Projektligji për financimin e partive politike, ODIHR: Rregulla më të qarta për donacionet

14 Maj 2026, 10:40Politika TEMA
Projektligji për financimin e partive politike, ODIHR: Rregulla më

Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka publikuar një opinion urgjent të ndërmjetëm mbi projektligjin e ri për financimin e partive politike në Shqipëri.

Opinioni i ODIHR vlerëson nismën për modernizimin e kuadrit ligjor, por kërkon masa më të forta për të mbyllur hapësirat që mundësojnë korrupsionin dhe shmangien e rregullave.

ODIHR i jep rëndësi të veçantë kuadrit ligjor për donacionet dhe gjithashtu kërkon rregulla më të rrepta për transaksionet në dorë dhe burimet e financimit..

"Hartuesit e ligjit duhet të marrin në konsideratë një ndalim të shprehur të donacioneve të bëra në emër të një personi tjetër dhe të kërkojnë publikimin e profesionit dhe punëdhënësit të çdo donatori, si dhe të pronësisë përfituese të personave juridikë që bëjnë donacione, duke siguruar gjithashtu që ky informacion të jetë i aksesueshëm për KQZ-në", thuhet në raport.

ODIHR thekson se ligji duhet të jetë në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor për të shmangur mospërputhjet ligjore që mund të krijohen nga ekzistenca e dy kuadrove paralele rregullatore.

Pavarësisht vlerësimit të përgjithshëm, opinioni i publikuar nga "Shqiptarja.com" nënvizon se efektiviteti i ligjit rrezikohet nga paqartësitë në zbatim.

Rekomandimet kryesore të ODIHR:

Transparenca e Donatorëve: Të ndalohen rreptësisht donacionet në emër të personave të tjerë dhe të publikohet profesioni, punëdhënësi dhe pronësia përfituese e kompanive financuese.
Rregullimi i Huave: Të qartësohen rregullat për huatë, shlyerjen e tyre dhe faljen e borxheve, për të shmangur financimet e fshehura.
Sanksione Proporcionale: Gjobat për donacionet e tepërta duhet të jenë shumëfish i shumës tejkaluese dhe të mbulojnë çdo shkelje të mundshme.
Kapacitetet e KQZ-së: Suksesi i reformës do të varet tërësisht nga burimet financiare, njerëzore dhe hetimore që do t’i vihen në dispozicion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

1 Komente

  1. S
    Sarkazma

    Ligji duhet te percaktoje qarte kush ligjetohet part politike! Pas cdo zgjedhje parlamentare,ato partu duhet te crregjistrohsn ne gjykate!Jane mbi 124 parti sot te rregjistruara ne gjykataShume parti jane ne emer te komunisteve ,ballit kombetare,legalitetit!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje