Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për Shqipërinë nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Europian, e cila u votua me 58 vota pro dhe 7 kundër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi këtë zhvillim si një vlerësim të rëndësishëm për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian. Ai theksoi se mbështetja e eurodeputetëve konfirmon përkushtimin e vendit për të çuar përpara reformat dhe për të përmbushur detyrimet e procesit të integrimit.
Sipas Ballës, rezoluta pasqyron qartë arritjet e Shqipërisë dhe mbështet ambicien për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.
Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për Kryetarin e Komisionit, David McAllister, si dhe për raporterin për Shqipërinë, Andreas Schieder, për punën e tyre në hartimin e dokumentit. Një falënderim i veçantë iu drejtua edhe Andrey Kovatchev për kontributin në arritjen e kompromisit mbi tekstin final.
Balla nënvizoi se Shqipëria mbetet e vendosur në rrugën e saj europiane, duke vijuar reformat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian.
Parlamenti Europian ka ngritur shqetesim per korrupsionin ne nivele te larta. Ne fakt vetem ne keto nivele ka korrupsion marramendes ne Shqiperi, per fat te keq
Po presim se cdo te thote Tabakja pa filxhan
,,,,,,Rezoluten e leshit,,,,,,kush mendon se Shqiperia futet ne BE ka problene me realitetin.....Mali i Zi dhe Serbia do te jene be BE.......Bosnja Shqiperia fhe Tyrkije...te tjerrin lesh....se jane mire...te tre vendet nuk do te jene asnjehere antare te saj....Shqiperia ne BE eshte nje,,,,,big problem,,,,per BE duke filluar qe nga probleme me,,,,,femijen,,,e tyre Greqine..per te cilen,,,,,sakatuan,,,,,te gjithe realitetin fizik e historik shqiptare....BE. per Shqiperine eshte nje...cmim..qe shqiptaret nuk e paguajn dot edhe sikur te deshironin ose pagesa e atij cmimi eshte shkermoqja perfundimtare e shqiptareve....