"Opozitë e mbaruar..."/ Nikoll Lesi: Berisha po luan me nervat e demokratëve duke nxjerrë 200 vetë në shesh!

2 Dhjetor 2025, 08:10Politika TEMA
"Opozitë e mbaruar..."/ Nikoll Lesi: Berisha po luan me nervat e

Botuesi i gazetës Koha Jonë, Nikoll Lesi deklaroi se opozita nuk ngjall shpresë se mund të rrëzojë Edi Ramën dhe tha se Berisha po luan me nervat e demokratëve duke dalë me 200 vetë në shesh, në takimet që i quan "Foltore". 

Nikoll Lesi: Opozitë që nuk ngjall besim, luajnë me nervat e demokratëve. Thonë se qeveria është e korruptuar dhe mafioze, kjo përballohet me turmë të madhe. Populli nuk del, me 200 vetë… Çfarë opozite është kjo? Si ta rrëzojë Ramën kjo? Është opozitë e mbaruar. Nuk ka lidership. Kjo foltore i shërben doktorit për zgjedhjet e partisë, që mbyll çdo zë. Në vend të thoshte do të gjejmë figurë të re që të kandidojë…
Një vend që nuk ka opozitë serioze dhe të besueshme ka probleme. Në 2004-2005, ishte PD opozitë por kishte frymëzim. Ne mbajmë mend në 1999 që ishte lufta e Kosovës, bënë thirrje gazeta Albania dhe Koha Jonë, doli plotë sheshi Skënderbej. Doktori me 200 veta? Si do të vijë në pushtet? 

Andi Tela: Një pjesë e njerëzve që duhet të mbushin sheshin, kanë ikur.

Nikoll Lesi: Këto 500 mijë qe votuan për PD, ku janë? Nuk kanë besim te doktori që i sjell në pushtet. Me këtë gjendje që është PD, po të ikë doktori, shkërmoqet, por me doktorin nuk vjen në pushtet. Doktori duhet ta hapë vetë rrugën.

Enton Abilekaj: Nuk është se nuk kanë besim te doktori, por nuk kanë besim që me këto mënyra vihet në pushtet. Ata thonë po dolëm në shesh për parakalimin e rradhës… Kjo nuk ka asnjë vlerë. Duhet të ketë ide lidershipi i PD. Me këto protesta, as drejtoresha e COD nuk dorëhiqet. 

12 Komente

  1. r
    robi

    Shume shpejt pordhestes se Vicidolit do ti bashkohet dhe Lymi i Nurijes tek bregu i lumit i cili do te sjelle dhe gabelt e bregut te lumit qe jane simpatizante te Belo krrici kombinatit dhe pordhesta do te kete dhe aheng me gernete ne mbremje.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ton

      Nje vend pa opozite nuk ka shprese. Nje vend pa sindikata, shoqeri civile e opozite reale nuk ka shprese. Fatkeqsisht. Si ne komunizen pozita do haje bijte e vet.....

      Përgjigjjuni
    2. T
      Teodor

      Lesi ka te drejte. Per Berishen Rama rri 300 vjet. Por vetem po e rrezuan Amerikanet. Ps do rrije gjate ne pushtet por pa Ramen.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lëroi

        O Nikoll po ty çar të duhet , ti nuk je antar i partis drmokratike , apo me u gjend lala në punë Do të fusësh hundën gjithandej Mbase të shef Edi dhe të jep ndonjë kockë Ta ka prer biletën Edi kot lodhesh Je tërësisht i pa besushëm dhe i nevrritshëm Mos e bëj pis dhe gazetën tema Hajtë i rrofshë Lezhes për dimër

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kop-i

          Nuk kuptoj asgje nga analistet dhe politika e prapambetur arnaunistanase.Aty eshte akoma mendimi se po mblodhe njerez bie qeveria,marrim pushtetin dhe fusim njerzit ne pune tek ujesjellsi.Akoma nuk duan ta kuptojne qe eshte voooota,megjithse edhe une ja fus kot,Pd-ja nuk nxjerr kandidate per perfaqsim,nuk ka kandidate,e kuptoni ,dhe te gjithe e kalojne shume lehte ate qe ndodhi.Pd-ja,opozita do me ardhe ne pushtet me variante te çuditshme se s,ka bythe ,i thote Rames ik ti vete,ti bej une vete votimet(e kemi pare si i ben ne Pd votimet),ose thote me revolucione,shishe,gura,molotov,vare e mundesisht ndonje te vrare qe ta bejne hero.Nuk e kuptoj se si merret politika,analistat,media etj me kete grup rrangall qe quhet parti.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lulurrushi

            200 me gazetaret dhe policet.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Stardust

              Po pse o horra nuk i thoni gjerat sic jane? Ne kte bote ka jete ka dhe vdekje. Vdekja nuk eshte fundi , eshte mundesia e lindjes se nje jete tjeter. PD lindi ,jetoi ,degjeneroi, vdiq. Tani thjesht duhet varrosur se po qelb dynjane. Gjithesesi tani eshte nje zombi qe nuk vlen per asgje. Vertet do mbeten pa pune nje tufe analistash parazite si Nikolli. Por mbase dhe kta e bene ciklin dhe duhet ti hapin rrugen nje gazetarie te re.

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qoftelargu

                O Teodor Leshi,po cfare amerikanesh pretendon ti ….o …amerikanet nuk te rrezojne nga pushteti(shembull E.Hoxha qe jetoi nje jete te tere e pastaj e rrezoi vetja e tij…)Pa voten e popullit as amerikanet e as europiano-perendimoret nuk te rrezojne nga pushteti!!!!!??????

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Toni

                  Nuk ka me lufte te ftohtemmmishim sinori i Lindjes mos ja fut kot.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Teodor

                    Amerikanet mbase jo...por Trump po....shiko Maduron si po I shkojne 7.

                    Përgjigjjuni
                  2. J
                    Jimi

                    Ky Abilekaj duket shum i qute ! Nuk e ka fajin Saliu thote, por metodat qe po perdoren per te ardhur ne pushtet ! Po ka lene metode Saliu pa perdorur ne keto 13 vite opozite, aty edhe grupet paramilitare te armatosur me molotov. Me demek ky kazetar thote, lerini "shetitjet", por rrembeni armet !

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Humoristi

                      Pse shqiparet jane indiferent ndaj politikes!? Thjeshe! Nuk ka ma me keq kur ngaterrohen katundaret ne mes vedit!!Te dashur lexues emrat e katundarve politikane i vene vete,pa dallim te krishtere apo muhamedane!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje