1 deri në 5 vjet burg për dhunuesit e gazetarëve, Tabaku propozon ndryshime në Kodin Penal

2 Dhjetor 2025, 08:50Politika TEMA
1 deri në 5 vjet burg për dhunuesit e gazetarëve, Tabaku propozon

Opozita përfshihet në punën për Kodin e ri Penal, duke kërkuar që gazetarët të merren në mbrojtje, dhe të ashpërsohet ligji kur ata dhunohen për shkak të profesionit. Deputetja Jorida Tabaku ka depozituar ndryshime ligjore që e dënojnë kanosjen apo dhunimin e punonjësve të medias, nga 1 deri në 5 vjet burg.

Propozimi ligjor prek veprën penale të goditjes për shkak të detyrës, dhe kanosjes për të njëjtat motive, duke propozuar dënim të autorëve nga 1 deri në 5 vjet. Që një episod të quhet dhunë kundër një punonjësi të medias, duhet që ai të ketë një shenjë dalluese që është i tillë, si një baxhe të varur, apo një mikrofon në dorë, sipas propozimit.

Goditja për shkak të detyrës
"Kur kjo vepër kryhet kundër gazetarit ose punonjësit të medias, për shkak të ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale në funksion të interesit publik dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet"

Nisma ligjore përpiqet që gjithashtu të frenojë jo vetëm dhunën, por edhe presionet ndaj gazetarëve.

Kanosja për shkak të detyrës
"Kur kjo vepër kryhet kundër gazetarit ose punonjësit të medias, për shkak të ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale në funksion të interesit publik dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet"

Në relacionin shoqërues, deputetja Tabaku thotë se është konsultuar me Asociacionin e Gazetarëve të Shqipërisë, dhe nënvizon se sipas raporteve ndërkombëtare, gazetarët në Shqipëri, vijojnë të ushtrojnë profesionin e tyre në një mjedis gjithnjë e më sfidues, të shënuar nga rritja e kërcënimeve, presioneve dhe formave të ndryshme të intimidimit./report tv

 

3 Komente

  1. M
    Maro

    Gazetaret jane kthyer ne gjobevenes. Ata kane te korruptuar sa politikanet. Shume jane te pasur mbi mumdesite reale te tregut mediatik. Veting per drejtuesit e mediave.

    Përgjigjjuni
    1. f
      fjala

      Sado qe per nje shumice boterore presidenti Amerikes eshte probleme nr nje, per disa gjera duhet admiruar. Psh per mediat dhe gazetaret qe genjene apo perhapin thashetheme, opinione te rreme, disinformojne vendin etj duhen ligjen te proçedohen penalisht. Fjala e lire nuk do te thote çthurje dhe shkaterrim te tjetrit per interesa te tua! Atehere njerezit, nese nuk i bron ligji nga denigrimi gazetareve qe ne fkat jane njerez qe nuk i perkasin gazetarise dhe sherbimit publik por qejfe te tyre , ateher duhen ndaluar. Si mund te çpif nje gazetar per mua dhe une te hesht?! Kur dhe prokurori apo gjykatesi e perkrah ne emer te drejtesise?! Atehere duhet te ja rrulmbullakos une koken qe ai te mesije dhe te tjeret qe nuk duhet prekur njeriu atje ku nuk i takon. Per ty si gazetar qenka fjale e lmire dhe ti e quan kanosje,aktin tim, ndersa per per çfare eshte? nenshtrim dhe skllaveri. Iku koha, o bej detyren ose shko futu ne vrime te halese ti si gazetar apo dhe Jorida si deputete qe kerkon te mbroje gazetarin dhe denigroje qytetarin!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigrant

        Kjo zonja e PD pse skerkon nji ligj qe kush politikan kapet me korrupsjon te denohet me vdekje ashtu si bene amerika apo kina Dhe shihni ju kur te zhduken te gjith hajdutet

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje