Andi Bushati ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku ka folur për procesin që po zhvillohet ndaj Sali Berishës, i cili është nën hetim nga SPAK për korrupsion pasiv, lidhur me privatizimin e ish Kompleksit Partizani.
Bushati tha se deri tani procesi ndaj Berishës duket i padrejtë, pasi avokatëve të tij iu mohua kërkesa për të çuar një aspekt të procedurës në Gjykatë Kushtetuse, ndërkohë që Berishës iu caktuan si avokatë kryesisht njerëz "militantë".
"Besoj që nuk ka diskutim që Sali Berisha, duke thënë politikisht që këtë po ma bën Rama edhe strategjinë e mbrojtjes e ka destruktive, duke dashur të delegjitimojë gjykatën. Ne nuk paguajmë me taksa Sali Berishën, as amerikanët nuk kanë dhënë fonde për Sali Berishën. Këtu është besueshmëria e heronjve të fëmijëve tanë (SPAK-ut). Tani ç’ka ndodhur me heronjtë e fëmijëve tanë?
Kishim një debat, avokatët e Berishës thonin që po shkelet Kushtetuta dhe ta çonin në Gjykatë kushtetuese. Vetëm pasi nuk e përfillën në këtë kërkesë u tërhoqën nga seanca. Kur një deputeti i shkelet e drejta, gjëja më minimale është të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, kur thanë ikni grisni bythën, ata u tërhoqën. Për të zëvendësuar këta, duhen caktuar disa militant të Rilindjes, avokatë që thoshin Saliu duhet në burg. Edhe Edi Rama po ti shohë, u vjen turp nga lëtyrësia e tyre.
Edhe unë, duke parë dosjen, mendoj se aty ka lëndë për hetim, sepse për çdo shqiptar është e vështirë të besojë, se një njeri me 130 metra katrorë, fiton 5 milion e ca euro. Por, por hetojmë Berishën apo po fillojmë gjueti shtrigash ndaj opozitës? Çfarë i kushtonte këtyre të prisnin edhe pesë ditë? Ta çonin në Kushtetuese? Berlusconi dhe Sarkozy janë hetuar me 8,9,10 vite. Nuk ka urgjencë këtu. Nëse ka urgjencë, nuk është për atë që ka vjedhur para 10 vitesh, por për këta që po vjedhin sot. Këtu dalim te dy standartet e drejtësisë.
Fillimi i kësaj çështje, sigurisht duhen hetuar politikanët, por sipas rregullave, sinjalet janë që po fillon gjueti shtrigash. Është e rëndësishme për "spakistët" të bëjën drejtësi, apo t’i çojnë Ramës koka në tepsi? Nëse kanë këtë të dytën, SPAK, reforma, Yuri Kim, Donald Lu, merret vesh…", tha Bushati.
Bushati i biri i kriminelit hetues te diktatures tani ka filluar te mbahet me te madh pasi i duket vehtja si koke e madhe e gazetarise. E verteta eshte qe ky kokbosh e genjeshtar profesionist ka kohe qe eshte vene ne sherbim te familjes mafioze Berisha ne kembim te pagesave te majme nga Shkelzeni.
Po pse mer bq lulishtje ku o gabim Bushati?? Nuk po vjedhin sot pse nuk kerkojne autorizim për arrestimin e Berishës po bojn lojna me detyrim paraqitje T'a fusin mrena ca presin
Këta robqirë freskuese te korrupsionit punojne per ruajtjen e statukuosë te vjedhjes, mafjes, korrupsonit. Kush flet keq per SPAK eshte kunder shqiperise , shtetit dhe kombit.
Cfare flete Sala dhe ti NIPCE ashtu flete nuk te dhimset drejtesia por inati e xhelozia per Ramen ty tu qifte nena me kallam po nuk paska ilac per ty te vesh ne pithe te semes.
Ligjero shoku Hysni,ligjern kopili i tije.....familje e degjeneruar...
Ky ose ka rrjedhur ose ka ndonje pagese nga lart dhe eshte bere si budalla se padronet po shkojne ne biruce .. ..