Balla: Kuvendi duhet të funksionojë me komisione që i shërbejnë integrimit

16 Shtator 2025, 14:20Politika TEMA

Balla: Kuvendi duhet të funksionojë me komisione që i

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë prezantimit të raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, u ndal tek debati për ngritjen e komisioneve parlamentare, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se po shkelet Kushtetuta.

Balla theksoi se as kryetari i Kuvendit dhe as mazhoranca nuk do të bëjnë asnjë hap që shkel Kushtetutën.

“Ne jemi në fazën e konstituimit dhe ende nuk kemi përmbyllur ende konstituimin e organeve të Kuvendit. Duhet që sot domodoshmërisht të përmbyllim kryesinë e komisioneve që nesër të shkojmë te konferenca e kryetarëve që javës tjetër ta kemi përmbyllur procesin. Ndaj nuk na lejohet teatri. Kemi përgjegjësi. Jemi votuar për këtë agjendë. Që ta përmbyllim në 2029 anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria ka nevojë për një parlament që përqas agjendën e punës me kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit ndaj na duhet të votojmë sot ato komisione që kemi sjellë si propozim” deklaroi Balla.
Ai theksoi se është e domosdoshme një qasje e re në funksionimin e Kuvendit, për t’i kthyer komisionet në një sallë pune.
“Komisioni i Ligjeve ka 26 anëtarë, ka vende që e gjithë struktura e parlamentit ka vetëm 40 anëtarë.”
Sipas tij, votimi i komisioneve parlamentare është i domosdoshëm për të vijuar punën dhe për të përmbushur detyrimet e vendit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

1 Komente

  1. P
    Populli gri

    Bravo Balla nuk ka komisionte integrimit e te perfaqesohet nga PDja. Te shkoje Albana Vokshi e te flasi gjera te qena e te pa qena ne Europe. Te gjitha gjerat nuk nxirren jashte qe ti shikoje e gjith Europa. Te thone ata qe keta nuk duan vetin por ne pse ti duam. Megjith ate kjo eshte qenja me e peshtire ne tere parlamentin e kam fjalen per Abanen sepse kjo lepirese e Saliut eshte provuar edhe me perpara qe ka folur shume keq per vendin tone. shqiperia narko Shtet , drejtohet nga bandat . Kush eshte banda me emer kush eshte banditi me emer . Emra nuk japin sepse nuk ka por vetem akuza politike qe tr nxijne vendin tone.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje