Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po raporton kreu i SPAK, Altin Dumani.
Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook kërkoi edhe njëherë që Kuvendi të përfshijë propozimet e PD për fuqizimin e SPAK.
"Ata që liruan me amnisiti të korruptuarit e dënuar nga SPAK/GJKKO po marrin në pyetje SPAK-un. Nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përkundrazi, mbajnë bllokuar nismat ligjore të PD-së për t'i ardhur në ndihmë SPAK-ut dhe BKH-së.
Bëjnë sikur kërkojnë shpejtësi hetimi për korrupsionin nga SPAK-u, por fusin kokat poshtë tavolinave për nismën e PD-së për heqjen e imunitetit. Sepse duan t'u japin kohë të largohen të korruptuarve siç bënë me Arben Ahmetajn.
PD-ja qëndron e vendosur në mbështetje të SPAK-ut dhe BKH-së nëpërmjet propozimeve dhe amendamenteve të saj.
Vetëm kështu do dalë në shesh e vërteta e atyre që duan vërtet drejtësi dhe hipokritëve të politikës 34-vjeçare që fshihen pas gishtit dhe në momentin e parë bëjnë gjithçka për ta sabotuar punën e drejtësisë", shkruan Basha në Facebook.
Ore ky e ka ne terezi.Akoma mendon se me kete perkrahje qe ka shprehson se do te vij ne pushtet..E njohem kur ishte kryetar bashkie duke e pare se cfar pune beri.
Cpune beri ???? Fjeti gjum sa e ngateruan se kish vdekur ....gjith "punen " dhe komande e bente kunati dhe Shkelzen Berisha ...me gjithe MAFIA n nga mbrapa ...
Ky eshte Kryeministri i ardhshem 2025