Arsyet pse s’pipëtin askush pas zbritjes së Lul Bashës në fushë?

1 Qershor 2023, 18:08Politika TEMA

Arsyet pse s’pipëtin askush pas zbritjes së Lul Bashës

Nga Ylli Pata

Se do të ndodhte kjo, nuk pritej. Pra që Lulzim Basha, i cili ka pasur alergji ndaj mediave dhe protagonizmit kaq të madh, të mbushte ekranet, e askush nga të gjithë ata “kundërshtarë” të tij në PD, kanë heshtur të gjithë. Këtë nuk ja merrte mendja ndokujt. Natyrisht, përpara 25 prillit 2021, askush nuk ka guxuar të sulmojë Lulin, madje bëhej garë kush i bënte më lajka, por pas 6 marsit 2022, e mbytën të gjithë. Të paktë, me gishta janë ata deputetë që nuk e sulmuan dhe drejtuan gishtin e tij si fajtor.

Këto ditë që Lulzim Basha po kërkon të zëvendësojë të gjithë kohën kur ishte zhdukur, askush nuk flet. i vetmi që i futi një kunj ish-kryetarit ishte Evin Saljanji, i cili tashmë është hapur me Foltoren, edhe pse zyrtarisht ka mbetur nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së.

Në fakt, ka arsye për të folur shumë, sidomos mbi përmbajtjen e atyre që thotë Lulzim Basha në takimet që po mban qytet më qytet. Nga këto argumente që Basha përsërit tre-katër janë argumentet kryesorë, e jo aq shumë. Së pari është ritheksimi që e bën në çdo takim në lidhje me vendimin mbi përjashtimin e Sali Berishës. Pastaj vijnë propozimet për ndryshimet kushtetuese, ku në fakt Basha po riciklon propozimet e tij të vjetra për listat e hapura, mandatet e kufizuara të kryeministrit, plus ndonjë shtesë tjetër. 

Ajo që ish-kreu i PD-së nuk flet, është se si duhet veprojë nga pikëpamja praktike opozita pas 14 majit, në lidhje me lidershipin e saj. Zgjedhjet e brendshme, forumet, Foltorja dhe PD zyrtare, si do të dalin deputetët, çfarë do të duhet për të arritur kapjen e elektoratit gri. Si Albin Kurti apo politikanët e Kosovës, të cilët kanë frikë të merren me argumentin bazë të situatës, që është statusi i serbëve të veriut, ndaj gjejnë armiq për të polarizuar dhe acaruar situatën, ashtu edhe në opozitën shqiptare po rreket të sulmohet se kush është më demokrat se demokratët në bazë.

Por kjo është një anë, ana tjetër, e që duket më e rëndësishmja, është se pas 14 majit, PD dhe Foltorja, që tashmë është shkrirë me Ilir Metën, nuk kanë asnjë gjasë që të bëhen një parti, së paku deri tani. Ku secila palë që janë edhe juridikisht subjekte të ndara elektorale, akuzojnë njëra-tjetrën, ose denigrojnë njëra-tjetrën për rezultatin e arritur.

Ndërkaq, pjesa që do të duhej apo pritej që të aktivizohej në debatin postelektoral, është ai grup i deputetëve të PD-së që nuk kanë shkuar tek Sali Berisha. Të cilët ndikuan fuqishëm që të mos dilej me 61 kandidatë nga PD dhe të mbështeten emrat e «Bashkimit për Fitore». Por që nga ana tjetër as nuk u angazhuan fuqishëm në fushatën aty ku PD kishte kandidatët e vet. Si përshembull në Tiranë për Roland Bejkon, i cili deklaroi këto ditë se të vetmit që e kishin përkrahur në fushatë ishin Kreshnik Çollaku dhe Orjola Pampuri. 

Një zhvillim i rëndësishëm, ku tregon se deputetët kanë shkelur një vendim politik të partisë, çka është edhe vija e kuqe e sjelljes në një forcë politike. Po zaten, as Luli nuk është se doli në fushatë, siç premtoi. S’e pa kush. Po sot që Basha doli, pse kanë heshtur të gjithë? Gjasat janë se 14 maji qartësoi gjërat më shumë. Pra atë që PD dhe Berisha e Meta janë dy realitete politike të ndara. E deputetët do të duhet të zgjedhin. Për të kaluar në foltore, nuk është se ja kush nevojën apo ngenë. Pasi Berishës i duhen ushtarë e jo kolonelë, ndërkaq në PD, fuqinë tani e kanë kryetarët e degëve, struktura e vetme e mbetur në këmbë pas luftës 2 vjeçarë. 

Strukturë, e cila nuk i do fare deputetët, por nga ana tjetër duket që kryetarët mbështesin në shumicë rikthimin e Lulzim Bashës. Me të cilët bënë paktin përpara 6 marsit dhe kanë lënë një fjalë që atëherë. Kjo duket arsyeja që ka krijuar këtë impakt, por hapësira për të lëvizur jep kohë të gjatë deri në zgjedhje. Megjithatë, tani tulatja është jo e vogël. E këtë mister e ushqen edhe më shumë Lulzim Basha, i cili ende nuk ka takuar deputetët për t’u treguar se ç’do të bëjë. Siç duket pret që ata të vijnë të parët, pas gjëmës që i bënë në ditët pas zgjedhjeve të pjesshme të 2022-shit…

19 Komente

  1. K
    Kavajsi

    Po te duan te ulurasin,po te duan jo.Nuk eshte problemi aty.Problemi eshte qe kush po kthehet.Po kthehet Luli ,qe eshte me qesharak se cka qene.

    1. R
      Raimond vlonjati

      Luli eshte nje i shpifur qe meriton te hajde nje te rrahur te forte, sepse ky bente pazar me fatet Opozites duke i lejuar Rames te bente cte donte ne kembim te parave qe ky merte nga Rama, Se prandaj e mbante makinen per numerim parash ne zyre ky bastard , se merte miliona nga Rama dhe ishte ne regull per vete

      1. a
        anti25646554censure

        "Raimond vlonjati"! Edhe fansi me i çmendur, 90% te rasteve eshte me "kembe ne toke", kurse ti, si papagalli qe thote te njejtat fjale, ne ke çare manallin me keto komentet e tua qe botohen gjithe keto vite ne emrin "Rajmond .....", por qe duket se ti shkruan Qim Peka, pra ti qe "fluturon me zarzavatin" e Tritan Shehut, do ti mbushesh mendjen vetes tende dhe dynjase se Lul Basha dikur, nje here e nje kohe, na paska qene "kryetar" i PD-se dhe se paska mare vendime te gabuara. Po kujt i thua? Vertet mendon se Luli i vocerr e ka pase kete luks? Pse kish vdekur "baca" qe si malok dhe shpellar tipik, rrinte prapa perdes dhe i hakerrehej birit ne shpirt bej kete, kete, se ndryshe te qiva ne bythe?. E mbas Lulit radhen e kishin analistet e djallit dhe mbas tyre, dekori i ideuar nga djalli i kenetes se PD, ku nje vend zene dhe komentuesit e tipit "Rajmond, Taulant, Latifrat,Jugrat" e me radhe maskarenjte qe nuk i mungojne sofres se qylxhinjve.

      2. T
        Tetovari

        Te lumt o vlla i nderuar, don me ukthye lepirdi perseri me r be edhe ma hale se që ishte, mir mbeç.

      3. D
        Drini

        Aresyeja pse akush nuk e komentin Lulin eshte e thjeshte! Lulin nuk e pjerdh e llogarit askush! Eshte nje deshtak qe nuk ngacmon me nervin e askujt. Askujt nuk i prishen llogarite nga llomotitjet e Lulit perkundrazi Berisha eshte i pari qe perfiton kur demokratet shohin se njeriu qe i la 10 vjet ne opozite dhe qe takohet fshehtas me Taulant Ballen kerkon te rikthehet ne krye. Me kujton ate barcoleten “cfare pune te prish, ai pershesh po ha”

        1. L
          LULUSHI VOGEL

          Po se nuk eshte i rendesishem eshte deshtak askush nuk i besone njeriut te Berrishes

          1. L
            LULUSHI VOGEL

            Po se nuk eshte i rendesishem eshte deshtak askush nuk i besone njeriut te Berrishes

            1. K
              KAPS

              Hajde Lul të bëjmë sikur jena zi që ta hajë dhe këtë herë PD dhe ne të vazhdojmë unë kryetar në fakt dhe ti kryetar zyrtar.

              1. K
                Komentues

                Fiks kjo që thua ti. Heshtin se e dinë që Basha është njeriu i Berishës dhe bënë lojën e tij.

              2. T
                Tironsi i Vjetër

                Kush merret me një infantil si Basha? Ai është i demaskuar, i harruar, i braktisur.

                1. A
                  Arber

                  E kuptuan shejtanbudallenjte qe skane cfare ti bejne Lulit dhe nuk i ngel gje tjeter te formojne parti me emer te ri.

                  1. s
                    shqip

                    Pergjigja eshte teper e thjeshte: Askush nuk ja ka ngene te merret me nje idjot te kalibrit Lul Basha. Po qe se opozita kthehet ke ky palo lider, do mbetet ne opozite ne eternitet. Nuk besoj kurre qe ne rradhet e opozites nuk ka intelektuale te vertete qe te marrin drejtimin e saj. Ne te kunderten, besoj se zeri i tyre eshte mbytur nga tufa e injoranteve qe akoma i vene nga mbrapa gallosheve te shpuara si Berisha, apo Meta.

                    1. B
                      Bardhyl

                      Karte e djegur me keq se tutori i tije qe ne popull krejtesishte i pa vlere dhe per opoziten akoma me pa vlere ne kryete saj.

                      1. A
                        Ali Pasha

                        Çfare fotografie e goditur. Si ja keni pershtatur more aman

                        1. d
                          demirabazi????✌✌✌

                          HESHTJA ESHTE FLORI NA E THOTE NJE FJALE E URTE ..ESHTE NDERGJEGJSIM QE DO TI SHERBEJ RINGRITJES ..BASHKIMIT TE PARTIS DEMOKRATIKE ZOTI I NDIHMOFTE DEMOKRATET

                          1. X
                            Xha Jaho

                            Dhe pse vishet me ngjyre ushtarake Luli ? Deliri per te qene Zelensky ? Ne nuk jemi ne lufte????, Albin Kurti ? Po, ai mund te deliroje si Zelensky ????????????, por pa ndihmen e USA????

                            1. A
                              Abc

                              Hahaha E kanë vesh kaki thot Sala

                              1. A
                                Alfred

                                Kjo avokatia jote mjerane nuk ngjit kerkund. Me keq se "rishfaqja" e Lulit! Nuk merret njeri me te vdekurin e pakallur! Ty me Lulin ju lidh borderoja, o patok! D.m.th paguheni nga I njejti "sponsor"! Kaq eshte kjo mesele!...

                                1. E
                                  Edi

                                  Ylli aman te lutem cfarë arsyetimi ,i sakte si truri i një shpendi qe quhet Pata!

                                  Lini një Përgjigje