“Pavarësia e drejtësisë nuk preket”/ Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

2 Dhjetor 2025, 09:05Politika TEMA
“Pavarësia e drejtësisë nuk preket”/ Ambasadori

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato iu përgjigj akuzave kryesisht nga opozita, se është ‘i njëanshëm në deklaratat e tij për raportin e progresit, apo për zgjedhjet e 11 majit’.

I ftuar ne “Wake Up” në Top Channel, Gonzato tha se kritika nuk e shqetëson, ndërsa për raportin e progesit e cilësoi si busullën e tij.

 “Akuza është fjalë e fortë, siç e thash më parë kritika nuk më shqetëson, por më bën të reflektoj. Për mua cila është busulla ime, raporti i progresit, jep merita aty ku duhet dhe thekson mangësitë e pengesat që duhen trajtuar. Kjo është ajo ç’kam bërë unë në konferencë. Ka njerëz në Bruksel që kanë punuar shumë fortë që kjo të ndodhë. Korrupsioni mbetet i përhapur dhe raporti i progesit është i qartë për këtë, i qartë isha dhe unë, Dua që njerëzit të më gjykojnë në bazë të asaj që bëj,. Nuk jam aktor politik, unë përfaqësoj BE-në, roli im është të ndihmoj Shqipërisë të bëhet pjesë”-u shpreh Gonzato.

Lidhur me zgjedhjet e 11 majit, Gonzato tha: “Do t’i kthehem raportit të progresit që është mjaft i qartë. Ne e pranojmë se zgjedhjet ishin konkurruese dhe të kryera profesionalisht. Po kështu flasim edhe për mangësi si përdorimi i fondeve publike. Kjo është thënë që nga fillimi. Jam angazhuar dhe inkuraoj parlamentin që të ketë një komision të përbashkët parlamentar”.

Sa i përket drejtësisë, Gonzato përsëriti se pavarësia e gjyqësorit nuk duhet të preket.

“Sa herë që më pyesin për sistemin e drejtësisë un përsëris se reforma ishte një kriter absolut. Arkitektura që u ngrit me pavarësi të plotë, është diçka që nuk duhet të preket. Është në zemër të anëtarësimit. Kemi besim te drejtësia sepse kontribuoi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin. Kemi besim te qëndresa e gjyqësorit pavarësisht trysnisë. Pavarësia shkon krah për krah me llogaridhënien”-tha Gonzato.

 

4 Komente

  1. L
    Lani

    Hajdutat e poshter pederastat duan ta prekin spakun..moterqimat e poshter keto duan plumbin kokes

    Përgjigjjuni
    1. f
      fjala

      Veçse unë s'kam per ta kuptuar kurre se pavaresia e gjyqesorit do te thote diktature e gjyqesorit. Kush ështê gjyqesori, Jane disa prokurore dhe gjykates qe eshte e pamundur qe te jene te pavarur; menjehere sa permend emrat e tyre, menjehere jep mendimin se ky prokuror apo ky gjykates eshte pjese integrale e Saliut apo Edit. Perse jane kaq te zbuluar, dhe si mund ti besojme se jane kaq te pavarur? Keta si ne te gjithe shoqerine jane njerez te inkriminuar qe abuzojne me kete lloj pavaresie dhe e çfrytezojne per lufte politike dhe ne themi se kemi shtet ligjor! Absurde kur shtetin e dikton nje prokuror apo gjykates ndersa demokracia, si na kane thene , eshte produkt i votes dhe jo prokurorit dhe gjykatesit qe eshte nje njeri i emruar nga pushteti apo instanca kompetente. Atehere per te pasur pavaresi gjyqesor duhen vendosur rregulla strikte , pa argument tjeter qe çdo pushtet te beje detyren e tij pa cenuar detyren e tjetrit dhe te udhehiqet nga parimi udherrefyes i demokracise: vendos vota e popullit dhe mendja dhe deshira e prokurorit dhe gjykatesit. keta jane neprodukt i votes dhe si te tille duhet ti binden asaj. Ketu duhen ndertuar rregullat e lojes se nuk mund te kemi nje pushtet ne demokraci qe te na pushtoje dhe dhunoje. Pavaresia ka kushte dhe rashe.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhevati

        Ketij vendi, nuk ju ndane keto " nderkombètaret"...cila drejtesi me gonzole, shiko dhe lexo ndonje ligj nga ato tuajat, çfare thone per raste si ky ?!.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na myti Llumi

          Te fala Mogherinit! Jeni hajdute evropiane ju!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje