“PD e paaftë që të bëjë protesta”, Spahiu: Pas kafes me Salianjin, gjysma vrapuan te Berisha për ta spiunuar si tradhtar partie

2 Dhjetor 2025, 09:15Politika TEMA
“PD e paaftë që të bëjë protesta”, Spahiu:

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe takimin e Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit me më të votuarit e Primareve ditën e sotme.

Ai tha se Berishën s’mund ta largojë nga PD një fraksion i tillë, ndërsa theksoi se gjysma vrapuan te Berisha për ta spiunuar si tradhtar partie Salianjin pas kafes me këtë të fundit.

"Salianji është politikan i ri dhe i pakonsumuar, ai s’është përfolur për korrupsion. Por iniciativa e tij do dështojë, kafja e tij me të pakënaqurit e Berishës ishte kafe me bisht sepse pas kafes me të gjymsa e tyre vrapuan tek zyrat e Berishën për ta spiunuar si tradhtar partie. Është e vështirë që një fraksion i tillë të largojë Berishën nga PD.

Ajo parti është e destinuar që të rrudhet. Një parti që nuk mbledh në kryeqytet e ka humbur misionin e saj. Ajo s’ka as struktura dhe as degë, është paaftë që të bëjë protesta. Fakti që ata s’dolën as në fushatë në zgjedhjet e parakohshme lokale. Është parti në funksion të probleme të një politikani dhe për të penguar partitë e reja", tha ai për Report Tv.

1 Komente

  1. J
    Jurist plepiste

    Ky ka punuar jurist e imagjinoni drejtesine shqiptare , parti politike te protestoje une nuk kam pare veç sindikatat qe dalin ne rruge , ky palo jurist e konsideron partine nje sindikatat , dhe jam i bindur qe ky nuk e di pse sindikatat protestojne .....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje