Balla-Berishës: Një gjë të mirë po bën Këlliçi për fushatë që s’po të shfaq ty!

23 Mars 2023, 15:07Politika TEMA

Balla-Berishës: Një gjë të mirë po bën

Sali Berisha dhe Taulant Balla kanë replikuar ashpër në seancën plenare të Kuvendit. Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur sot në Kuvend për inceneratorët. Ai tha se Arben Ahmetaj është fajtor por kjo aferë sipas tij nuk mund të bëhej pa Edi Ramën, të cilin e konsideroi kokën e krimit.

“Arben Ahmetaj është përgjegjës ndër më kryesorët në aferën e tmerrshme të djegësve. Arben Ahmetaj ka firmën në tranferimin e fondit të emergjencës për Elbasanin dhe Fierin. Arben Ahmetaj ka miratuar me siglim dhe me firmë të gjithë procedurat anti ligjore,. Arben Ahmetaj ka qenë i lidhur si mishi me thoin me Mirel Mërtirin dhe Klodjan Zoton.

Por duhet të themi këtu se krye autori i aferës 600-700 milionëshe në total nuk mund të realizohej vetëm me firmën dhe insistimin e Arben Ahmetajt. Edi Rama është përgjegjësi numër 1 dhe autori kryesor i kësaj me afere”, tha Berisha.

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës në Kuvend për vjedhjen e energjisë për të cilin bën përgjegjës qeverinë. Balla u ndal tek fushata e Belind Këlliçit, për të cilin tha se ato që i kanë bërë fushatën kanë bërë diçka të mirë, pasi nuk e shfaqin me Sali Berishën.

‘Unë bie dakord me atë që i kanë thënë Belind Këllicit për fushatën tani. Mos u shfaq asgjëkundi me Saliun se po dole me të je shumë i humbur. Jam shumë dakord që Belindi duhet ta zbatojë këtë strategji. Sali Berisha është një e keqe që të gjithë duhet të biem dakord që ky vend duhet të shpëtojë. Zotëria sapo foli duhet të ishte para drejtësisë për shumë çështje që lidhjen edhe për energjinë elektrike. Kemi termocentralin e Vlorës, një investim që po të pyesësh nuk dinë se sa kaq enë fatura finale për të që nuk u vu kurrë në punë, të investosh me para publike në një termocentral dhe mos të vihet kurrë në punë, do të duhen shumë para të tjera. E nisi Saliu e bitis Saliu dhe e la jashtë funksionit. U investua në termocentral dhe nuk u vu në punë. Privatizimin e kompanisë shtetërore e betë ju. Keni privatizuar rafinerinë e Ballshit, duke e shkatërruar përfundimisht gjithë atë rafineri dhe duke lënë një qytet si Ballshi pa një industri. Drejtësia vonon por nuk harron.’- u shpreh Balla.

3 Komente

  1. P
    Penecilina Ciceron akoma.

    z.Balla e fute ne dhe, per se gjalli kete Spiun Komunist Sali.. AI te hofendoi njehere rende ne kuvend. ! ndersa nga juve AI Spiuni eshte bere si peshqiri qe fshin dyshemene i shtryllur ne fytyre ,pike gjaku nuk i ka ngelur .

    1. P
      Penecilina Ciceron akoma.

      z.Balla e fute ne dhe, per se gjalli kete Spiun Komunist Sali.. AI te hofendoi njehere rende ne kuvend. ! ndersa nga juve AI Spiuni eshte bere si peshqiri qe fshin dyshemene i shtryllur ne fytyre ,pike gjaku nuk i ka ngelur .

      1. D
        Dardan

        Gazeta "shqiptarja.com." TIRANE, 17 mars 2012- Deputeti socialist, Taulant Balla deklaroi dje, se faktet kundër Berishës janë të padiskutueshme dhe bëhet fjalë për dokumente origjinale në gjuhën serbokroate. Duke shprehur bindjen se Berisha është agjent i UDB, Balla paralajmëroi dje zbardhjen e dokumenteve të tjera nga arkiva serbe, që mendohet të përmbajnë dhe emrin e kryeministrit Berisha. "Jemi duke mbledhur hap pas hapi informacione dhe në pritje të dokumenteve të tjerë plotësues dhe origjinale që vertetojnë se Sali Berisha ka qënë agjent i UDB Jugosllave. Në dosjet e ish-UDB fshihen dokumente të përfshirjes së tij në shërbimet sekrete jugosllave, dhe ne do t'i zbardhim ato për publikun shqiptar", deklaroi sekretari i grupit socialist Balla. Duke paralajmëruar që dosjen do ta çojnë në Kuvend. Disa ditë më parë Balla ka botuar një dokument në të cilin bëhet fjalë për kontaktet e UDB, sipas tij, me agjentin e tyre Berisha në Tiranë. Këtë fakt Balla e ka denoncuar në adresën e tij në rrjetin social 'facebook'. "Një tekst i shkurtër në gjuhën serbe në dokumentet të cilave iu referova. Përkthyer në shqip: U kontaktua me agjentin tonë në Tiranë. S. Berisha ka raporte shumë të mira me udhëheqjen komuniste. 5 Janar 1987", shkruan deputeti socialist. Bla-Bla-Bla

        Lini një Përgjigje