“Beleri e Kokaveshi u takuan me një të infiltuar para zgjedhjeve”, SPAK ka prova të shitblerjes së votave

1 Qershor 2023, 17:29Politika TEMA

“Beleri e Kokaveshi u takuan me një të infiltuar para

Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi pretendimet për liri të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Alfred Beleri. Apeli vlerësoi se nuk ka ndryshuar asnjë kusht ligjor që mund të çontë në zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”, caktuar më herët ndaj tij. Alfred Beleri qëndron në paraburgim prej 12 majit, si person nën hetim për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Ai u arresta në flagrancë pas dyshimeve për përfshirje në shit-blerje votash. Kryebashkiaku i zgjedhur por i pa betuar nuk ishte i pranishëm në Apel, ku ishte avokati i tij, për shkak se prej disa ditësh ndodhet në Spitalin e Burgjeve për arsye shëndetësore.

Në të njëjtën seancë, gjykata vendosi të lirojë nga burgu Pandeli Kokaveshin, ish-anëtar i shtabit elektoral të Belerit. Masa e sigurisë ndja tij ndryshoi nga “arrest shtëpie” në “detyrim për paraqitje”.

SPAK pretendon se ka prova audio dhe video të takimeve të Belerit e Kokaveshit me një të infiltruar pak ditë para zgjedhjeve, ku i premtojë para në këmbim të disa votave.

Në ditët në vijim, sipas prokurorisë, i infiltruari ka marrë një shumë prej 40 mijë lekësh të rinj nga Kokaveshi në lokalin e një tualeti në Potam për 8 vota.

Lënia në qeli e Belerit dikton qëndrimin e kryebashkiakut aktual socialist të Himarës Jorgo Goro në detyrë përtej mandatit. Sipas ekspertëve ligjorë, për sa kohë është në qeli Beleri nuk mund të betohet për të marrë detyrë, e njëkohësisht pa u betuar nuk mund të shkarkohet nga detyra.

5 Komente

  1. K
    Kadileret bashke me kriminelet

    Spak ose me sakte ASPAK,qe me vite pune pa bitisur,do ta mbulosh kete mut me ere,qe ke prej vitesh perpara,me pazaret ockulte me kryvezirin,ne shkembim te fjetjes gjume mbi dosjet e krimineleve dhe te korruptuareve te kombit sali-meta. Vec neveri te skajeshme ndjen ky popull per ju.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Korigjuesi

      Jo ne lokalin e nje tualeti, por ne tualetin e nje lokali...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironsi ZZ-NYC

        Gafa jemi, njerëz bëjmë ????

        Përgjigjjuni
      2. K
        Klm

        Ta kesh mbiemrin Kokaveshi dhe të hiqesh për grek dmth që je i degjeneruar. Parardhësit që spridridhen në varrë, të kanë namur.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbeni

          Në ditët në vijim, sipas prokurorisë, i infiltruari ka marrë një shumë prej 40 mijë lekësh të rinj nga Kokaveshi në lokalin e një tualeti në Potam për 8 vota. *** …në tualetin e një lokali,jo lokalin e një tualeti o të dhjefsha gjuhën shqipe….????

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje