Para Kryeministrisë po zhvillohet sot protesta e Partisë Demokratike, e cila sipas deputetit Saimir Korreshi do të vazhdojë me të njëjtën formë, duke i dhënë qytetarëve mundësinë të flasin në vetën e parë për problemet e tyre. Sipas tij, opozita nuk ka hapësirë në parlament për të shprehur çdo ditë shqetësimet e qytetarëve, ndaj protesta shërben si tribunë publike.
Në lidhje me “kafen e famshme” mes Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit dhe disa kandidatësh të primareve, Korreshi e minimizoi situatën duke thënë se “nuk është çdo kafe lëvizje kundër PD-së”. Ai shtoi me ironi se gazetarët më shpesh marrin vesh lëvizjet e grupit parlamentar më shpejt se vetë deputetët. Për të, PD është parti e hapur dhe dinamike, ndryshe nga “partitë hermetike”, ndaj debatet e brendshme nuk duhen parë si përçarje, tha Korreshi për A2.
Si jurist, Korreshi deklaroi se masa e pezullimit ndaj Ballukut është plotësisht e ligjshme, pasi kryeministri nuk ka kompetencë ta pezullojë apo ta rikthejë në detyrë. Ai parashikoi se nesër Gjykata Kushtetuese do ta konfirmojë vendimin e SPAK, dhe madje shtoi se nëse do të ndodhte e kundërta, do t’i hapej rrugë kërkesës për arrestim nga Këshilli i Mandateve.
Protesta u shoqërua edhe me një koreografi simbolike me uniforma burgu, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe mediave.
Partia fake demokratike eshte nje tufe derrash salikratike. Egersia ligesia dhe injoranca e TRADHTIA jane ADN e saj! Zoti marrte hak mbi plehra.
Shikoheni sa ka ndryshuar ky nga myzeqeja kur pate ardhe ne Tirane para 4 - 5 vitesh nuk ishte keshtu shikoheni ka dhe xhupe marke ka ardhe me xhakete kadife i shkelqen lekura tani se qane hallet e popullit hahaha
Po ike more Korresh sy leshe por cfare juristi je ti more por ti nuk dine abcen te hengerte mortja more maloke
Korreshi djale i mire, po sikur nuk ka stature ministri…ktu deshtojne kta…
Ja ky qe ne mengjes ben deputetin mbasdite shet birren e Lirim Fezollarit. YYY rrace e keqe, te hyfshin praset dhe trangujt qe sjell ne parlament