Presidenti i Austrisë vizitë dy ditore në Shqipëri, zbardhet agjenda

23 Mars 2023, 14:45Politika TEMA

Presidenti i Austrisë vizitë dy ditore në Shqipëri, zbardhet

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, në datat 26-28 mars.

Begaj do ta mirëpresë Van der Bellen në Institucionin e Presidentit më datë 27 mars, në një ceremoni shtetërore dhe dhe ndër të tjera është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.


Përgjatë vizitës shtetërore, Van der Bellen do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë së bashku me Presidentin Begaj në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri.

Vizita është tregues i mbështetjes së Austrisë për Shqipërinë por edhe ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Kjo vizitë vjen 9 vjet pas asaj së ish-Presidentit austriak Heinz Fischer në Tiranë.

 

1 Komente

  1. N
    Nji Presdient Shembull ne Europe

    Rrespekt i nderuari President i Austrise . jeni i Nderuar e Mirseardhur ne vendin e shqiptareve ...

    Lini një Përgjigje