Rama: BE të flasë më Moskën/ Bimo: BE ka humur kredibilitetin me Ukrainën

1 Dhjetor 2025, 21:30Politika TEMA
Rama: BE të flasë më Moskën/ Bimo: BE ka humur

Në një intervistë për mediat austriake, kryeministri Rama tha se Brukseli duhet të komunikojë me Moskën dhe se nuk duhet t’ia delegojë këtë SHBA-së, sepse në fund të ditës Rusia është fqinj i Europës, jo i SHBA-së.

Ish Ambasadori Roland Bimo, i ftuar në “Real Story”, tha se Rama ka marrë një iniciativë e cila duhet të jetë e koordinuar mes vendeve të ngjashme dhe se ato duhet të jenë në një gjatësi vale. Bimo u shpreh se Bashkimi Europian ka humbur kredibilitetin me Ukrainën.

“Austria nuk është neutrale; kanë qenë pjesë e Perëndimit. Duke qenë pjesë e BE-së kanë edhe detyrime ushtarake. Vlen një deklaratë e duhur nga ana e kryeministrit Rama. Pas takimit mes dy qeverive Shqipëri-Itali u tha se nuk kishin nevojë…
Shtetet e mëdha të Europës kanë humbur kredibilitet për të qenë konstruktive në propozime për të ardhmen. Rama ka marrë një iniciativë; duhet të ketë sa më shumë koordinim mes vendeve të ngjashme, të jenë në një gjatësi vale dhe kanë më shumë kredibilitet.”

Ndërkohë, drejtuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes, Glevi Dervishi, tha se kjo deklaratë, e ardhur nga një vend që ka qenë nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik, merr një tonus të veçantë. Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria ka pasur një qasje tradicionale të linjëzuar me Europën.

“Shqipëria ka pasur një qasje tradicionale, të linjëzuar me Europën për çështjet e sigurisë. Është një linjë që po merr zë brenda BE-së. Është pozitive që kjo është për të mirën e BE-së, sepse relevanca e saj ka shkuar në pikën e fundit. E ardhur nga një vend si ne, me një historik të mëparshëm me Bashkimin Sovjetik, i jep një tonus të veçantë.” / abcnews.al /

5 Komente

  1. S
    Shaqo

    Shume realiste deklaratat.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ????

      Tonus

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trifoni

        po kush ju pyet juve o rrota kari. Ju jeni bishti kavallit. Pse keni manine te flisni me kaq pompozitet sikur jeni ndonje vend me peshe e BE.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Evropa ka perpara nje sfide qe do ta fitoje

          Ambasador Bimo, BE do ta mbledhe mendjen per te siguruar vehten. Te presim nja dy vite e te shohim. Mundet qe BE dhe Kina te arrijne nje pakt te detyruar te madh per tregtine boterore. Rusia eshte ne mes te sandwich-it Kine-BE, nuk ka ku shkon. Historia nuk duket se mund te perseritet ne kohet moderne te Tik-Tokut kinez. Evropa nuk ka rruge tjeter vecse te ringjallet strategjikisht. Kjo do te ndodhe sepse Evropa eshte qendra e civilizimit modern. Trumpizmin do ta eliminojne vete republikanet amerikane, ata po zgjohen nga endra se me Trump do hanin me luge floriri.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Evropa do rikthehet gjeostrategjikisht

            BE duhet te flase direkt me Mosken dhe Kinen. E ardhmja me e mire arrihet permes nje eshte aleanca Evrope - BRIKS.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje