Aruba, një babale karaibiane postzgjedhore?

26 Shtator 2025, 19:29Politika TEMA
Aruba, një babale karaibiane postzgjedhore?

Nga Ylli Pata

Nello Trocchia është një gazetar i njohur në Itali, që ka mbuluar për vite problemet e krimit të organizuar. Këto ditë ai ka publikuar një libër të bujshëm,  me titull “Të pathyeshmit”; Mafia Shqiptare nga Roma në pushtimin e botës”.

Kopertina e Librit të Trocchia-s që është e zezë mbështetet një shqiponjë e kuqe, duke dhënë një version të përmbysur të ngjyrave shqiptare. Rcensionet e librit të gazetarit që shkruan kryesisht për Il Fatto Quotidiano, një organ i “Lëvizjes Pesë Yje” janë publikuar në faqet kulturore të disa të përditshmeve të njohura.

Karremi për ta bërë librin interesant sipas gazetave është një fabul e shkurtër por jo e shpjeguar. Sipas të cilës, libri flet për një takim në Aruba mes krerëve të mafias shqiptaret dhe përfaqësuesve të qeverisë së Edi Ramës.

Trocchia nuk flet me emra se kush ishte nga qeveria shqiptare, por në libër, apo përkatësisht në recensionet mediatike flitet për palën tjetër. Pra për baronët e krimit. Në fakt nuk flitet shumë përmendet vetëm një mbiemër. Shehu.

Një mbiemër që qartësisht ka të bëjë me një personazh të viteve 90 në qytetin e Vlorës, i cili jeton në SHBA prej vitesh, por që ka prona në qytetin bregdetar. Një personazh që ka qenë ndër sampistët e pushtetit të Sali Berishës, pasi ishte me PD-në por që iku në 1997 sepse u përplas me Zani Çaushin. Emri i tij, u risoll dy vjet më parë, por pa një fabul të qartë të investimeve të fuqishme që ishin kryer në pronat e tij në Vlorë.

Për të cilin thuhet se ka investime në Miami Florida, pore dhe në Toscana e më gjerë, dhe është një personazh i lidhur me narkotrafikun.

Ndërkaq, përveç një karuseli në mediat pranë Berishës, ishte vetë doktori që e rriti dozën dhe tha që në Aruba nuk kanë shkuar njerëz të Edi Ramës, por vetë Kryeministri.

Akuzë e rëndë, e thënë nga një zyrtar i lartë, madje shumë e rëndë. Pasi sipas Berishës, Edi Rama ka marrë çarterin qeveritar dhe ka shkuar në një takim me një grup lacash që janë trafikantë të kokainës.

Thënë kështu, duket e rëndë, por më e rëndë është lehtësia me të cilën trajtohet ky argument. Pasi së paku, nëse realisht do të kishte indicje të rënda ato ose do të publikoheshin, ose do të shkonin në prokurori. Pasi nuk bëhet fjalë për një gjë të vogël. Aruba është një ishull afër Venezuelës, territor i Holandës, që njihet edhe si një zonë offshore e tregtisë me Amerikën.

Por këto ditë është bërë e famshme, sepse atje është vendosur një kontigjent i madh i DEA-s dhe trupave ushtarake të SHBA për të ndaluar tregëtinë e drogës dhe armëve të regjimit të Maduros në Venezuelë.

Por përtej të gjitha këtyre, kemi të bëjmë me një akuzë të rëndë, qoftë nëse ka qenë Rama qoftë nëse kanë qenë njerëzit e tij. Opozita dhe mediat e saj kanë të gjitha mundësitë për të marrë konfirmimet zyrtare në burimet që i thirret Nello Troccia, i cili përgjithësisht mafian shqiptare e njeh me kolegë “proxy”. Por kjo s’ka rëndësi. Pasi e rëndësishme është, se nëse flitet për një ngjarjen që hdhet në treg, ajo kërkon një sqarim të thellë.

Pasi në kopertinën e librit, Trocchia thekson se Shqipëria është një narkoshtet, kur vetëm një organizatë italiane, Ndragheta, sipas të dhënave të vetë gazetarit të fjalë, e ka xhiron vjetore nga trafiku i kokainës, 5 herë më shumë se Facebook. Po Italia në këtë rast si mund të quhet?

Gjithsesi bëhet fjalë për një çështje të fortë:  e cila kërkon një ndjekje, qoftë nga mediat, por meqë e nisi opozita ta vazhdojë. Të ngrejë një komision hetimor, të thërrasë personat e thirrur në libër, të gjithë dhe më pas, të çojë materialin në SPAK.

Megjithatë, ka shumë gjasa që e gjitha kjo të jetë thjeshtë një narracion shtatori, të cilin kemi 13 vjet që e shikojmë. Që nga Xhensila Maloku, Babale 1 dhe 2 apo edhe telenovela e Bild, që siç u pa ishte një skemë e qartë sponsorizimi.

Narracione vjeshtore për tu përdorur si një telenovelë deri në vitin e ri, për të justifikuar humbjet elektorale. Në fakt kemi të bëjmë me një keqpërdorim të thellë talenti, ngaqë i gjithë ky material tregon një gjenialitet, që mund të prodhonte kryeveprat letrare të Simenon apo Dostojeskit. Dhe siç e ka deklaruar edhe vetë, fansi më i madh i tyre doktori, sa i ka hyrë me thellësi, mund të prodhonte për 35 vjet histori të tilla “noir” sa mund të ishte botuar një kolanë e plotë e letërsisë policeske.

Veçse ka një asterisk në gjithë këtë narracion: vendimi i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Shpalljen Non Grata. I cili nuk flet fare për politike, por thjesht për lidhje me botën e narkotrafikut. Një oqean tjetër i denjë për kryevepra të letërsisë. Por që nuk mund të botohen, së paku jo në këtë jetë…

26 Komente

  1. F
    Falangat e Saliut duan lajm nga Aruba

    Nga Aruba i ka ardh mish i kalbur Saliut per te ushqyer falangat e tij te ngordhura brenda PD.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben.

      Librin nuk e ka bere saliu e ka bere 1 gazetar italan. Dhe prokurori i vetem i grupit te Falcone Borsselino qe eshte akoma gjalle dhe akoma ne detyre , Nicola Gratteri ka akuzuar po njelloj lidhjen e qeverise shqiptare me mafien italiane dhe me gjere.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kur ku

        Kur , ku ?

        Përgjigjjuni
      2. k
        k

        Maloku shpifanjos dhe intrigant, futi sherre dhe falimentoi koprativēn. Kẽshtu do sillet edhe me shtetin. Kẽta qelbẽsira mos i kesh nẽ kontinent, jo nẽ parlament. Shqiperia nuk bēhet.

        Përgjigjjuni
      3. K
        KarKaleci

        Vari kar*n, i fituari i vetem i kesaj "AruBabale" eshte vetem ai italiani qe ja rruajti parate ZenSyPeshkaqenit.

        Përgjigjjuni
        1. E
          E vërteta

          "The west" nuk paska asnjë faj. I kërkon fajet te të tjerët. Shqipëria dhe Izraeli i "i bëjnë" të gjitha. Pikë e zezë, 2 vende të vogla që mezi duken në hartë po sundokan botën!!!!! A ka turp ky italiani xhanëm???!!!

          Përgjigjjuni
        2. D
          Drejtesi leshi

          Per ta bere librin intéressant futi nje grupe te ashtuquajtur mafia shqiptare dhe hopa para partizan. Me pare beheshin filma me mafia ruse me vone mexicaine pastaj afgane tani shqiptare neser do dali nje grupe tjeter me intéressante. O Bufi kenetes o i semure psiqik faji nuk eshte joti por i drejtesise se pjerdhur qe nuk te therret te japesh shpjegim dhe te dergoje per gjykim .

          Përgjigjjuni
          1. ?
            ???

            Rama do e hedhi ne gjyq Kte gazetarin dhe ne itali po fitoi gjyqin do behet rehat me aq pare sa do marri.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Nuk e besoj! Mbaj mend se Rama hodhi në gjyq BILD, ose të paktën kështu tha se do bënte dhe nuk e bëri apo u tërhoq, dhe sipas meje mirë bëri. Nivel të larta të politikës dhe shteteve, sidomos kur janë në detyrë, nuk duhet të bien në grackën e provokimeve apo spekullimeve të ndryshme. Nëse në to ka ndonjë gjysëm të vërtetë (si gënjeshtra më e madhe), Ka agjensi dhe institucione të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombërare (si psh DEA amerikane), që me inisiativë apo nëse u kërkohet, por edhe nga gazetarë investigativë të pavarur, të zbardhin të vërtetat dhe të informojnë publikun në kohën e duhur, siç sot e dha shembullin, gazetari Pata.

              Përgjigjjuni
          2. L
            Linza

            Legen italian qe sponsorizohet nga oligarket ruse. Kaq e thjeshte eshte.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hi

              Tur shehu te vret per saliun ne 1998 Tur shehu iku ne janine nga beri investime per lazaratin dhe drejtonte lazaratin deri sa i erdhi fundi lazaratit. Saliu e ka kamikaz turin.

              Përgjigjjuni
              1. 1
                1

                Mendoj qe ne kodin e ri penal shpifja dhe genjeshtra duhet te cilesohen si vepra penale me denim te qarte burgosje nga cilido qe vjen ajo politikan apo gazetar.Kjo nuk eshte cenim i fjales se lire po qelbesirllek

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vlora_Aruba

                  Personazhi qe permendet aty, nje kriminel, ka marre leje nga E. Rama per te ndertuar nje hotel ne det. Ne Vlore dihet lidhje e Rames me A. Shehun. Per pjesen tjeter te librit nuk e di sa i sakte eshte…

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vlora

                    Kur i di mardhenjet pse nuk shkone ne prokurori te beshe detyren e qytetarit , apo futja pordhes mbas nje pseudo , ty duhet qe prokuroria te gjeje dhe te deponoshe ne te kundert te denohesh per shpifje

                    Përgjigjjuni
                  2. M
                    Merino

                    Sa bythlepires qe jeni o gazetkaret e temes!

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                      po hidhini. hekurat keti kryekrimineli. sali kermes berish. se na u sos durimi. se vetem shpif shpif dhe ne funt. ha nje. mender m m m

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                        sali kerma vetem shpif. shpif. sa ti vij. ngordhja

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Munika

                          Ne vellimin e dyte te ketij libri do zbulohet fakti se ne Aruba, bashke me Ramen, ishte edhe Gita ne nje adventure romantike. Ajo ja dha lajmin te atit I cili leh si qen.

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nasi

                            Keto jane idiotizma. Italia mbush boten me pislliqe ky gazetari i leshit merret me ne. I ka thene nje prokuror qe Shqiptaret do behen te paret ne Europe. Keto jane muhabete kafe. Shqiptaret cfaredo qe te bejne jane akoma thjesht nje hallke ne zinxhirin e nentokes. Per dy pallate te larta ne Tirane qenka mbledh mafia boterore. Po Hollanda ,Belgjika e ku di une qe jane qendra e cdo trafiku mos valle kontrollohen nga Shqiptaret.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lulushja që është zgjuar.

                              Budalla dhe i ligë, sa s’ka ku të vejë. Ky gjithëmonë tregon përralla dhe kungujt e toj e dëgjojnë me vëmëndje. Rama ja nxorri dhe atë pak mëndje që kishte ky derziu. Tani e la vëndin tonë dhe është hedhur andej nga Amerika Latine. Tani më thoni ju o popull:, a i ka ikur mëndja Saliut ? Ç’mendim keni ? Do bëjmë një sondazh popullor. Këtë sondazh do ta bëjë “ Diella “ e Ramës, sepse ajo nuk korruptohet, e nxjerr saktë sondazhin.

                              Përgjigjjuni
                              1. j
                                joel shkodra

                                Siç thote autori i ketij shkrimi, kopertina e ketij libri "Gli invincibili" paska sfondin e zi dhe shqiponjen e kuqe ne mes (une nuk e kam pare). Autori e ka perdorur si krahasim me kopertinen e librit "Il Padrino" qe kishte sfondin e zi dhe nje dore te kuqe ne mes (kete e kam pare).

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Prokurori italion

                                  Hahahaaaaaa e paska peshkuar Xen Supeshkaqeni barbonin e rradhes me nje tufe eurosh. Na gajasi ky barboni italion me "narkoshtetin" shqiptar...po Italia e maestrove te droges e krimit qe ka stervitur ca laca shqiptare diletante cfare eshte o barboni i "5 stelle"?!?!?!?! Sali rrangalla do rrifesh keq ne zgjedhjet e rradhes. Shko deshmo ne SPAK per kete babalen arubiane dhe do t'a shofesh ku do perfundosh!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shqiptari

                                    Prandaj kembengulin gazetaret qe te dekriminalizohet shpifja qe te vazhdojne te ushqehen duke hedhur balte mbi kedo.Edhe shpif edhe nuk duhet te denohem .Jo po shpife shkateron jeten e dikujt dhe duhet te shkosh brenda si babalja Grides dhe mundesisht te falesh me hunde te thyer dhe jo te bere si Salianji.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      FATMIRI

                                      SALI GRUA QIRI TER JETEN E TIJ ME SHPIFJE E POSHTERSIRA ESHTE MAR TE SHTYJ EDHE KËTO DY TRE VJET QE IKAN MBETUR PASTAJ TE SHKOJ NË PIDH TE SHEQERES

                                      Përgjigjjuni
                                      1. X
                                        Xhepisti gjate

                                        O patok na rrofsh karin se edhe avjonet e mushkonjave ashtu jo dolen siç nuk e menduat por prap dezinektim thate. Ska gje qe kjo qeveri e ndyre neo komuniste nuk ben.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. C
                                          Celia

                                          Ku e gjeti mor kodoshi,Berisha këtë Arubën.Armatimin e kantë mirë.Por ka kohë,që i janë mbaruar municionet.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje