 2022, 18:28Politika TEMA

Arsyet e  rikthimit të fabulës për “luftë

Nga Ylli Pata

Është rikthyer sërish këto ditë nga mbështetësit mediatikë të Berishës dhe Metës, e ashtuquajtura teoremë e “luftës finale”.

Një term i nxjerrë nga refreni i “Internacionales”, që e konsideron këtë luftë finale si “vendimtaren mbi dhe”. Po ka kohë që për “botën e re” i kanë rënë për shkurt dhe madje komunistët më të zellshëm të Kinës ose janë bërë kapitalistë, ose hanë e pinë me ta, si këta “radikal chic”-ët tanë në resortin e Irfanit, pishina e të cilit ja ka kaluar edhe “bella ciao”-s si refren i muzikës së fundjavës që shkoi.

“Tani nuk ka ku shkon më. Rama ka prekur fundin”, thonë pak a shumë =bështetësit e Sali berishës dhe Ilir Metës, pra nuk ka rrugë tjetër veçse përplasjes, apokalipsit, ditës së kiametit, ku siç thotë libri i shenjtë, do të zhduken gjithçka; bimë dhe specie shtazore bashku me njerëzit. Yjet do të shuhen e dielli do të pushojë së ngrohuri. Siç thotë edhe profesor Fuga: s’ka më qofte te daja, as bukë me sallam, po vetëm marmallatë, natyrisht jo prej fiku apo prevede kumbulle.

E gjithë kjo përpjekje për të sjellë armagedonin pa treguar shenjat paraprake të kataklizmosë, nuk është tjetër weçse një presion politik momental. i përdorur aq shpejt këto vite, si një mënyrë dhe instrument që më shumë është keqpërdorur, duke mbarsur klimën e vendit me duhmë lufte dhe përplasje balozësh.

E gjithë kjo zhurmë ka vetëm një qëllim; e ky është qartësisht politik. Për të kompleksuar grupin e PD-së në Kuvend që të votojë dy nismat e paraqitura, të cilat në konferencën e kryetarëve bënë bashkë edhe mazhorancën edhe opozitës.

Konkretisht, ndryshimi i Kodit Zgjedhor për politikanët që kanë qenë punonjës të Sigurimit të Shtetit kërkon 84 vota, e PS-ja e vetme nuk i ka kështu që ai kalon vetëm nëse opozita e voton.

E nëse votohen këto dy nisma ndoshta është një shenjë e armagedonit politik për Sali Berishën e Ilir Metën, e as për të tjerët aq më pak për njerëzit dhe vendin.

Pas 6 marsit, e sidomos pas largimit të Lulzim Bashës, ky lloj presioni sikur arriti të bëjë efekt dhe çoi që shumë deputetë të afrohen me Berishësn, duke krijuar një situatë paksa të paqartë në fillim. Megjithatë, sa u afruan tek partia e Berishës, duket se këta deputetë e panë se nuk ka asgjë për ta aty. 

Të vetmit që mund të gjejnë një material të vlefshëm politik janë Xhelal Mziu dhe Zef Hila, dy figura lokale të PD-së, me mbështetje të rëndësishme dhe prej vitesh në bastione radikale. Megjithatë, edhe atyre do t’i duhet punë që të arrijnë të mbajnë sa më shumë të pandarë bazën, e cila natyrisht ndikohet nga përplasja sipër e Berishës dhe pjesës tjetër të Partisë Demokratike.

Në këtë situatë, Sali Berishës, do t’i duhej që tani në vjeshtë ai të luante fort, të kërkonte që të regjistrohet në një grup parlamentar të dalë nga PD-së, e jo qëndrimi siç është aktualisht i përjashtuar dhe i paalokuar në Kuvend.

Gjasat janë që Berisha nuk do të bëjë sherr për regjistrimin, nuk do të vendosë në votim grupin parlamentar për të, ose për ndarjen që ekziston në Partinë Demokratike.

“Dua të jap shans për paqe”, thotë, por nga ana tjetër shpall “luftë finale” për draftin që është paraqitur për të ndaluar ata që janë shpallur Non Grata si dhe ata që janë bashkëpunëtorë Sigurimi, të kandidojnë për poste publike.

Më normale do të ishte sikur  si Berisha dhe Meta, të dalin hapur, e të kërkojnë nga deputetët e Partisë Demokratike që të bojkotojnë ose të votojnë kundër dy nismave që prekin ata personalisht. E pikërisht nga përgjigja e deputetëve të PD-së do të shikohet realisht sesi është raporti i forcave në Kuvend përpara se të hyjnë në votim.

Por, sipas gjasave, i tremben një përgjigje politike nga grupi i Alibeajt, i cili përpos është më i madhi, është sulmuar me të gjithë arsenalin e sharjeve dhe të tradhëtisë.

Sot, kush e vë re, nuk ka më sharje as ndaj Alibeajt, as ndaj Gaz Bardhit, as ndaj të tjerëve që nuk i pëlqen doktorit. Ka një armëpushim të pashpallur, por nga ana tjetër përdoret shantazhi i “luftës finale”. “Nëse do të votoni për dy nismat, atëherë bëhet nami”, sikur thonë qëndrimet e koduara të mbështetësve të çiftit politik që së bashku kanë 60 vjet politikë në shpinë.

E në një farë mënyre, kemi të bëjmë realisht me një proces të rëndësishëm politik nëse kalojnë ato dy nisma, por nuk mund të flitet për epokë. Atë, pra epokën nuk e ka në dorë politika shqiptare për ta bërë, por drejtësia e re, nëse e ka në mendje apo ka këllqe për ta ndërmarrë…

TemA   

8 Komente

  1. i
    ilir

    Prape ky idioti....pune patash

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Çfare s'te pelqen ty, autori apo shkrimi??? Kane marre fund kriminelet. Shko prapa diellit megjithe ta debil.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Rama eshte nje hajdut dhe nje spiuni i qelbur i Serbise, ndaj duhet marre zvarre nga Kryeministria dhe duhet hedhur ne hale ,

        Përgjigjjuni
        1. I
          Indinjata

          Perderi sa ekziston kjo parti demografike (PD) ,gjithçka eshte si me pare,mund te kete 91,95,95,2008,2011 e deri ne ditet e sotme.Kush me gjen nje intelektual te mirefillt dhe shqipetar brenda gesaj force te ma deklaroj dhe te me mbylli gojen njehere e pergjithmone.Kjo eshte nje bande e cila pasi i kane vrare kryebanditin lunftojne vetem per postin e kryebanditit!Shikoni te gjithe kane pretendim te behen drejtues,te gjithe nje gjuhe ,ate te urrejtjes,nje metode ,nje vizion a thua se flene ne te njejten shtepi ne Lalez!Saliu edhe mund te iki nga kjo lukuni uqerisht dhe ulkonjash merite kjo edhe e krijuesve te ketij kopeshti zoologjik ku edhe pse kane kaluar 32 vite akoma keto kafshe nuk jane zbutur por tregojne egersi sikur te kene hyre sot ne kete kopesht! Kjo nuk eshte vetem nje fatkeqesi e kesaj kopeje ,por e te gjithe shoqerise Shqipetare qe do mund ti tregohet botes se edhe ne jemi shoqeri e emancipuar . Fatkeqesi kjo fale edhe perkujdesit dhe interesave per te na treguar akoma me bisht ,si njerez qe e meritojme ç'do ndeshkim nepermjet kesaj bande qe mendon se bota shqipetare dhe jo vetem ajo rrotullohet rreth saj.Legjislacioni i ri duhet te vere kritere shume te forta per kandidatet duke vene vertet njerez me integritet e jo njerez rruge apo kafshe pylli qe me te zbritur tek njeriu egersohen e tjetersohen ku pamjen e tyre mund ta gjeni e tek seanca e pare e ketij muaji te sapoçelur,tek figura e atij qe drejton "opoziten " qe duket sikur sapo ka dal nga kafazi nje fytyre e nxirre ku fale neglizhences se atyre qe drejtojne sot mediat vizive ne kete vend nuk shkruajn poshte "Seancat parlamentare nuk lejohen te shikohen nen moshen 15 vjeç"!Kjo eshte panorama e kesaj force politike qe duhet te dale e jashligjeshme e vendin e saj ta zere nje force e re me njerez me integritet te djathte ku te kene primare zhvillimin e vendit e te shoqerise shqipetare,duke e nxjerre perfunddimisht nga sistemi feudal ku gjendemi sot fale ketyre monstrave qe vetem qyteterim e kulture nuk mbartin ,ku nuk behet fjale per vizion e civilizim. Idoti sot eshte ne mode e si i tille del e ofendon te mençurin ,si puna e ketij komentuesit te mesiperm!E ç'fare ti thuash me kesaj shoqerie qe analfabetet kane zaptuar kryeqytetin me kallashe e pistoleta dhe qe nuk kane lexuar as nje liber ne jeten e tyre duke pretenduar se jetojne te lire ne demokraci ,ku mund te sillen si te duan,te bejne ç'fare te duan dhe te kercenojne ke te duan.Fatkeqesi kombetare.

          Përgjigjjuni
        2. m
          mateo

          Po ti, ku e fut veten? Dukesh si mall i lirë.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zagali

            Ilir,na ngrenç mutin,Çfare s-te pëlqen ty në këtë artikull. Ai është një artikull i shkëlqyer.

            Përgjigjjuni
          2. p
            peçi

            Pastrimin e politikës dhe Shqipërisë ngs këto dy banditë, duhej ta kishte SPAK prej kohësh, por duke qenë se shkodrani Kraja nuk ka bythë për këtë punë, atëhere ka akternativa të tjera në Kuvend.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drejtesia

              Bravo Ylli Pata!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje