Arta Dade: Erioni është shumë punëtor; Protestat e opozitës nga një humbës me 60 mijë vota, dramë e vërtetë

20 Shkurt 2025, 12:38Politika TEMA

Arta Dade: Erioni është shumë punëtor; Protestat e

Ish-ministrja dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade e cila ka mbajtur pozicione të rëndësishme që nga ai i deputetes dhe ministres, vlerëson kapacitetet e Erion Veliajt. Në një intervistë për Dritare TV, Arta Dade nënvizon se Tirana është bërë një metropol falë punës së Erion Veliajt, ndërsa e vlerëson atë për vizionin si kryebashkiak.
“Për mua bashkia e Tiranës është shumë e rëndësishme. Tirana është bërë një metropol. Unë mendoj që Erioni është shumë punëtor, shpeshherë ka dhe keqkuptime. Mban edhe disa kusure të qeverisjes qendrore. Me thënë të drejtën këtu do i referohesha Teatrit Kombëtar sepse është institucion kombëtar… dhe keqardhja më e madhe është me një opozitë që shkon te dyert e bashkisë në një kohë kur opozita i ka të gjitha problemet me qeverinë nuk i ka me bashkinë. .
Më është dashur të shkoj te gjendja civile e cila është dritarja e parë ku këta vënë zjarrin, aty është i gjithë dokumentacioni i banorëve të Tiranës. Imagjino çfarë ndodh. Më vjen keq që një njeri, një individ, që në vend që të shkojë të punojë, të takojë dhe t’u mbushë mendjen njerëzve pasi është rrahur me 60 mijë vota del përsëri atje. Kjo është dramë e madhe e opozitës.
Unë mendoj se Erion Veliaj në krahasim me të tjerët që janë në enturazhin e Ramës për mua është thellësisht njeri që përfaqëson ato parime dhe atë program që ka PS. E para. E dyta vetë jeta e tij, ai ka qenë në shkollën “20 Vjetori” (sot “Dora D’istria”), ka qenë gjithmonë I shkëlqyer edhe në shkollë.
Erioni është një njeri që në jetë është bazuar te aftësitë e tij. Dhe sigurisht ka kapacitetet e duhura për të qeverisur. Për mua Erioni ka krijuar vizionin e vetë dhe ka krijuar edhe profilin e vetë si kryetari i bashkisë së Tiranës. Dua ta vlerësoj dhe për nënkryetarët që ka që e ndihmojnë në kryerjen e detyrës. Për mua qytetarët që shkojnë dhe zgjidhin një problem te bashkia se unë ua thashë, kam marrë shumë telefonata, vijnë shumë njerëz dhe ata mbeten të kënaqur me zyrat e bashkisë kur shkojnë atje. Në fund të fundit kjo më intereson. Erioni është gjithmonë në një shkollë që inaugurohet… “, thekson Arta Dade.

12 Komente

  1. E
    Erdogan

    Po pse moj Arta edhe punetor edhe hajdut nuk mund te jesh? Lereni drejtesine te veproje e pavarur dhe pranoni verdiktin e saj. Ah, po, ju mund ti beni presion shoqeror per te shpejtuar gjykimin ne themel qe kjo pune te mbaroje dhe gjerat te ftillohen.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yyy

      Shume punetor se i ka dhene leje ndertimi cunave te Artes. Hahahahaha plaka ne fushate.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Viktori

      Normal moj zonja Dade Dabulla deri sa djemte e tu kane marre leje ndertimi nga Veliaj edhe ti pjese e qelbit je.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dabulla mafia

        Gazeta Dita, gazeta pasqyre e Mero ziut.

        Përgjigjjuni
      2. V
        Visi

        Po! Edhe ne duhet t'ju lepijme edhe bythen juve qe punoni kaq shume per ne! A e doni me te shkruar qe jeni duke bere detyren? Dhe boll se na çate trapin me keto viktimizime. Ne syte ne balle i kemi dhe jo ne bythe - nuk e shohim ne cfare jete keni ju dhe te afermit tuaj? Nuk i shohim ne pronat tuaja qe i reklamoni me pordhe te madhe (se keni menduar qe nuk ka per te ardhur dita e keqe)? Nuk do shkruaja, por ju nuk te lini rehat dhe te fyeni deri ne palce!

        Përgjigjjuni
        1. e
          eli-tiv

          ....te perfaqesosh familjen berisha qe sju dhemb dora te paguajne miliona etj...etj.. (kujto shkelzenin) fyen cdo shqiptar deri ne palce....Salinjte jo vetem detyren por e kthyen Tiranen time ne plere...

          Përgjigjjuni
        2. E
          Eni

          Deri sa hajduti Veliaj bashkepunon me djemte e tu bandite, ke te drejte ta lavderosh! PTUUUUUU!!!

          Përgjigjjuni
          1. B
            B:B = brrish balua PD

            Duket qarte se mbasi s'e moren dot Bahkin ,me sulmine kombinuar ,Kapsolla serbi -molotov qe pregatiste vet byrrish belua ne zyren e PD dhe gomat e ziftit , KERMA i hyri Rrezikut alla Babale ,por ksaj radhe ,mbasi pregatiti me mir terrenin e sulmit ,,duke i ber Presion direkt Spakut vet Dumanit duke i bere presion te forte Psikollogjiik ,ne njeren dor ca.Miljona € dhe doren tjeter Armen. Dumjani reagon ; Kam Familje ,femij, kam frik te dal rruges ,si te gjithe . "Me mir bjem/futma dy her ne Tule ,se ne Lule" dhe u be Siguracioni i Lojes se Babale 2 Poll . C'beri byrrishi ? Tel,belon ; Esmeri je ,Alo )))) Po Boss .Un jam.Shko me vrap e thuaj atij kokloqes Noterit qe bera Prokuror Dados ,te plasi Kapsollen ne kembe Veliajt . Siurdhon Boss ,qesh belua . Dhe niset me vrap .Ja do behet Bashkia ime ,ja doe bojm Tironen shkrumb e hi .

            Përgjigjjuni
            1. l
              landi

              po moj putançine,po...eshte edhe koleg i tetbijve ; me te mbaret e Tirones

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jeni

                ......je rende Arta...shume rende.Nje vizite tek doktori besoj do te bente mire.... Jeni shume injorante dhe nuk e kuptoni qe mbeshtetja nga te gjithe ata qe kane konflikt interesi , e rendon me shume situaten e Erionit.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arber

                  Fisnike Arta! Respekt!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Andi

                    Akoma jetoke moj kurv plak? He ju wifsha rropt far e ndyr

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje