E PLOTË/ Erjon Veliaj: Hiqni masën poshtëruese të mbylljes në kafaz metalik, nuk kam parë asnjë faqe të dosjes! Kërkoj thjesht barazi proceduriale

2 Dhjetor 2025, 11:07Politika TEMA
E PLOTË/ Erjon Veliaj: Hiqni masën poshtëruese të mbylljes

Nga Erjon Veliaj 

E nderuara zonja Gjyqtare. Është hera e parë që paraqitem personalisht në këtë fazë gjyqësore.

Dua ta nis duke e bërë të qartë se kjo vonesë nuk ka ardhur kurrë për mungesë respekti ndaj këtij trupi gjykues, as ndaj gjykatës, e aq më pak ndaj drejtësisë. Përkundrazi, pikërisht sepse besoj dhe e respektoj drejtësinë, pikërisht sepse e respektoj rolin e gjykatës dhe standardet që duhet të udhëheqin një proces të drejtë, kam kërkuar pa asnjë ndërprerje, në gjithë këta muaj, drejtësi dhe standarde të larta në zbatimin e saj.

Gjatë gjithë këtyre muajve kam kërkuar vetëm të drejta elementare, të drejta që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia garanton çdo qytetari pa përjashtim, por që mua, deri më sot, nuk më është bërë e mundur ti ushtroj. Kam kërkuar dinjitet dhe të kem akses të plotë, të pakufizuar dhe real, si dhe kohën e kushtet e nevojshme për të lexuar aktet, provat dhe çdo deklarim mbi të cilat është ndërtuar akuza që më ka sjellë para Jush dhe më ka vendosur në izolim.

Fakti që është dashur një kohë kaq e gjatë për të më vënë në dispozicion një dosje që është bërë jo vetëm shkak i heqjes së lirisë sime, por edhe i largimit faktik nga ushtrimi i funksioneve të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, po kthehet në një absurd tragjikomik. Dhe këtë e them me shumë keqardhje dhe me respekt të plotë për këtë gjykatë: vonesa dhe pengesat e vazhdueshme krijojnë panoramën e një paragjykimi të plotë të çështjes, si dhe të trajtimit të të drejtave të mia kushtetuese jo si detyrime solemne të shtetit, por si pengesa që duhen anashkaluar në funksion të një procesi, që duket sikur kërkohet të zhvillohet shpejt, të mbyllet shpejt dhe të dëgjohet sa më pak.
Fakti që mua personalisht, nuk më është vënë ende në dispozicion një kopje fizike e akteve, si dhe koha minimale për t’u njohur me një akuzë të ndërtuar mbi rreth 60 mijë faqe, flet qartë për fatin procedural që po i përgatitet këtij procesi. Një volum i tillë dokumentesh, që do të kishte sfiduar edhe gjykimet më të rënda të historisë moderne nga Nurembergu deri tek Tribunali i Tokios, po përdoret këtu jo për të zbardhur të vërtetën, por për të bërë praktikisht të pamundur ushtrimin e së drejtës sime kushtetuese për t’u mbrojtur. Në këto kushte, është e qartë se procesi rrezikon të humbasë karakterin e tij gjyqësor dhe të kthehet në një procedurë formale ku volumi i akteve zëvendëson dijeninë, ndërsa mungesa e aksesit zëvendëson mbrojtjen.

Ndaj, znj. Gjyqtare, jam para jush sot për të paraqitur dy kërkesa themelore, kërkesa të cilat nuk burojnë nga statusi im publik, por nga atributi im më i thjeshtë dhe më i rëndësishëm: ai i qytetarit të Republikës së Shqipërisë. Nëse këto kërkesa nuk pranohen, atëherë faktikisht po më përjashtoni nga ky proces gjyqësor, një proces i cili as nuk është nisur nga unë dhe as nuk ka ardhur me iniciativën time. Unë jam thirrur nga kjo gjykatë të marr pjesë në një procedim penal.
Por, nëse nuk më bëhen të ditura të gjitha aspektet e tij, nëse nuk më garantohet e drejta për t’u mbrojtur dhe nëse nuk trajtohem me dinjitetin që i takon çdo qytetari të këtij vendi, çdo qytetari që beson në standardet evropiane të procesit të drejtë, atëherë më keni treguar “derën” në mënyrë më cinike të mundshme. Në atë moment, gjykata e ka konsideruar prezencën time dhe pjesëmarrjen time jo të panevojshme, por të pakuptimtë, sepse nuk mund të ketë pjesëmarrje reale aty ku mungon mbrojtja reale.


I. Kërkesa për respektimin e dinjitetit, prezumimit të pafajësisë dhe të drejtës për mbrojtje efektive

Znj. Gjyqtare, qëndrimi im prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, në prani të këtij trupi gjykues, përbën një shkelje të qartë dhe të vazhdueshme të:
* dinjitetit tim njerëzor,
* prezumimit të pafajësisë,
* të drejtës sime për mbrojtje efektive,
* dhe të vetë perceptimit të paanshmërisë së gjykatës.
Ky pozicionim fizik, i pazakontë për një vend që aspiron standarde evropiane, transmeton automatikisht një imazh kriminalizues, krijon idenë se jam një person “i rrezikshëm”, dhe ushqen, qoftë edhe pavetëdijshëm, paragjykime të brendshme brenda vetë trupës gjykuese. Dua të jem shumë i qartë: Këto nuk janë ankesa personale. Këto janë standarde të sanksionuara ndërkombëtarisht, të cilat çdo gjykatë e një shteti anëtar të Këshillit të Evropës është e detyruar t’i respektojë.
Dua të sjell në vëmendje një fakt të pakontestueshëm: para pak ditësh unë kam qenë i pranishëm në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë të vendit dhe aty kam qenë i ulur, jo i mbyllur në kafaz. Nuk pati asnjë shqetësim, asnjë incident, asnjë arsye sigurie. Nëse gjykata më e lartë e Republikës së Shqipërisë ka vlerësuar se unë mund të paraqitem i lirë dhe me dinjitet para saj, është e pakuptimtë që në një gjykatë më të ulët të paraqitem si kërcënim për rendin publik.

Ky standard i dyfishtë nuk qëndron dhe nuk mund të justifikohet.

a. Praktika e GJEDNJ: Kafazi = shkelje e neneve 3 dhe 6 të KEDNJ
Znj. Gjyqtare, standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë të qarta dhe të padiskutueshme: vendosja e të pandehurit në një kafaz është trajtim degradues, poshtërues dhe në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 3 dhe nenin 6 të KEDNJ. Në çështjen Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë, GJEDNJ konstatoi se mbajtja e të pandehurit në një kafaz metalik përbën trajtim degradues dhe dëmton rëndë prezumimin e pafajësisë. Në çështjen Ashot Harutyunyan kundër Armenisë, Gjykata theksoi se një “kafaz hekuri” krijon menjëherë perceptimin se i akuzuari është një “kriminel i rrezikshëm”, sidomos në rastet, si ky i imi, ku nuk ekziston asnjë rrezik real për sigurinë publike.

Në çështjen Khodorkovskiy dhe Lebedev kundër Rusisë, GJEDNJ ishte edhe më e prerë:
mbajtja e të pandehurve në kafaz:
* dëmtoi komunikimin me mbrojtësit,
* kufizoi pjesëmarrjen reale dhe të ndërgjegjshme në proces,
* minoi të drejtën për një proces të drejtë.

Të gjitha këto standarde janë të detyrueshme edhe për këtë gjykatë dhe në asnjërën prej këtyre çështjeve nuk u gjet ndonjë rrezik konkret që ta justifikonte këtë masë. Ashtu si në rastin tim, nuk ka asnjë arsye ligjore, logjike apo faktike për të më mbajtur në këtë kafaz. Asnjë.

b. Kafazi dëmton mbrojtjen time dhe të drejtën për proces të rregullt
Znj. Gjyqtare, kjo strukturë metalike ku jam vendosur nuk është një detaj fizik i sallës, është një pengesë e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme për të ushtruar të drejtat e mia themelore dhe një pabarazi proçeduriale ulëritëse. Ky kafaz më pengon:
* të komunikoj lirshëm dhe privatisht me mbrojtësit e mi,
* të ndjek procesin në mënyrë aktive,
* të kontribuoj realisht në mbrojtjen time,
* të kem pozitë të barabartë proçeduriale me palën akuzuese,
* dhe të ruaj dinjitetin që i detyrohet çdo qytetari në një sallë gjyqi.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në çështjet Moisejevs kundër Lituanisë dhe A.B. kundër Rusisë, ka qenë e prerë: mbajtja e të pandehurit në kafaz cenon mënyrë të pakthyeshme të drejtën për mbrojtje efektive, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 6(3)(b) dhe (c) të KEDNJ. Ky është pikërisht rasti im. Ndaj, kërkesa ime nuk është as privilegj, as përjashtim:

kërkoj thjesht të trajtohem si një qytetar që gëzon prezumimin e pafajësisë dhe barazi proçeduriale, dhe jo si një person i rrezikshëm që duhet ekspozuar në një formë poshtëruese dhe paragjykuese.

II. E drejta ime për t’u njohur me aktet e dosjes e mohuar plotësisht deri sot
Znj. Gjyqtare, ashtu siç theksova më lart edhe me një kërkesë time zyrtare paraqitur kësaj gjykate, deri në këtë moment unë nuk jam njohur asnjëherë, as për një ditë, as për një faqe, me përmbajtjen e dosjes penale që numëron rreth 60.000 faqe. USB-ja që prokuroria i ka përcjellë avokatëve të mi nuk mund të më dorëzohet ligjërisht, sepse rregullorja e paraburgimit ndalon përdorimin e çdo pajisjeje elektronike. Ky nuk është një kufizim i rastësishëm: është një pamundësi objektive, e cila e bën formal çdo pretendim se “dosja më është vënë në dispozicion”. Si pasojë:


* nuk kam parë asnjë faqe të dosjes,
* nuk kam pasur asnjë mundësi reale të kuptoj akuzën ndaj meje,
* nuk kam pasur asnjë mjet për të përgatitur mbrojtjen,
* dhe kështu, e drejta ime për mbrojtje efektive është shkelur brutalisht dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Ky nuk është një problem procedurial. Është një shkelje thelbësore e nenit 31 të Kushtetutës, nenit 6 të KEDNJ, dhe një cenim i drejtpërdrejtë i vetë kuptimit të procesit të rregullt ligjor.
Neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë më garanton:
* të vihem në dijeni menjëherë dhe hollësisht për akuzën që më bëhet, për të drejtat e mia,
* të kem kohën dhe lehtësitë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen vetë;
* të mbrohem vetë ose me ndihmën e një mbrojtësi ligjor të zgjedhur prej tij

Neni 6 paragrafi 3 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut më rikonfirmon të njëjtat garanci dhe,

Neni 34/a i Kodit të Procedurës Penale më garanton:
* të njihem me materialet e çështjes,
* të kem lehtësitë e nevojshme për mbrojtje,
* të komunikoj privatisht me mbrojtësin,
* të marr pjesë në mënyrë aktive në proces.

Asnjë nga këto nuk është respektuar.

Znj. Gjyqtare, pas rreth 300 ditësh në paraburgim, jam sot përpara jush për t’Ju marr vetëm tre minuta me vetëm me tre kërkesa elementare. Tre kërkesa që nuk kërkojnë as privilegj, as përjashtim, por vetëm respektimin minimal të të drejtave që Kushtetuta ua njeh të gjithë qytetarëve.

Kërkesat e mia konkrete sot

1. Heqjen e menjëhershme të masës së vendosjes në kafaz, në përputhje me standardet detyruese të KEDNJ dhe jurisprudencën e GJEDNJ, që e konsiderojnë këtë praktikë trajtim poshtërues, paragjykues dhe të papajtueshëm me nenet 3 dhe 6 të Konventës.
2. Vënien e plotë dhe të menjëhershme në dispozicion të akteve të dosjes në një formë të lexueshme dhe të aksesueshme, që më mundëson të jem realisht i informuar për akuzën dhe të kem kohën e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes sime.
3. Shtyrjen e procedurës, derisa kjo e drejtë elementare, e drejta për t’u mbrojtur, të më garantohet në mënyrë të plotë dhe efektive. Asnjë proces i drejtë nuk mund të vazhdojë pa respektuar këto tre kushte minimale.

Unë jam këtu i thirrur nga ana Juaj, për t’u mbrojtur, jo për t’u poshtëruar. Jam këtu si një i qytetar i një vendi demokratik dhe të lirë që kërkon të drejtën e tij, por gjithashtu edhe si Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i vetëdijshëm se ky proces prek jo vetëm lirinë time, por edhe parimet më themelore mbi të cilat ndërtohet drejtësia në këtë vend dhe për të cilat si një i votuar kam pjesën time të përgjegjësisë. Dua ta them qartë: drejtësia nuk ndërtohet mbi kafaze, nuk ndërtohet mbi perceptime kriminalizuese dhe nuk ndërtohet duke shkelur të drejtën themelore të mbrojtjes. Unë pres drejtësi me standarte evropiane ose refuzoj të bëhem pjesë e një procedure poshtëruese që nuk e meriton asnjë qytetar i këtij vendi.

E nderuara gjykatë, me besimin e plotë për përmbushjen e një procesi të rregullt ligjor kërkoj vendimmarrjen tuaj për këto kërkesa.

21 Komente

  1. L
    Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

    Propozoj : 1..... Te blihet nje kolltuk modern qe edhe shtrihet si krevat i pajisur me jastek mendafshi dhe nje tavoline me kaviar dhe karkaleca qe Lali te ndjeke si njeri seancat e gjyqit, 2... Cdo votues i Lalit ne Tirane te paguaje nga 1000 lek te vjetra qe te printohen materialet nga usb. Kjo sepse Lali sic e dime eshte i varfer , dhe per te paguar avokatet modeste amerikane ka shitur edhe breket qe ka blere online Ajola. Ta ndihmojme pra !!!!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lali eri,behu me pd qe te mos denohesh

      Kerkon barazi me saliun qe ka vrare e shkatrruar vendin e shpresen e popullit,barazi me sypeshkaqenin dhe motren e tij qe ka blere drejtesine,barazi me dhendrin e saliut,barazi me mehdi gerdecin me mulin,barazi me genc rulin qe eshte zhdukur dhe nuk ndihet e nuk e ngacmon njeri

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

        Dakord qe te gjithe keta qe thua ti bashke me Lalin te kene barazi me njerezit e thjeshte dmth te rrine brenda kafazit qe ka gjykata.....por ke harruar edhe te tjeret, Ballukun qe po angazhohet Rama dhe gjithe PS qe te mos shkoje fare te salla e gjyqit , apo Arben Ahmetaj qe per cudi u zhduk dhe Rama nuk ka folur 1 here per te inkurajuar policine ta sjelle para ligjit.....

        Përgjigjjuni
        1. M
          Malua

          Duhen ca si Liku se jan rralluar fare ne kte vend,ngelen kush e kush i lepin bolet njerit apo tjetrit politikan.Coji nje e-mail Liku thuaj te thyej derkucin se per kte dit ruhen ato edhe ja u zgjidh puna printimit.

          Përgjigjjuni
    2. M
      Mondi

      Mos ha mut por rri aty. Bythqir burre

      Përgjigjjuni
      1. n
        na myten kurvat

        Mond kurva llafazane!

        Përgjigjjuni
      2. E
        E VERTETA

        Cfare barazie kerkon lali Dhjeri ? Kishte barazi dhe trajtim me dinjitet te tenderave te BAshkise apo i shperndaje ne miq e farefis ? Ti do marresh ate qe meriton , ah sikur te merrnin te gjithe ate qe meritojne me cfare i kane bere ketij populli qe i beri mbreter nga HICI.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pidh, pidh

          e verteta e gopit te sat'eme eshte qe eshte kurve dhe ti je budalla!

          Përgjigjjuni
        2. k
          klodi

          Me vjen keq se ka dhe femije dhe gru e nene (kush nuk ka), por te gjithe jane te barabarte para ligjit...kush abuzon me detyren aq rende duhet me u gjyku dhe rende...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Albi D

            Po mire, ti je mbyllur ne kafaz qe prej shkurtit. Tani jemi ne dhjetor. Sic e thua edhe vete te kane degraduar e ste kane lene te dalesh jashte as edhe nje minute. Si ka mundesi qe Ajola eshte shtatzene? Vizitia konjugale (bashkeshortore) nuk lejohen ne paraburgim. Mos valle eshte ndonje tjeter qe e ka lene Ajolen shtatezene? Nje qe u gjend te shtepia jote te kodra kur i vajti Spak per kontroll? Nje qe kishte apartamentin ne emer te vete, apartamenti ku gjendeshin vehsjet intime te Ajoles?

            Përgjigjjuni
            1. D
              Drejtesia Popullore

              Je nje qelbesire qe duhesh vrare. Por gjynah te harxhosh plumb per Ty.

              Përgjigjjuni
              1. n
                na myten kornutot

                Albi D, ti e ngataron me gruan tende qe shkerdhehet me pilicin e lagjas ...

                Përgjigjjuni
              2. D
                Detari

                ne burg te ngordhesh hajdut jevg

                Përgjigjjuni
                1. Q
                  Qamili11

                  Detar ki kujdes nga jevgu se ta rras ne goje e ne byth.

                  Përgjigjjuni
                2. q
                  qyfyre rilindjote

                  Hic mos u merzit or Lali Eri Velia, rri e ngroh veze akoma aty te qelia / se shpejti aty dhe Balluken do kesh, te dy limonj te shtrydhur te ikur per lesh / Rama eshte si Nastradini qe kur i ra Murtaja te shpija, thoshte me plot goje "larg bytheve te mija" /

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Ptuh

                    Ik mor hajdut me cizme

                    Përgjigjjuni
                    1. ?
                      ?

                      Mirë e ka Lali Eri kur e mendon! Pse Balluku duhet të rrijë jashtë burgut e pashqetësuar të vazhdojë të vjedhë e të prishë provat, kurse Lali të rrijë brenda? Në Shqipëri ka qënë traditë që hajdutët quheshin të zotë dhe të ndershëm. Tani mirë që po ndryshon tradita, po pse ca të nënës e ca të babës?

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xha Braho

                        Pra ky thote qe nuk eshte i njohur me dosjen e hetimit. Nderkohe thote qe materialet e dosjes se hetimit i jane dhene avokateve te memorizuara ne nje USB. Po mire, avokatet e marrin nga USB-ja e hedhin ne komputer dhe prej andej e printojne dhe ta japin ty edhe nje kopje. Cfare ka ketu per tu ankuar?Biles pse avokatet nuk e kane bere deri me tani? Kerkoi llogari avokateve dhe jo gjyqtarit.Sa per qendrimin ne kafaz ke te drejte, nuk ka pse te te mbajne aty gjate procesit te gjykimit.

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Ja keshtu

                          Ka nje paradoks me shqiptarin e rendomte: kur vjen fjala te nje politikan, cilidoqofte ky, shqiptari i rendomte pa nje pa dy thote direkt “ne burg hajduti!”. Dakord! Ne burg te gjithe politikanet! Pastaj, kur i shkon policia ne shtepi se ka bere nje ndertim pa leje apo po vjedh energjine elektrike, fillon e sperdridhet. Kur e ndalon polici ne rruge se po ecen me dyfishin e shpejtesise, perpiqet ta korruptoje. Kur shkon ne plazh me makine, parkon si i do trapi dhe bllokon rrugen publike. Kur shkon per te koaliduar makinen, i le inspektorit 1 dhjece ne kroskot. E keshtu pafund… Do mbledhur mendja, se smund te qendrojne te dyja keto sjellje! Ne jemi nje vend me nje kulture te larte korrupsioni. Dhe korrupsioni eshte vallzim dysh, kerkon nje qe e jep parane e nje qe e merr. Natyrisht, asnje nuk e jep me qejf. Por ne shqiptaret edhe aq me hall nuk e japim, ama. Se ne filluam te korruptojme edhe policet ne Mal te Zi e Maqedoni, nderkohe qe malazezet e maqedonasit nuk para i japin para policit kur i ndalon. Kjo edhe per faktin se malazezet e maqedonasit ecin ne respekt te rregullave. Ne jo. Ndaj edhe e kemi me te lehte te japim para per punonjesin publik. Nuk e kemi me qejf, e perseris, po e kemi me te lehte sesa popujt e tjere. Kaq kisha dhe ndjese qe ju thashe te verteten.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Titvasil shkollëshumi

                            Po, po tamam ashtu!

                            Përgjigjjuni
                            1. X
                              X

                              Shtet i marre fund. Qelbet qe nga koka e peshkut, hajduti me shallvare te zeza.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje