Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se dita e sotme ka nisur me një lajm pozitiv nga Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme, ku është miratuar me konsensus një dokument pas rreth 5 orësh debatesh.
Sipas Ballës, rezoluta është miratuar pa asnjë votë kundër dhe përmban kritika, angazhime dhe një qasje objektive, si dhe orientimin e qartë të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
“Dita e sotme ka nisur me një lajm pozitiv nga Komisioni për Europën dhe punë e Jashtme. Të gjithë bashkë pa asnjë votë kundër, është miratuar një dokument, shumë i mirë , pas 5 orë debatesh e seanca. Ka brenda kritikën, angazhimin syrin objektiv, por edhe yllin orientues të Shqipërisë sonë të përbashkët në BE. Jemi të detyruar që në fund të 5 orëve debat të miratojmë rezolutën që ka kaluar në konsensus. Mendoj që do ishte mirë ta dëgjojmë rezolutën dhe më pas të çelim debatin, ku natyrisht do vijë një zë nga opozita. Gjej rastin të falënderoj anëtarët e Komisionit, të falënderoj zotin Haxhinasto, edhe zonjën Vokshi, pas asnjë dyshim kryetarin e Komisionit, të gjithë, ndjesë ndonjërit që nuk ia përmenda emrin. Këto 48 orë kanë qenë realisht shumë intensive”, tha Balla në Kuvend.
Lini një Përgjigje