VIDEO/ Balla-Berishës: Pa e zbardhur përgjegjësinë tënde sa i përket urdhrave për vrasjen e 4 shqiptarëve në 21 janar, kjo forcë politike nuk ka për t'u tërhequr kurrë

22 Janar 2026, 16:00Politika TEMA
VIDEO/ Balla-Berishës: Pa e zbardhur përgjegjësinë

Fjalët në Kuvend janë edhe një mundësi e mirë për të identifikuar gënjeshtrat dhe pavërtetat, sepse të paktën po të dëgjoje dy folësit e fundit për të kuptuar qartë me çfarë opozite kemi të bëjmë. I pari, një djalë i ri nga një forcë e re politike, mori fjalën dhe tha: mjekët në spitalet publike nuk kanë marrë pagat e muajit dhjetor. Bëra një verifikim dhe më rezulton se i gjithë fondi i pagave në Thesarin e Shtetit për pagat e muajit dhjetor është ezauruar 100 për qind, pra nuk ekziston asnjë mjek që nuk ka marrë pagë. Kjo është e para.

Më pas u çua këtu mjeshtri i gënjeshtrës, dhe përmendi ish-kryeministrin e ndjerë Fatos Nano, për gjoja për një bisedë, plan apo projekt me Berluskonin për ishullin e Sazanit. Vuk ka pasur asnjë bisedë nga kryeministri Fatos Nano për Sazanin. Siç e ka zakon të gënjejë për çdo gjë, ndoshta për të gjetur alibi për vete, ia faturoi këtë paraardhësit të vet. Nuk e di c'biseda ke bërë ti me atë për Sazanin,por me përgjegjësi të plotë, për shkak të nderit të madh që kam pasur të punoj pranë Fatos Nanos, nuk ka pasur kurrë një bisedë të tillë.

Ja pra,dy njerëz me diferencë të madhe moshe, por me të njëjtën sëmundje të pashërueshme të gënjeshtrës dhe pavërtetës. Ndërsa sa i përket kërcënimeve të tua se do të bësh hatanë më datë 24, do ta kisha dhënë një përgjigje, por kam shumë respekt për Kodin e Etikës së Kuvendit. Një gjë nuk të kemi marrë në konsideratë, edhe kur na ke kërcënuar publikisht, se në atë dritare është një snajper që do të marrë në ballë këdo që do t'i afrohet kryeministrisë. E ke thënë ti këtë apo jo? Ti ke dalë e pastaj më rezulton që më falni për shprehjen " ti je zbythur kur ke shkuar atje të deponosh të paktë siç raportojnë mediat, se ke thënë që nuk ke dhënë urdhër për të qëlluar mbi popullin më 21 Janar por nuk di c'ka bërë Luli. Unë nuk di ç’ka thënë Luli. Por një gjë duhet ta dish Sali Berisha këtë forcë politike dhe ne që jemi këtu: ne pa e zbardhur përgjegjësinë tënde sa i përket urdhrave për vrasjen 4 shqiptarëve në 21 janar, kjo forcë politike nuk ka për t'u tërhequr kurrë.

Ngulite mirë në mendje. Nuk ka të bëjë vetëm me katër dëshmorë apo me shumë të plagosur, por me një nga ngjarjet më të rënda nëse doni në historinë e këtij vendi, e cila erdhi në fakt si një ripërsëritje e një përpjekje tjetër tënde për të qëlluar mbi popullin. në vitin 1997 dhe urdhër që avionët të qëllonin mbi popullin e jugut, dhe më pas në vitin 2011, dhe urdhër të qëlluar mbi popullin opozitar në shesh.

Kaq për këtë pjesë, sepse thonë që kur e ke bosh, e ke edhe bosh brenda. Sa i përket marrëveshjes, nuk ka më nevojë për diskutime. Besoj e morët përgjigjen nga ana e kryeimistrit për shqetësimin tuaj pse kryeministri nuk është sot në Davos për ta firmosur marrëveshjen, kryeministri do të jetë në Shtëpinë e Bardhë, si mik i Presidentit Donald Trump, për të firmosur autorizimin që sot do ta japë Parlamenti. Prandaj, sipas porosisë dhe sipas vlerës dhe rëndësisë kokën poshtë, dorën lartë dhe votoni marrëveshjen

7 Komente

  1. H
    Hiiiii bufiiiii

    Balla e ngordhi Bufin komunist.... Po gjynah ky mjerran eshte shume frikacak, ku e mbane dot burgun ky legen Tropoje

    Përgjigjjuni
    1. M
      Money for nothin', chicks for free !!!!

      Ne fakt , 21 Janari eshte nje qark i mbyllur , fillon dhe mbaron Me Like "kokelarin" : Doli video e Likes dhe blloku i tij i korrupsionit , Rama thirri protesten , njerezit u mblodhen dhe protestuan , Saliu qelloi dhe vrau 4 protestues te pafajshem , Pas protestes Likja doli dhe i shau protestuesit "kokepalare" , 2 vjet me vone Rama dhe Likja u bene bashke ne aleancen e qelbesirave.....Rama dhe Balla e te tjere , duhet ti pergjigjen nje pyetje : " Mos valle u protestua kot , dhe gjaku shkoi kot , se Likja ishte "i mire" derisa Rama beri aleance me te "???....

      Përgjigjjuni
    2. U
      Une

      Saliu midis gjakut dhe shkolles, vepron sipas gjakut te qe vret jo vetem "gjaksin" por edhe femijet. Doktor qe ne vend te perdori bisturine te shpetoje jeten e pacienteve, qellon nga frengjia per te mbushur trupin e "kundershtarit" me plumba. Njeri qe nuk ndryshon ngaqe ne gjakun e tij eshte edhe "ADN" e serbit....

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bake

        Sic e keni zene nga viti 2126 keni per ta zbardhur........ Salehu po tall leshte me ju. Po ju fut te gjitheve ne burg

        Përgjigjjuni
        1. k
          kasem gahinji

          Taulant, per cfare thua jam dakord. Vetem per pagate e mjeke e dua te te sygjeroj te kontrollosh mire. KE te drejte per page e dhjetorit. Ato Jane hedhur. Por paga e Janarit, qe duhet te ishte hedhur deri me 6 janar, sot, me 22 janar nuk eshte hedhur akoma. Flas per mjeket e QSUNT. Dhe ASNJE prej Tyre nuk ka hapur goje. Nese ti nuk marrin ta lexosh kete qe shkruaj une, I lutem gazetes Tema ta informoje zoti Taulant. Duhet patjeter te nderhyet qofte nga ju, qofte nga Ministria. Eshte faj I rende.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara

            21 Janari ishte ngjarje e rende sic thote Balla por ka pasur shume ngjarje me te renda edhe ne historine e afert te ketij vendi psh vdekja e dy te miturve nga Kavaja ne vitin 2016 qe po shkonin te takonin babain ne burg jo se ai kishte gjuajtur policet me gure e hunj ne krye te detyres, jo se ai kishte thyer deren e kryeministrise, jo se ai donte te rrezonte qeverine me dhune, por vetem se po nderronte dy tjegulla ne cati qe shiu mos te pikonte mbi vogelushet e tij. Dhe nderrimin e dy tjegullave e pagoi me jeten e dy djemve te tij per shkakun e vetem se partia e ketij zoterise beri nje ligj qe burgos njerzit pse nderrojne tjegullat ne catine e tyre.Dhe kete ligj nuk e bene ne gjaknzetesi apo per vetmbrojtje por e bene ne gjakftohtesi, me procedure me qellimin e vetem per tua veshtiresuar e perkeqesuar jeten banoreve. Kurre nuk i kerkuan ndjese atyre prinderve, kurre nuk u penduan , kurre nuk i demshperblyen, kurre nuk vune lule ne vendin ku vdiqen. Vdekja e atyre dy femijve eshte jo vetem nje akuze per PS por edhe per gjithe parlamentin qe hartojne e miratojne ligje te padrejta, qe zvogliojne lirite e te drejtat e qytetareve dhe ua ngushtojne qytetareve te thjeshte haperirat e jeteses duke i detyruar te marrin arratine.

            Përgjigjjuni
            1. e
              eee

              po te ishte denuar saliu, tani nuk do te ishte rama ne pushtet, i gjati di mire te luaje shah , po te dy ne burg i dua tani

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje