
Bajram Begaj do të jetë Presidenti i 8-të i Shqipërisë, pas përmbysjes së diktaturës komuniste.
Kreu i ri i shtetit, u betua sot para Kuvendit të Shqipërisë, ku do të mbajë detyrën e tij si president i republikës për 5 vitet e ardhshme.
Begaj do të pasojë në këtë detyrë Ilir Metën, i cili u zgjodh si President i republikës në vitin 2017-të.
Bajram Begaj u zgjodh president i ri i Republikës në datë 4 Qershor me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Begaj u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë në raundin e katër, dhe erdhi si propozim i mazhorancës në pushtet.
Bajram Begaj ka lindur më 20 Mars 1967, ai është një oficer ushtarak shqiptar, i cili po shërben si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka përfunduar “Doktoratën në Fushën e Mjekësisë”, pranë Fakultetit të Mjekësisë si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.
Ai më parë ka shërbyer si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.
Begaj ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit. Ai ka përfunduar Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollën e Thelluar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe specializimin pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë. Ka ndjekur kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në SHBA, Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes, pranë Institutit të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës Marshall, Gjermani, si dhe kurse e kualifikime të tjera ushtarake.
Edi Rama do mbahet mend per sjelljen ne krye te shtetit te personave komplet anonim apo totalisht te gabuara. Po permend vetem disa…. Zgjodhi President Ilir Meten! Nje fshatar hajdut nga me te neveritshmit. Minister i jashtem Genti Caka. Nje kosovar qe mund te jete edhe djale i mire por komplet anonim edhe qe iku pa lene asnje gjurme. Minister i mbrojtjes Tavarish Niko Peleshi. Aq idiot sa deklaron nuk na leverdis te mbajme helikopter per shuarjen e zjarreve. Me perpara ministre e mbrojtjes Xhacka qe nxori te 4 fregatat ne det pa furnizime. Vetem per nje status ne FB. Pervec njeres, fregates se emergjences, tri te tjerat nuk kishin buke edhe cfare tu jepnin marinareve. Edhe qe te mos u lodh me listen e gjate po e permbledh me kete tipin, presidentin e ri me emerin Bajram. Si ka mundesi qe shef i shtabit te nje vendi te natos te jete me profesion mjek???? Vetem ne vendet afrikane ndoshta ka bere vaki me perpara. Nje gastrohepatolog, drejton ushtrine????? Ne kohen e Sales kapiteni vendoste grada Admirali kur shkonte ne mbledhjet e Natos. Ne kohen e rilindjes mjeku behet shef shtabi edhe u jep urdhera marines, forcave ajrore, kembesorise, policise ushtarake etc… Si perfundim, mendoj qe Bajrami eshte bere shef shtabi per te firmosur vjedhjen perfundimtare te pronave te ushtrise. Njesoj si parardhesi i vet Gjynshi qe firmosi qe SHQUP ti kalonte PD (territor i planifikuar te jepej per pallate) edhe ata me vone e shperblyen deputet. Bajrami ka firmosuar per pronat e ushtrise ne jug qe do behen resorte turistike ( Kush i ka pare tokat e Porto Palermos, Karaburunit edhe sazanit e kupton per cfare jam duke folur). Por Bajrami ka qene djale i zgjuar ka kerkuar imunitet edhe e ka marre duke u shperblyer me postin e Presidentit. Po te keni qene te vemendshem do ta keni vene re qe se fundmi parlamenti miratoi nje ligj qe i hiqte policise ushtarake te drejten per te mbrojtur pronat e ushtrise….
Moment i shumë pritur, por do ishte më mirë sikur të ishte betuar më 11 shtator.