Asim Vokshi, anëtari i ri i Kushtetueses! Gjykata rrëzon padinë e Naureda Llagamit

12 Nëntor 2025, 18:50Politika TEMA
Asim Vokshi, anëtari i ri i Kushtetueses! Gjykata rrëzon padinë e

Kushtetuesja ka rrëzuar padinë e Naureda Llagamit dhe tani nuk ka asnjë pengesë që Presidenti Bajram Begaj të organizojë ceremoninë e betimit për Asim Vokshin, anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtarët nuk e legjitimuan Naureda Llagamin për të vënë në lëvizje Kushtetuesen, duke i dhënë fund debatit për anëtarin e ri të kësaj gjykate.

Më datë 30 shtator, Gjykata e Lartë zgjodhi si anëtar të Kushtetueses gjyqtarin Asim Vokshi. Por kandidatja për këtë post, Naureda Llagami, kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë fillimisht në Gjykatën Administrative dhe më pas në Kushtetuese.

Sot kjo e fundit rrëzoi ankimimin e Naureda Llagamit, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë.

Vokshi do të zërë vendin e Holta Zaçajt, të cilës i përfundoi mandati në muajin mars. 

2 Komente

  1. X
    Xhoni nga Cikago

    Lodhesh kot o znj. Naureda. E kane vendosur ata qe e mbajne ne sherbim, Kuptoje nga mbiemri ne varesi te kujt eshte. Eshte parulla POPULLI voton, ne numurojme vptat. Kete ka vertetuar dhe Kushtetuesja.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje