Grupim i ri brenda PD? Fatos Lubonja: Nuk ua mban të thonë që shqiptarët nuk e duan Berishën dhe me të nuk fitojnë dot më

2 Dhjetor 2025, 09:01Politika TEMA
Grupim i ri brenda PD? Fatos Lubonja: Nuk ua mban të thonë që

Fatos Lubonja, i ftuar në “Studio24”, komentoi takimin informal të disa prej eksponentëve të Partisë Demokratike që rezultuan ndër më të votuarit në primare dhe në listat e hapura të zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, ky takim nuk përbën një lëvizje të strukturuar brenda partisë, por pasqyron një shqetësim të brendshëm të një grupi demokratësh që nuk po arrijnë të artikulojnë hapur mendimet e tyre.

“Nuk është lëvizje brenda partisë,” u shpreh Lubonja. “Ka një shqetësim të një grupi brenda PD, të cilët nuk janë aq transparentë. Nuk i thonë të gjitha ato që mendojnë, edhe për arsye politike. Ata i sillen vërdallë problemit, por nuk vendosin dot gishtin mbi i.”

Sipas tij, në bazën e gjërë demokratike dhe në shoqëri qarkullon një bindje e thjeshtë: opozita nuk mund të fitojë sa kohë Sali Berisha drejton PD-në. “Nuk thonë shqiptarët ‘na duhet më shumë demokraci’, por thonë ‘kush është lideri që mund t’i japim pushtetin’. Kjo është logjika e popullit të thjeshtë,” theksoi Lubonja.

Ai shtoi se shumë prej figurave të përfshira në këtë takim e njohin realitetin, por shmangin ta thonë hapur, pasi Berisha dhe rrethi i tij kanë më shumë pushtet brenda partisë. Për ta, sipas Lubonjës, sfida është si të ngrihet kjo çështje pa shkaktuar një tjetër përçarje të PD-së.

“Loja është: çfarë do bëjë Berisha? Sa besim ka Berisha tek këta? A arrijnë këta të krijojnë besim si lidership i ri? A mund të ruhet uniteti dhe të ndryshohet lidershipi? Kjo duhet diskutuar në mënyrë më transparente në strukturat e partisë, të cilat nuk po mblidhen,” – tha analisti.

Lubonja argumentoi se lidershipi i Berishës mund të sfidohet në dy forma. E para, “rruga e butë”, përmes sugjerimeve dhe ndërgjegjësimit gradual, ku Berisha mund të tërhiqet vetë. E dyta, “rruga e fortë”, që përfshin sfidim direkt dhe garë të hapur brenda partisë, diçka që, sipas tij, PD-ja nuk e ka të ndërtuar në mënyrë funksionale.

“Intuita ime thotë se këta do të dështojnë me rrugën e fortë. Do u thonë që janë blerë nga Rama, etj. Rrugën duhet ta gjejnë vetë, përmes transparencës në parti. Berisha e njeh këtë problem, nuk është se nuk e njeh,” përfundoi Lubonja, duke nënvizuar se kriza brenda PD-së nuk mund të zgjidhet pa debat të hapur dhe pa rikthimin e funksionimit institucional.

 

9 Komente

  1. K
    Klimax

    Enver Hoxha ishte kryetar i partisë për më shumë se 43 vjet deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Saliu ka vetëm 35 vjet si kryetar partie, kështu që deri sa të shkojë në botën tjetër mund të thyej edhe rekordin e Enverit.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Shkurt vari karin pd sali mutit dhe ti o tosi lapanjozi..!!

      Përgjigjjuni
      1. P
        PD

        Nga humbja në humbje, nga gropa në gropë, nga bari në mut, por maloku nuk shqitet. Nuk i rruhet fare, përveç bythës, xhepit, tokës së xanun, grykës së Shkërdhenit dhe Shkërdhitës, nuk njeh parim, ideal, atdhe, ligj, zotnillëk. Komplet kafshë e nxjerrë nga mesjeta.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luani

          Cope muti e prishur thuaj

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bureto

          Po, mo po! Sa-lehu është ai që është, e kush nuk e njehnatë, (kur e njohu dhe Vrenozi!), po 'plehu' që e ushqen dhe mbi të cilin ai rri dhe 'bilbilon', cili është?! Nuk jemi në diktaturë dé si në kohën e Enverit, kur askush nuk mund të pipëtinte kundër tij se u ikte koka, po sot kur, është si është demokracia (demonkratura), kjo frikë nuk ekziston, pse heshtet?! Nga ata brenda partisë them, se shqiptarët kanë folur me votë, bile kanë folur mirë, sepse Sa-lehu në krye të PD, pra si parti, për 33 vjet nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje. Atëhere pse e mbajnë në krye 'demokratët'?! Kjo, jo se nuk shpjegohet dot, por ajo që nuk kuptohet janë pikërisht ata që në vend që ta flakin Hu Xhintaon e tyre 82 vjeçar, subjekt i drejtësisë, bile pas humbjes katastrofike të 11 majit, e mbajnë ende në kundërshtim edhe me Statutin e tyre, përkundrazi i luten të dorëhiqet, edhe pse ai i sfidon më rrëzoni me votë në jua mban?!?! E pra, ngado që ta vërtitësh, kjo nuk kuptohet dot! Mesa duket kjo gjëndje e asaj partie është në vdekje klinike, që edhe pse drejtohet nga 'doktorë' si me në krye 'të famshmin' në fjalë, por dhe nga numëri 2 i saj, 'mender' dr. Nuli, e sidomos nga reanimatori Tan Shehu, mu edhe për shkak të tyre, nuk do mund të ngjallet më.

          Përgjigjjuni
          1. d
            direktori Spaçit

            pësh pësh o Tos pederasti Spaçit ! Pësh pësh kundra Saliut !

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionisti

              Vetem ky palaco asht trim,qe ka deshmuar kundra babait biologjik!?Kete fakt e jep i madhiIsmail Kadsre.

              Përgjigjjuni
              1. U
                Uf

                Tani e kuptoi ky koka e madhe që deri die e kishte fain populli

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fatosi i "vegjëlisë"

                  Ky fatosi i liris' Na i duhet Shqip'ris'! I vetmi, që të bën pis, Bishtpërpjeti i dhis'! S'iu mbyll buça asnjëherë, Çuni i todit, i pa nderë, Çuni që paditi t'anë, Flet për saliDamllanë!... I verbuari nga sytë, Që mendja e ka lën', Nuk ka një shok të dytë, Llap e llap si llapaqën...

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje