Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot në Kuvend një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.
Kjo vjen pas regjistrimit në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës së bërë nga qeveria për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme që ka urdhëruar pezullimin nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit, Gazment Bardhi, thuhet se kryeministri po vepron si “avokat” i Ballukut, duke paraqitur pretendime në emër të Kuvendit të Shqipërisë pa marrë asnjëherë një mandat apo qëndrim nga vetë Kuvendi.
“Një kërkesë e tillë e Kryeministrit të Shqipërisë jo vetëm që është e pabazuar në Kushtetutë, por gjithashtu përbën një ndërhyrje të papërshtatshme në pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe synon cimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e opozitës.
Duhen alternativa jo humor .....moj Bardhushe Kavajes Pse duhet shkarkuar............ Sipas llogjikes se Bardhes ..Bufi qe eshte mare i pandehur nuk duhet te jeté kryekar i PD.... Bardha , po ka nje tribunal qe shpall fajesine apo pafajesin... nuk kemi shkuar deri atje kij durim , ti kalove ylberin dhe u bere dylber .... dhe tu desh kohe....
Po pse ka frike PS nga nje interpelance per Belen ? Ne fund te fundit PS ka 83 vota. Ben cte doje. Cfare e ben kaq te fuqishme Belen qe merr perpara gjithe PS ? E vute re , Rama filloi te flase kunder Spak qe me Lalin , por kur doli ceshtja e Beles i ashpersoi jashtezakonisht shume tonet kunder gjykates , madje edhe ankesen ne Kushtetuese per Belen e beri vete Rama ne vend qe ta bente avokatja e Beles. Kaq e forte te jete kjo Bela qe e ben edhe Ramen te dridhet !!!!!