Artan Fuga: Kjo është për t’u mahnitur, të vësh teze, dajo, kushërinj në lista jo për t'u bërë deputetë, por për t'u mos u bërë

24 Korrik 2025, 09:50Politika TEMA
Artan Fuga: Kjo është për t’u mahnitur, të vësh

Artan Fuga ka komentuar atë që ndodhi mes partive të Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt.

Ai thotë se është për t’u mahnitur, se si dy parti vënë në lista për kandidatë të afërmit e tyre jo për t’u bërë deputetë, por për të mos u bërë.

“Parti biologjike?

Janë dy a tre grupime, quhen parti politike, mbase janë, nuk e kam idenë, as i gjykoj as i paragjykoj, ku në listat e mbyllura të tyre për kandidatë rezulton se janë vënë dajo, teze, kushërinj.

Jo për t'u bërë deputetë, por për t'u mos u bërë.

Unë nuk e kisha ditur para zgjedhjeve se ishte ndërtuar kjo farsë.

Me siguri edhe mijëra të tjerë si unë që nuk shohim fare televizion, nuk i ndjekim lajmet, nuk i kuptojmë debatet politike që bëhen për natë, janë si unë.

Të mahnitur nga çfarë marrim vesh!

Unë sillem jo si audiencë televizive, por si elektorat. Shoh listën dhe votoj nëse kam mundësi.

Paskam qenë i gënjyer, mor jahu! I mashtruar, ndihem, i abuzuar!

Kjo qenka bërë me qëllim, siç deklarohet tani fare hapur në dritë të diellit, që ata të listave të mbyllura të mos pranonin mandatet dhe radha t'u vinte organizatorëve të vërtetë të këtij manipulimi të deklaruar haptazi, me përmasa të gjera dhe me synime të qarta pushteti dhe përfitimesh të tjera.

Mbase edhe për ideale të mira!

Por, a mund të realizohen qëllime të mira, me mjete të këqia?

Cila filozofi politike e pranon këtë?

Por, halla, daja, çuni i tezes, etj. po del se nuk e japin aq kollaj dorëheqjen.

Po, vetkuptohet, rreziku ekzistonte, ndonëse nuk besoj se ata konkretisht e bëjnë për këtë që them më poshtë.

Kush e provon shijen e pushtetit, qoftë edhe vetëm sa ta lëpijë pak shishen nga jashtë, ndodh që e ka vështirë t'i ndahet atij pa shijuar disa gllënjka të paktën.

Por, nuk e bëjnë për këtë.

Eksperiment i madh. Imagjino ndonjë deputet tjetër, i papërgjegjshëm, nuk them të gjithë, që ka pirë disa gota nga lëngu i trashë, i bardhë, se me çfarë etje pret ta kthejë gjithë shishen deri në dehje! Shkund edhe pikat e fundit nga shishja që kanë përpirë me etje!

Problemi në thelb nuk është pse kushërinjtë nuk japin dorëheqje, ose përse japin dorëheqje nga dorëheqja!

Pra, problem nuk është mosmbajtja e fjalës së dhënë nga ana e dajos, dajkos, xhajës, hallës, krushkut, si pabesi mes drejtuesve sikurse e trajtojnë organizatorët e kësaj farse elektorale. 

Joooo, fare.

Problemi është loja e organizuar në grup, manipulimi i deklaruar i opinionit publik për qëllime përfitimi pushteti, page, influencash etj.

Është treguar një mentalitet tragjikisht të prapambetur. Kanë dashur të zëvendesojnë lidhjen politike me lidhjen e krushqive dhe biologjike. Në vend të partive politike na kanë propozuar parti biologjike.

Më tepër akoma, përfaqëson lojë me besimin elektoral sepse sikurse mund të administrohen prova nga deklarime të hapura, bërë pa asnjë ndrojtje, kanë ekspozuar para elektoratit figura që kanë pranuar se janë vënë qëllimisht jo për t'u zgjedhur por për t'u mos u zgjedhur.

Ndoshta kodin penal nuk e kanë shkelur, nuk do të doja kurrsesi të shkonte deri aty puna, por vlera të kushtetutës, të kodit elektoral, të neneve mbi organizimin e partive politike i kanë shkelmuar - kjo nuk diskutohet!

Kanë vendosur avatarë, prestanome, "kukulla", kandidatura jo të vërteta, përpara gjykimit të opinionit elektoral.

Dhe e gjitha kjo komedi tragjike luhet para syve tanë!

A do të pranojë Komisioni qendror i zgjedhjeve këtë manipulim të elektoratit nëpërmjet synimeve të qëllimta!

Pra, a do të pranojë që kandidatët në listat e mbyllura të rregjistrohen ndërkohë që dihet publikisht, nga deklarime zyrtare, se ata do të jepnin dorëheqjen?

Pra, ishin gjoja kandidatura?

A do të pranojë që dorëheqja nga dorëheqja, të dyja manipulime të qëllimta elektorale, të pranohen si akte juridike të vlefshme?

Me një fjalë, a do të bëhet pjesë e kësaj komedie që po ndodh apo jo”, shkruan Fuga.

8 Komente

  1. H
    H=rrrrr

    Z Fuga! Thelbi është mashtrim masiv, kodi moral në se nuk ka kod penal ndeshkon dhe riparon ligjbërësi që deri më sot nuk ka reagum Ju duhet të shprehni jo vetëm opinion,fjala juaj peshon dhe atyre qe shkruajnë ligje (copy paste) edhe pse dënglat e ligjbëerësve e zbatuesve na"barazojnë" me hipokrizi Ky mashtrim do kallzim penal për autorët,dhe ky kallzim bëhet nga çdo shtetas që voton ose jo ,rasti është shkaktar i shumë pasojave dhe pasojat nik janë pak ,në se anashkalohet unë do të jem i pari pas Jush për padi penale për kom Qend të zgjedhjeve dhe shkaktare të tjere

    Përgjigjjuni
    1. L
      Latium,Scutari

      akraballek....keshtu quheshin klanet familjare e fisnore nen pushtimin ottoman. Levizja qemaliste i dha shkelmin vdekjeprures akraballekut i cili mund te konsiderohet kancer i shoqerise.Pse ? sepse nuk merr parasysh vlerat e individit i cili nqs nuk ben pjese ne lidhjet e akraballekut, nuk ka shanse per tu pozicionuar ne hierarkine e vlera te shoqerise por e kerkon hapsiren vepronjese diku tjeter atu ku nuk djeg myku i lidhjeve farefisnore dmth ne vendet perendimore. Zakonisht akraballeku ka lidhje edhe me partite politike te cilat ne vendet e pazhvilluara nuk perbejne grupime zhvillimi por kthehen ne organizata te plotesimit te interesave klanore. Ne keto shoqeri te pazhvilluara sundon turma dhe jo elita prandaj zakonisht individet jane ne konflikt te perhershem me njeri tjetrin-Gustave Le Bon.

      Përgjigjjuni
      1. U
        U shofte rraca e vampireve dhe zagareve

        Djali i Enver Hoxhes shkonte çdo dite ne pune Durres me tren.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me keta do behet Shqiperia

          Patriotet shqiptar qe do bejne Shqiperine me fise

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xhaxhi

            Manovra te ngjashme me te njejtin mentalitet ke ne cdo qelize te administrates shteterore. Fitoje ti tenderin, pastaj terhiqu qe ta marr une, me jep nje oferte humbese etj.. Keta mire qe deshen te benin hack sistemin por si te besuar konsideruan vetem familjaret e tyre dhe jo anetaret e thjeshte qe i kane ndjekur pas duke i besuar verberisht lideret e tyre.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hasoni

              Jam dakord me cfare shkruan profesori dhe komentet, vec ky akt amoral I paprecedente i ca partive te vogla u krye ne drite te diellit. Ishte akt shume publik. Pati edhe ndonje qe e stigmatizoi! Mendoj se duhej kritikuar shume ashper qe gjate zgjedhjeve, dhe refuzuar masivisht. Demi qe sollen keta te rinjte qe krijuan nje patente te turpshme politike, eshte shume i madh: njerezit e ndershem humbasin besimin te qarkullimi i elitave politike!

              Përgjigjjuni
              1. d
                drejtesi e munguar

                Zhgenjimi i njerezve ishte i dukshem kur pane qe ne lista te mbyllura vune njerez te fisit.Z.Fuga flet per moral e etike!Politikanet tane s'kane te tilla,ato i mendojne si gjera qe haen.Edhe vete Ligji Zgjedhor eshte nje farse.Partite vendosen si kandidate jo nga 140-te persona por 184.Pse?Kur ligji thote 30% nga lista e "mbyllur" pse duhet te dalin deputete nga lista e mbyllur 96-t Kuvendar pa u votuar?Pse ne rastin e partise Shqiperia Behet nuk duhet te behet parlamentar ai(ajo) qe ka marre me shume vota?"Deputetet"e listave te mbyllura nuk jane as si deputetet e diktatures,se ata te pakten"merrnin"votat direkt nga populli.(Pa cka se votohej ne resht pa alternative).Kjo nuk eshte menyre e drejte e formimit te Shtetit Ligjor.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Elis

                  Professor, me kujdes, mos i dekorajo se janë të rinj, janë parti e të ardhmes. Do thuash pa moral, pa dallim marrëdhëniesh, po ama janë pas lekut. Dhe lekun s'mund ta injorosh.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje