Balla shpall objektivin e diasporës: PS me shumicë të cilësuar më 11 Maj

11 Prill 2025, 21:57Politika TEMA

Balla shpall objektivin e diasporës: PS me shumicë të

Taulant Balla nga Milano shpalli objektivin e diasporës duke thënë se Partisë Socialiste i duhet dhënë shumica e cilësuar më 11 Maj.

Në një mesazh mes grave dhe vajzave shqiptare, ai tha se më 11 maj duhet të votojnë për të ardhmen europiane të Shqipërisë!

"Dua të përshëndes me zemër plot 102,000 gra dhe vajza, së bashku me 144,000 burra dhe djem – gjithsej 246,000 shqiptarë nga e gjithë bota do të votojnë më 11 maj. Unë jam shumë i sigurt që Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama do të marrin një mbështetje shumë të fortë nga bashkatdhetarët tanë, sepse bashkatdhetarët tanë e dinë fare mirë se vetëm me Edi Ramën dhe PS, Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE dhe se vetëm me Edi Ramën dhe PS fëmijët e çdo shqiptari e shqiptareje, sikurse gjithë të tjerët, do të pajisen me pasaportën e BE-së."

Prandaj është shumë e rëndësishme që më 11 maj të votojmë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, tha Balla, duke folur edhe për një objektiv të diasporës, shumicën e cilësuar. 
“Dhe sa i përket objektivit tonë për diasporën, objektivi ynë është që t'i japim Edi Ramës dhe Partisë Socialiste një shumicë të cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë për të çuar përpara reformat që na duhen për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE brenda këtij mandati dhe për të realizuar vizionin tonë Shqipëria 2030."

4 Komente

  1. J
    Jemi mire!

    Sikur PD te kishte 3-4 perbindesha elektorale si Balla, gjerat mund te ishin ndryshe keto zgjedhje. Shyqyr Zotit qe ka Mulin dhe Gazin:)

    Përgjigjjuni
    1. r
      rezari

      Na kujtoni kohen e Enver Hoxhes me keto fjalime qe thoni ''Nen udheheqjen e Edi Rames etj'' na beni per te vjelle.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liqeni

        Kohen e Armikut te Kombit?! Never! Nuk lind Armik si Ai Shqipja.

        Përgjigjjuni
        1. Çika Tranajojë

          Ka rëndësi se çfarë thua çfarë dhe kë bind më ato që premton por dhe gjuha që përdor në komunikim .Se fletë Opozita ,po kujt i drejtohet ,çfarë mesazhe çpërcjell si e argumenton atë që thotë .Ky Balla i ka përcjellë mesazhet me një gjuhë të kuptueshme për të gjitha moshat dhe nivelet e popullit që e dëgjojnë brenda dhe me emigrantët jashtë Por po të dëgjosh Saliun dhe tërë ornokopët e tijë nuk dinë gjë tjetër veç të shajnë të mallkojnë Shqipërinë . të flasin shumë keq për vëndin e tyre vetëm e vetëm se populli voton PS .Mirëpo nuk jemi në fillm të vitit 1990 kur populli u gënjye dhe mori kazmat ,levat ,varet ,dinamitin fitilat dhe hodhi në erë tërë atë pasuri që kishte derdhë djersë për45 vjet për ta ngritur.Sot populli e ka kuptuar se kujt dhe pse duhet ti besojë një force politike .Prandaj dhe mendohet mirë para se të shkojë në kutitë e votimit.Dhe për të thënë të vërtetën me përjashtim të vitit të trazirave 1996-1997 që ju vodhë vota dhe në 2005 që e dorëzojë vet Fatos Nano kjo opozitë nuk ka fituar me meritë .Qofsha i gabuar por edhe në 11maj kjo gjëmë e pretë .Kuptohet që e meriton një shgënjm të tillë .Sa kohë ,kopenë e udhëheq një dash i ndërkryer tufa do të përfundojë në greminë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje